Ballina Blog Faqe 887

Kastriot Rexhepi: Kryeministri i bëri edhe një shërbim BDI-së

Kastriot Rexhepi

Rekonstruimi i djeshëm ishte vetë për të shtuar numrat e BDI-së.
Mbasi që u dekonspirua roli i PDSH-së si “fake opozitë – do smrt” erdhi momenti që edhe de jure të deklarohen si pozitë si vegëz e BDI-së që janë. Përse BDI me kaq lehtësi e pranoi PDSH-në një “armik” të kahmotshëm dhe të shumëluftuar apo loja e tillë është prezantuar para shqiptarëve përderisa nën tavolinë janë ka diçka tjetër?!

Nga ana tjetër krahu i vetëpërjashtuar nga Lëvizja Besa mer aminin e BDI-së për hyrje në qeveri në moment kur kandidat i tyre për ministër bëhet kuadri që deri në janar 2017 ishte pjesë e tyre për më shumë edhe pretendent për kryetar dege të Gostivarit. Por pasi që nuk ja doli u largua nga BDI. Dhe ashtu nga njeriu që luftoi Besën në zgjedhje parlamentare u bë për më pak se 1 vjet luftëtari më i madh për Besën. ” Too good to be true”.

Pse grupi i Gashit nuk nominuan kandidat për ministrin e kulturës nga strukturat e tyre, nga themeluesit si i quajnë nga ideatorët nga ata që u angazhuan 3 vjet duke kritikuar BDI-në por kandidatin në fjalë i cili ishte humbës i madh në zgjedhje dhe mori vetëm 2000 vota? Aq më tepër para disa muajsh u deklarua që tërhiqet nga politika. A ishte dalja e tij nga BDI vetëm një truk?Është shumë e qartë

Dhe sa i përket matematikisht sa vota deputetësh shqiptarë shtesë mori qeveria me këtë zgjerim. Edhe pse Thaçi e Gashi kanë 5 deputetë mbasi që Thaçi nuk shkon asnjëherë në seanca e tanimë nuk do të detyrohet as kryetari i BDI-së të jetë shumë i rregullt në vend se 5 do të jenë vetëm 3 plus.
Por me rëndësi BDI e shtoi numrin e deputetëve në 16.
#jetëpërgjithëlojalëtebdi

Rama ka një mesazh për muajin e Ramazanit (VIDEO)

“Ramazani i bekuar është një shans i artë dhe një dhuratë prej Allahut që zemrat dhe gjuhët të shpëtojnë nga sëmundjet dhe urrejtjet me të gjitha llojet e tyre”.

Kryeministri Rama zgjodhi këtë hadith të Shejh Abdu Rrezak El-Bedr në iftarin e shtruar nga komuniteti mysliman i Elbasanit për të nënvizuar se  Muaji i Ramazanit është një muaj kthjelltësie dhe lehtësimi prej trazimeve.

Rama e përforcoi  mesazhin me vargjet e dijetarit të  shquar të letrave shqipe, Naim Frashëri, që shkruante: “Po të nderojë njeriu-njerinë, e ka nderuar edhe Perëndinë. Në zemër tënë e gjejmë Zonë, shtëpija e tij është zemra jonë”.

Kryeministri nënvizoi edhe njëherë rëndësinë e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare, duke e lidhur edhe me integrimin e vendit.

Rama: Siç shkruan, mbase më katoliku midis katolikëve, At Gjergj Fishta, islami është i pandashëm nga shpirti i vetë kombit tonë. E pikërisht ai thotë: “Iftari na bashkon në sofër si dritat e kandilave, që si varg yjesh lidhnin minaren e Xhamisë së Fushë-Çelës me këmbanaren e Kishës së Gjuhadolit”.

E ndërsa vendi ynë, sot ndodhet gjithmonë e më pranë familjes së bashkuar të Europës, së fundmi, pas rekomandimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, pikërisht kjo bashkëjetesë përbën një vlerë jashtëzakonisht të çmuar që Shqipëria e mishëron dhe e eksporton në një Europë të sfilitur nga një rrekje gjithmonë e më insistuese në një vijë ndarëse mes vizionit të bashkëjetesës dhe vizionit të mbrapshtë të islamofobisë.

Ajo që Shqipëria ka në dorë të tregojë me forcën e shembullit të saj është që islami i vërtetë është feja e dijes dhe e përsosmërisë morale, është një fe që nuk njeh dhunë dhe që nuk ka të bëjë asgjëkund dhe asfare me ata që mbjellin gjak në rrugët e Europës, apo të botës së lirë në emër të tij.

Intervistë me myftiun e Tetovës me rastin e muajit të Ramazanit (VIDEO)

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në një intervistë televizive ka folur Myftiu i Tetovës, prof.dr. Qani Nesimi. Ai në këtë intervistë ka folur mbi begatitë dhe mirësitë që sjell muaji i shenjtë i Ramazanit mbi popullatën muslimane, cilat janë përfitimet e njerëzimit gjatë agjërimit e shumë gjëra të tjera të cilat ndodhin gjatë këtij muaji të bekuar.

Maqedonia drejt zgjedhjeve të reja, ja skenari?!

Maqedonia pritet të shkojë sërish në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare. Kërkesa është bërë mbrëmë nga ana e liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, i cili tha se patjetër duhet të mbahen ato.

“Patjetër duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, te zgjedhim kryetarin e KSHZ në propozim të opozites, të krijojmë qeveri teknike dhe të shkojmë në zgjedhje dhe ta shohim se a janë të kënaqur qytetarët me këtë që po e bën Zoran Zaev dhe LSDM-ja”, theksoi Mickoski gjatë tubimit antiqeveritar.

Por LSDM menjëherë ka reaguar por duke mos pranuar drejtpërdrejt sfidën e bërë nga Mickoski. Nga kjo parti kanë rikujtuar atë se ka rejting tejet të vogël, ndërsa LSDM është partia që ka arritur besim të madh tek qytetarët. Megjithatë siç mëson INA, kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev pas 20 qershorit pritet të pranojë sfidën për zgjedhje, në rast se nuk do të arrihet zgjidhje për kontestin e emrit. Një zyrtar i Qeverisë i pyetur nga INA tha se nuk përjashtohet edhe kjo mundësi, por gjithçka do të varet nga rrjedha e bisedimeve për emrin. Kryeministri Zaev edhe më parë nuk ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, por që sipas tij ato nuk do të ndodhnin gjatë 2018.

Në rast se do të ketë marrëveshje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare, atëherë tajmingu i tyre do të jetë me ato presidenciale nga prilli ose maji i 2018. (INA)

Prishtinasit (nuk) janë shumë solidarë? (VIDEO)

Prishtinasit çdo javë dhurojnë gati 1000 kilogramë rroba për bamirësi.

Përveç kësaj, ka edhe raste kur humaniteti i kryeqytetasve arrin deri në faljen e pasurive me vlerë dhjetëra mijëra euro për familjet nevojtare.

Këto ditë për familjet skamnore edhe u shpërndanë pako ushqimore. Krejt ky humanizëm ani se nuk mungon gjatë tërë vitit, më i theksuar bëhet gjatë muajit të ramazanit.

Kronikë e gazetarit Halil Berisha:

Vranidolli, 150 shtëpi e plot telashe (VIDEO)

Banorët e fshatit Vranidoll të kryeqytetit ankohen se komuna i ka harruar, nuk ua ka rregulluar asnjë rrugë tash e sa kohë, nuk kanë sinjalistikë dhe kanë ankesa tjera sa i përket infrastrukturës lokale.

Kronikë e gazetarit Halil Berisha:

Papa Gjon Pali duke puthur Kuranin në Ramazan

Nga Kreshnik Osmani

Një gazetar e pyeti njëhere Papa Gjon Palin e Dytë: “Mos po i fusni hundët në politikë më shumë nga sa duhet?! Ai tha: “Ne e konsiderojmë veten të punësuarit e Zotit ne Atdhe”! (Në foto Papa Gjon Pali duke puthur Kuranin në Ramazan, muaji në të cilin zbriti)

Njihuni me fshatin më të pastër në Kosovë (VIDEO)

Fshati Dobërçan konsiderohet si fshati më i pastër në Kosovë. Pjesa dërmuese e banorëve të tij jetojnë jashtë vendit por ata janë organizuar dhe përveç që kanë realizuar shumë projekte kanë bërë që fshati i tyre të jetë shembull i rregulli dhe pastërtisë.

Apelet për ruajtjen e pastërtisë nuk janë të pakta nga qytetarët e Dobërçanit.

Mirëmbajtja dhe kujdesi që kanë ata për mjedisin vërehet në të gjitha rrugët e këtij fshati.

Mobilizimi i këtij komuniteti e ka bazën jashtë vendit. Shoqata “17 shkurti” me bazë në Cyrih e themeluar nga qytetarët e Dobërçanit që jetojnë jashtë vendit është ajo që i financon projektet që i bëjnë këtë të rinj në këtë fshat.

Fshati me rreth katër mijë banorë kujdeset vetë për mirëmbajtjen e Qendrës së Shëndetit, Qendrës Kulturore, parqeve dhe pastërtisë së fshatit.

Kjo gjendje ishte ndryshe para se të fillonte mobilizimi për vullnetarizëm aty.

Dobërçani njihet si një ndër fshatrat më të pastërta në Kosovë.

Shkumbin Ismaili publikon këngën “Me ty dua të jem” [Video]

Këngëtari Shkumbin Ismaili ka publikuar projektin e ri muzikor.
Ai në Youtube ka hedhur këngën e titulluar “Me ty dua të jem”.
Për tekstin dhe muzikën e projektit është kujdesur vet ai ndërsa orkestrimin ia ka besuar Edi Balilit.

“Me ty dua të jem” është finalizuar edhe me videoklip nga produksioni “Muza”.

Edhe kësaj radhe, këngëtari ka sjell një këngë duke mos dal aspak nga stili i tij, e që është i pëlqyer nga publiku shqiptar.

3 orë në facebook, pesë orë propagandë, kur punon ky?

Kryeministri Edi Rama po “ndryshon botën” me konceptin si qeveris një kryeministër. Që pas krijimit të qeverisë Rama 2, është parë mjaft rrallë në vendin që i takon, në zyrën e tij. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në ture në ccdo cep të Shqipërisë, sit ë ishte në një fushatë elektorale të vazhdueshme. Një pjesë tjetër të kohës së ccmuar Rama e kalon me “llogje” në facebook.

Nuk ngurron t’i kthejë përgjigje shumicës së komentuesve. Shpesh me batuta të trasha dhe të një niveli fjalori aspak të përzgjedhur. Gjithkujt që i kërkon shpjegim për atë që nuk shkon me zyrat dhe administratën e shtetit Rama i kthehet: “Shkruaj në portalin ‘shqipëriaqeduam’…

Në mandatin e parë qeverisës Rama shfrytëzonte kohën duke qenë në zyrë dhe mjaft aktiv në takime të rëndësishme zyrtare. Krejt ndryshe po ndodh që nga shtatori i vitit të kaluar dhe deri më tani. Zyrën ku i takon të jetë, thuajse e ka braktisur, ku mjaft rrallë në ato mbledhje qeverie që bëhen, të cilat zgjasin mjaft pak, merren disa vendime rutinë. Nga shtatori 2017 kur mori për herë të dytë qeverinë dhe mandatin si kryeministër deri në dhjetor të po atij viti, Rama kishte dalë 100 minuta në publik, në emisione, takime dhe lidhje direkte me “ERTV-në” e tij.

Po kjo nuk është e vetmja humbje kohe. Shpesh merr avionin dhe gjendet diku jashtë vendit. Në disa raste në takime të domosdoshme, por në të tjera janë vizita pa vlerë, deri në atë pikë sa gjen kohë për të hapur ekspozita private me pikturat e tij. Është aktiv në Parlament, po më shumë se të parashtrojë idetë për një qeverisje më të mirë dhe nisma në dobi të vendit merret me batuta me kundërshtarët politik… Pa harruar që të kalojë shpesh nga “ERTV” ku është regjisor, skenarist dhe aktor i shfaqjeve të tij. Për kryeministrin propaganda është mjeti që duhet dhe “puna” e vetme që bën…/Boldnews

Investigimi tronditës, çfarë hanë shqiptarët?! (VIDEO)

Ato janë medikamente të ndaluara prej mëse 20 vitesh në të gjithë BE-në, pasi akuzohen si shkaktare të mundshëm të kancerit.

Megjithatë, në Shqipëri ende përdoren ilegalisht për kafshët, e që më pas, përmes konsumit të produkteve të tyre kalon tek njerëzit.

“Gjurmë Shqiptare” e gazetarit Marin Mema denoncon skandalin e përdorimit të medikamenteve të ndaluara te kafshët.

Cilat janë këto ilaçe të ndaluara në Bashkimin Europian mëse 20 vite më parë? Si duhet t’i shmangim dhe a fshehin shumë prej tyre sëmundje të rrezikshme për konsumatorët?

Ndiqni videon e plotë të investigimit tronditës të gazetarit Marin Mema:

Kallashi tregon haptazi, “Me kёtё reper do tё bёja…” (VIDEO)

Nё mesin e shumё tё ftuarve nё emisionin “ElitёShow” kёtё javё ishte edhe valltarja dhe kёngёtarja e njohur Kallashi.

Pёr ” ElitёShow” ajo zbuloi shumёçka nga jeta e saj profesionale dhe ajo private.

E pyetur se me cilin reper do tё bёnte njё bashkёpunim ajo u pёrgjigj kёshtu:

Nga min 19:49 deri 20:01

Video/ Rudina Dembacaj flet për Agron Llakaj: “Nuk i flas edhe sikur të më lutet”

Ajo është një nga aktoret më të njohura të humorit në Shqipëri. Bëhet fjalë për Rudina Dembacajn, e cila ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku u pyet rreth konfliktit me aktorin Agron Llakaj.

Dembacaj nuk dha sqarime lidhur me konfliktin mes tyre, por tha se edhe nëse Agron Llakaj do t’i lutej nuk do fliste më me të.

Mamaqi: Është pak temë e vështirë kjo se jemi mes miqsh dhe kolegësh. E di që ke patur një konflikt me Agron Llakajn? Ke mësuar nga ai apo mendon se je më e mirë?

Dembacaj: Kam mësuar nga Agroni. Ai më ka dhënë shumë hapësirë, por të them të drejtën unë isha shumë frymëzuese për të sepse ai edhe shkruante për personazhet e mia. Më ka dhënë shumë hapësirë, por edhe unë kam dhënë sepse kisha energji për atë punë dhe besoj se 50% e atij show isha unë.

Mamaqi: Kur ishte tek “Piter Pani” e takove?

Dembacaj: Të them të drejtën unë kalova aty, por ai bëri dy hapa pas. Mirë ka bërë se për çfarë të më fliste…Unë nuk i flas, por edhe po erdhi të më lutet nuk do t’i flas./tvklan.al

Seldi dhe Mimoza publikojnë këngën ‘Sa kujtime’ (VIDEO)

Çifti i njohur Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor.

“Sa kujtime” mban titullin kënga e tyre më e re, e cila është ritmike dhe e përshtatshme për stinën e verës.

Muzika është punuar nga Anxhelo Koçi, orkestrimi është realizuar nga Alsked Rrenja, gjersa për tekstin janë kujdesur vet çifti.

Kënga është shoqëruar edhe me klip, i cili i sjell dyshen mjaft të dashuruar dhe në skena të ëmbla me njëri-tjetrin.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Usher.

Ndryshe, ata janë shumë aktivë në muzikë me projekte të reja muzikore, gjersa janë të angazhuar edhe me koncerte të shumta.

Ka tash e një vit që ata janë bashkë, ndërsa janë shndërruar në një prej çifteve më të dashur për publikun shqiptar.

Për 6 muaj, 27 martesa të vajzave nën moshën 18 vjeç (VIDEO)

Mesatarisht 100 vajza në vit martohen të mitura. Vetëm këtë vit kanë ndodhur 27 martesa të hershme. Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore thotë se Kosova prin me numrin e martesave të të miturve. Njëjtë si këto rituale tradicionale, në Kosovë akoma praktikohen edhe martesat e hershme.

Madje para dy viteve, u bë pikërisht një e tillë arsye pse Presidentja kishte anuluar vizitën për fëmijën e parë të lindur në minutat e parë të vitit 2015. Kjo për shkak se nëna e fëmijës ishte martuar kur kishte vetëm 16 vjeçe. Por, Luljeta Demolli nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore, thotë se martesat e hershme janë kthyer në një fenomen. Ajo sqaron disa nga arsyet pse bëhen këto martesa.

Demolli thotë se Kosova prin me numrin e rasteve të martesave të hershme. Mirëpo ajo kritikon institucionet se nuk po punojnë mjaftueshëm në këtë drejtim. Sipas të dhënave komuniteti rom prin me numrin e martesave të hershme.

E Gazmend Qyqalla, anëtar i komunitetit rom, thotë se të vetëdijshëm që ndodhin martesat e hershme, në kuadër të organizatës “The ideas Partnership”, zhvillojnë diskutime për pasojat e saj. Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se vetëm në pjesën e parë të vitit 2018, kanë ndodhur gjithsej 27 martesa.

E ndërkohë ka gjasa që ky numër të rritet, duke pasur parasysh se vera konsiderohet si sezona e dasmave. Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë, në vitin 2015, numri i martesave të hershme ishte 88, në 2016, 74 persona ishin martuar nën moshën 18 vjeçare, ndërsa në vitin 2017 gjithsej 58.

Durrësi mbushet me turistë, rritet numri i të huajve (VIDEO)

Pothuajse në të gjithë bregdetin e Durrësit, në hotelet, ato që e kanë krijuar një përvojë në pritjen e turistëve të huaj, këtë vit presin më shumë pushues të tillë.

Sllovakët dhe polakët, që kanë ardhur edhe më parë, tani janë bërë bashkë me hungarezët dhe çekët. Por, nëse shikon përgjatë bregdetit, gjen shumë turistë nga vendet nordike.

80 për qind e pushuesve në hotelet e plazhit të Durrësit janë të huaj. Sipas menaxherëve të hoteleve, pushuesit nga Kosova vijnë pas Muajit të Ramazanit, por ata gjithmonë e më shumë preferojnë të shkojnë më në jug.

Ndryshe nga një vit më parë, pushuesit në Durrës këtë vit kanë ardhur më herët. Që në mars një pjese e tyre nisën plazhin duke përfituar edhe çmime të leverdisshme.

Blerim Destani përkrah John Travoltës dhe Morgan Freemanit në filmin e ri

Aktori i njohur shqiptar, Blerim Destani ka nisur xhirimet e filmit të tij më të ri, ku do të luaj krah aktorëve të njohur Hollyëood-ian, si John Travolta dhe Morgan Freeman.

Destani ka publikuar një fotografi në Instagram ku shihet në një tavolinë kazinoje përderisa është ulur me aktorët e njohur të Hollywood-it.

Kurse, në mibsgkrimin e fotografisë ka shkruar se në Hollywood duhet të ketë më shumë shqiptar, përcjellë “Bota sot”.

“Asnjëherë mos ndaloni së besuari në aftësitë tuaja. Dhe po, ëndrrat po që bëhen realitet. Është nder të punosh me këtë ekip aq të mrekullueshëm dhe profesionalë. P.S. Na duhen më shumë shqiptarë në Hollywood”, ka shkruar aktori i njohur në Instagrm.

MARRËVESHJA PËR DETAJET, PASTAJ TELEFONATA, ZGJIDHJA PËR EMRIN DO TË SAKTËSOHET NË 10 DITËT E ARDHSHME (VIDEO)

Pasi të bëhen detajet e caktuara teknike, do të vijojë biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, e cila ishte paralajmëruar për dje, por pastaj u shty. Zaevi është optimist se do të arrihet një zgjidhje para se Këshilli Evropian të vendosë nëse Maqedonisë do t’i përcaktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

“Ditët në vijim jemi maksimalisht të përkushtuar dhe të fokusuar. Bëhet fjalë për marrëveshje, për nenet e marrëveshjeve, respektivisht për detaje që janë të rëndësishme dhe prandaj është me rëndësi që ato të dakordohen në mënyrë precize”, tha Zoran Zaev, kryeministër i RM-së.

Në qoftë se arrihet marrëveshje, mbetet plani  – e njëjta të nënshkruhet nga të dyja anët në Prespë, por paraprakisht të informohet opozita e Maqedonisë dhe ajo greke. Derisa të ndodhë kjo, Zaevi refuzon t’i komentojë shkrimet e mediave greke  – se Republika Veriore e Maqedonisë është zgjidhja më e mundshme.

“Me të vërtetë nuk do t’i komentoja detajet. E dini se jam shumë i kujdesshëm, për t’i dhënë shans marrëveshjes që të realizohet. Do t’i informojmë qytetarët, menjëherë pasi vendosim për emrat, mbiemrat dhe segmentet e tjera”, tha Zaev.

Por, surprizat janë në mundshme. Nuk përjashtohet mundësia që biseda telefonike mes kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë, të realizohet që sot. Zëvendësi i shefit të diplomacisë greke, në një intervistë për televizionin grek “Skaj”, tha se në qoftë se në Shkup ka gatishmëri për t’i pranuar kushtet greke, atëherë mund të arrihet një marrëveshje.

“Konsideroj se marrëveshja që do të arrihet do t’i përmbajë karakteristikat që i përcakton vendi ynë – emri i përbërë, erga omnes, dhe revizion kushtetues. Marrëveshja me këto karakteristika është në interes kombëtar dhe besoj se do të përkrahet nga shumica edhe në Parlament, por edhe në shoqëri”, tha Joanis Amanatidis, zëvendësministër i Punëve të Jashtme të Greqisë.

Derisa pushtetet janë duke e përgatitur opinionin publik për kompromisin, i cili duhet të kalojë edhe në Maqedoni, edhe në Greqi, partitë opozitare po bëhen gati për protesta. Një nga pikat e pakënaqësisë së tyre janë edhe negociatat për zgjidhjen e kontestit për emrin e vërtetë të Maqedonisë.

Përgatiti: Mihajllo Vidimlliski

Njihuni me rrjetin e tuneleve naziste të viteve 30′ (Video)

Rreth 321 kilometra larg Berlinit, një rrjet tunelesh nëntokësore të dizajnuara për të mbrojtur Adolf Hitlerin, është i fshehur në një fshat polak.

Me emrin “Regenwurmlager”, ose Camp Earthworm, fortifikimi fsheh një grup të frikshëm ndërtesash nëntokësore të përdorura dikur si objekte trajnimi për ushtarët dhe si një vend ruajtjeje për armatimet naziste.

Zinxhiri i përpunuar i kalimeve ishte pjesë e një sistemi mbrojtës të hartuar nga qeveria gjermane në vitet 1930, e vendosur në një zonë të kontrolluar nga Prusiani në Poloni.

Pamje të reja të bazës zbulojnë gjatësitë në të cilat nazistët dolën për të mbajtur përpjekjet e tyre të luftës.

Në sipërfaqe ka “kuti” të gjelbra të cilat janë shenja më e qartë se ekziston një bazë në zonë.

Por shenjat e gjetura në rrjetin prej 100 kilometrash tregojnë se mjete të dedikuara dhe dhoma të armëve janë ngritur nën tokë, jashtë shtrirjes së bombave të Aleatëve.

Një qendër sekrete informacioni dhe sallë pritjeje gjithashtu duket se janë ndërtuar për anëtarët e forcave të Hitlerit.

“Kalaja” e fshehtë u zbulua më vonë nga ushtarët sovjetikë teksa marshonin drejt Berlinit.

Sot tunelet janë vend shumë i frekuentuar nga turistët.

Zhdukja e pilotit Sinan Vitija, familja kërkon ndihmë (VIDEO)

Familja e pilotit të ish ushtrisë Jugosllave, Sinan Vitija kërkon nga Qeveria e Maqedonisë të shpalosë të vërtetën për fatin e tij. Piloti Vitija i cili pas shpërbërjes së Jugosllavisë i ishte bashkuar ushtrisë Kroate, sipas familjes, për herë të fundit është parë në aeroportin e Shkupit. Bashkëshortja e tij, Sevdije Vitija thekson se burri i saj është kidnapuar pasi ka ateruar në Shkup.

Me bashkëshortin tim kam kontaktuar më 27 nëntor 1993. Më 28 nëntor të atij viti e ka festuar ditën e flamurit në Shtutgard të Gjermanisë. Po atë ditë, nga relacioni Shtutgard-Shkup në ora 20.30 është kidnapuar në aeroportin e Shkupit – thotë Sevdije Vitija, bashkëshortja e Sinan Vitijës.

Nga Qeveria e Maqedonisë, familja Vitija kërkon të di ku ka përfunduar familjari i tyre.

E lus Qeverinë e Maqedonisë që të ma thonë të vërtetën për bashkëshortin tim. Mbetëm duke pritur 25 vjet dhe nuk dimë asgjë. Qëllimi pse sot po flas është që të kërkojmë diçka për të zbardhur fatin e tij. Nuk jam dot e qetë as unë as fëmijët. Duam ta dimë të vërtetën. U bë gjatë kohë dhe besoj është koha e fundit për një përgjigje të Qeverisë – apelon Sevdije Vitija.

Nga Qeveria thonë se kanë njoftuar ministrinë e Brendshme për kërkesën e familjarëve. Kërkesa e familjes u adresua edhe në Kuvend, përmes deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli i cili kërkoi nga ministri i Brendshëm të shqyrtoj rastin.

Mendoj se është obligim dhe detyrim i organeve shtetërore që këtë rast ta zbardhin. Aq më tepër, kur në atë kohë LSDM ka qenë në pushtet dhe tani meqë është në pushtet besoj se ka një përgjegjësi më të madhe që kësaj dileme t’i jap një përgjigje. Si ka vepruar Maqedonia me atë person? Është zhdukur në Maqedoni apo i është dorëzuar Serbisë – deklaroi Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa.

I pari i dikasterit të Brendshëm, Oliver Spasovki shpjegoi se për këtë rast janë njoftuar shërbimet relevante dhe se po punohet në sigurimin e dëshmive të mundshme që ekzistojnë në arkivat e organeve të sigurisë.

Tashmë kemi dhënë urdhër që shërbimet e MPB-së ta shqyrtojnë këtë rast. Të shohim se me çfarë fakte disponojmë për këtë rast sepse distanca kohore prej atëherë deri më tani është e madhe por çdo gjë që kemi si dokument, fakt ose dëshmi tjetër për këtë person do të informoheni ju dhe mediat – deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Çështja e fatit të Sinan Vitisë ishte adresuar në Kuvend edhe në vitin 1996 nga deputeti i asaj përbërje parlamentare, Nazmi Maliqi. Aso kohë organet shtetërore ishin përgjigjur se me datë 28 nëntor 1993, personi Sinan Vitia është arrestuar nga policia si i dyshuar për pasaportë false.

Megjithatë, në përgjigjen zyrtare nuk shpjegohet se çfarë ka ndodhë me Vitijën, përgjigje kjo e cila kërkohet edhe sot e kësaj dite. Nëse është ekstraduar, në cilin shtet e ka dorëzuar policia e Maqedonisë? Pse ndaj të njëjtit nuk janë caktuar masa arresti për shkak të dyshimeve për pasaportë fals? A janë njoftuar organet kroate apo ato serbe për arrestimin e tij, apo depërtimi i tij është bërë jashtë dispozitave ligjore? Organet kroate nuk kanë informacion për fatin e Vitijës. I njëjti figuron në mesin e personave në kërkim në faqen zyrtare të policisë kroate, ndërsa në atë të policisë serbe nuk ekziston asnjë e dhënë për pilotin nga Lugina e Preshevës, Sinan Vitija./Alsat-M