Ballina Aktualitet Opinione 3 orë në facebook, pesë orë propagandë, kur punon ky?

3 orë në facebook, pesë orë propagandë, kur punon ky?

Kryeministri Edi Rama po “ndryshon botën” me konceptin si qeveris një kryeministër. Që pas krijimit të qeverisë Rama 2, është parë mjaft rrallë në vendin që i takon, në zyrën e tij. Pjesën më të madhe të kohës e kalon në ture në ccdo cep të Shqipërisë, sit ë ishte në një fushatë elektorale të vazhdueshme. Një pjesë tjetër të kohës së ccmuar Rama e kalon me “llogje” në facebook.

Nuk ngurron t’i kthejë përgjigje shumicës së komentuesve. Shpesh me batuta të trasha dhe të një niveli fjalori aspak të përzgjedhur. Gjithkujt që i kërkon shpjegim për atë që nuk shkon me zyrat dhe administratën e shtetit Rama i kthehet: “Shkruaj në portalin ‘shqipëriaqeduam’…

Në mandatin e parë qeverisës Rama shfrytëzonte kohën duke qenë në zyrë dhe mjaft aktiv në takime të rëndësishme zyrtare. Krejt ndryshe po ndodh që nga shtatori i vitit të kaluar dhe deri më tani. Zyrën ku i takon të jetë, thuajse e ka braktisur, ku mjaft rrallë në ato mbledhje qeverie që bëhen, të cilat zgjasin mjaft pak, merren disa vendime rutinë. Nga shtatori 2017 kur mori për herë të dytë qeverinë dhe mandatin si kryeministër deri në dhjetor të po atij viti, Rama kishte dalë 100 minuta në publik, në emisione, takime dhe lidhje direkte me “ERTV-në” e tij.

Po kjo nuk është e vetmja humbje kohe. Shpesh merr avionin dhe gjendet diku jashtë vendit. Në disa raste në takime të domosdoshme, por në të tjera janë vizita pa vlerë, deri në atë pikë sa gjen kohë për të hapur ekspozita private me pikturat e tij. Është aktiv në Parlament, po më shumë se të parashtrojë idetë për një qeverisje më të mirë dhe nisma në dobi të vendit merret me batuta me kundërshtarët politik… Pa harruar që të kalojë shpesh nga “ERTV” ku është regjisor, skenarist dhe aktor i shfaqjeve të tij. Për kryeministrin propaganda është mjeti që duhet dhe “puna” e vetme që bën…/Boldnews

@tn.lajmelokale
@tetovanews