Ballina Blog Faqe 929

Hani për shtatë ditë një lugë nga kjo përzierje me dy përbërës dhe shikoni çfarë do i ndodhë trupit tuaj

Hudhra dhe mjalti mund të duken si përbërësit më të çuditshëm për t’u bashkuar, por kombinimi i tyre rezulton një përzierje e fuqishme me veti kuruese për shumë probleme e shqetësime të organizmit.

Falë përbërësve dhe enzimave aktive antioksiduese, hudhra ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit, parandalon koagulimin e gjakut dhe ka veti të parandalojë shumimin e qelizave kancerogjene! Hudhra është e varfër në kalori, por e pasur në lëndë ushqyese si mangani, vitamina B6, vitamina C, seleni etj.

Mbron dhe forcon sistemin imunitar dhe lufton infeksionet dhe inflamacionin.
Mjalti gjithashtu është një antioksidant i fuqishëm që përmban jo pak minerale e lëndë ushqyesem ndër të cilat përmendim: hekurin, zinkun, kaliumin, kalciumin, fosforin, magnezin dhe selenin.

Përmban Vitamina B6, tiaminë, riboflavin, dhe niacin. Megjithatë duhet të siguroheni që është mjaltë bio dhe jo i përpunuar, sepse këtij të fundit i humbasin shumë vitamina, minerale dhe enzima nga nxehtësia kur përpunohet.

Vitamina dhe mineralet natyrale në mjaltin e papërpunuar ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit. Vetitë antibakteriale dhe antioksiduese e bëjnë atë një “ilaç” të sistemit imunitar!

Ja si mund ta përgatisni përzierjen me dy përbërësit natyrale për të rritur sistemin imunitar dhe për të mbajtur trupin tuaj të shëndetshëm.

Përbërësit
3 boçe hudhër (të vogla)
1 filxhan mjaltë i papërpunuar
Një kavanoz i vogël me një kapak
Përgatitja:

Ndani thelpinjtë e hudhrave por mos i zhvishni plotësisht !
Mbushni kavanozin me thelpinjtë e hudhrave dhe mbusheni kavanozin me mjaltë derisa të mbulohen hudhrat plotësisht. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni përzierjen për disa ditë në frigorifer.

Mos ngurroni të shtoni ndonjë erëz plotësuese në recetën tuaj, si gjethet e trumzë për shije shtesë.

Çdo mëngjes para se të konsumoni diçka hani një lugë mjaltë nga ky kavanzo dhe të gjitha proceset metabolike do të përshpejtohën, sistemi tretës do të punojë më mirë, imuniteti do të rritet dhe çdo nuk do t’ju kapë asnjë virozë e stinës ! provojeni /LIVING/

Shikoni se si prodhohen paratë 10 euroshe (VIDEO)

Fabrikat të cilat posedojnë makinat gjigante, tregojnë mënyrën se si vijmë deri tek prodhimi i parave.

Ka shumë video në YouTube që tregojnë se si prodhohen kartëmonedhat dhe paratë e tjera metalike.

Kjo video më poshtë tregon se si prodhohet një kartëmonedhë 10 euroshe.

Nëse keni qenë ndonjëherë kureshtarë ta dini, shikojeni videon më poshtë:

https://youtu.be/vAx1gWFErKI

Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, Berisha LIVE në facebook: Të shporrim qeverinë

Punimet e Kuvendit u shoqëruan me tensione sot pas fjalimit të kryetarit të PD Lulzim Basha.

Ai ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj të cilin e akuzoi se ka marrë në mbrojtje vëllain i cili është dënuar nga Italia për trafik droge.

Sipas Bashës, ai ka falsifikuar edhe Kodin e Procedurës Penale si kryetar i Komisionit të Reformës në Drejtësi vetëm për mbrojtjen e vëllait.

Opozita bllokoi më pas foltoren pasi Ruçi i ndërpreu fjalën. Ky ishte edhe skenari që PD kishte përgatitur më herët.

Në këtë situatë, ish-kryetari i PD Saki Berisha ka dalë LIVE në facebook me fjalim ku sulmon kryeminsitrin Rama dhe ministrin Xhafaj. Berisha ka lexuar fjalimin e tij në Facebook, pa patur mundësinë e medias, thotë se ai ka folur vitin e kaluar për vëllain e Fatmir Xhafajt, të cilat sipas tij kryeministri Rama i mohonte.

Craig do të paguhet 25 milionë dollarë për rolin e Bondit

Daniel Craig do të paguhet 25 milionë euro për të përsëritur rolin e James Bondit.

Aktori britanik – i cili më parë kishte bërë të ditur se nuk do të luajë rolin e agjentit të famshëm – është joshur të rikthehet shkaku i pagesës së majme, raporton revista Variety.

50-vjeçari do të bëjë paraqitjen e pestë në rolin e Bondit në filmin e 25-të për agjentin e njohur britanik.

Kthimi në këtë rol vjen si befasi pasi më parë kishte thënë se më parë do t’i priste venat sesa të luante në film./sn/

Përplasjet ndërpartiake në Kosovë, dështojnë themelimin e Komisionit hetimor

Formimi i Komisionit hetimor për dëbimin e shtetasve turq nga Kosova, i cili ka dalë si rekomandim i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 17 prill, ende nuk ka ndodhur.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës po shkëmbejnë akuza ndaj njëra-tjetrës, për zvarritjen e formimit të këtij komisioni.

Komisioni hetimor, i cili është propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ka marrë mbështetjen e partive parlamentare, parashihet që të hetojë dhe ndriçojë rrethanat dhe procedurat e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, më 29 mars të këtij viti.

Driton Selmanaj, deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti kjo opozitare, thotë për Radion Evropa e Lirë se veprimet e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë ndikuar në zvarritjen e formimit të Komisionit hetimor.

“Ata po futen në labirintet procedurale, duke thënë në fillim që ‘nëse i votoni pikat tjera, ne e votojmë këtë’, e kështu me radhë. Do të thotë, shihet një frikë nga e vërteta dhe tendencë për ta parandaluar themelimin e këtij komisioni. Partitë tjera i kanë dërguar emrat se kush do të jenë anëtarë të këtij Komisioni, përveç PDK-së”, tha Selmanaj.

Por, Memli Krasniqi, shef i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo në pushtet, duke folur për Radion Evropa e Lirë, hedh poshtë pretendimet se subjekti të cilit ai i përket, po e zvarritë formimin e Komisionit hetimor. Siç thotë ai, vet Lidhja Demokratike e Kosovës, ndonëse e ka propozuar formimin e këtij komisioni dhe ka marrë mbështetjen e grupeve parlamentare, e ka heqë atë nga rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës.

“PDK-ja i ka dërguar emrat e përfaqësuesve të vet për Komisionin hetimor qysh në momentin kur është votuar rekomandimi i seancës. Komisioni ka qenë në radhë që të votohet në seancë. Por, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që ne i kishim edhe për pikat tjera të rendit të ditës, si reagim, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka tërhequr fare nga rendi i ditës dhe nga votimi, duke propozuar që ta bëjmë me një formë tjetër, e cila realisht nuk ndryshon shumë, vetëm se duhet edhe një herë prej fillimit”, tha Krasniqi.

Se Lidhja Demokratike e Kosovës do t’i qaset edhe një herë formimit të Komisionit hetimor, e konfirmon edhe deputeti Selmanaj.

“Në bazë të ligjit për hetime parlamentare, nëse 40 nënshkrime (të deputetëve) mblidhen për të themeluar një komision hetimor, atëherë Kuvendi detyrimisht e themelon atë komision. Tash, ne i kemi mbledhur 40 nënshkrime, i kemi proceduar në Kuvend dhe tash presim që të jetë shumë shpejt në seancën e radhës dhe Kuvendi ta themelojë komisionin”, theksoi Selmanaj.

Në anën tjetër, deputeti Krasniqi thotë se Patia Demokratike e Kosovës është e gatshme që të jetë pjesë e Komisionit hetimor dhe e quan të panevojshme vonesën e formimit të saj.

“Ne i kemi dy përfaqësues, të cilët prapë mund t’i riemërojmë në rast se LDK-ja dëshiron vërtetë që ta bëjë përmes një forme tjetër, në pajtim me rregulloren, këtë komision. Por, e vërteta është që ky komision, sipas rregullores, duhet të përsëritet dhe të sillet në seancë.

Është pak e pakuptimtë se pse e kanë tërhequr prej seancës Komisionin, i cili pastaj prapë do të kthehet në seancë. Është vetëm një vonesë e panevojshme”, tha Krasniqi.

Deportimit i gjashtë shtetasve turq nga Kosova për në Turqi, ishte një aksion i koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.

Pesë prej shtetasve turq të dëbuar nga Kosova ishin punonjës të shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë, pronë e klerikut turk Fetullah Gulen, ndërkaq personi i gjashtë ishte një mjek turk.

Deputetët, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit patën deklaruar se nuk kishin fare njohuri lidhur me rastin.

Kryeministri Haradinaj pati liruar nga detyra ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, të cilët, më pas kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre./rel/

Shkup, 16 persona janë lënduar në aksidente trafiku gjatë 24 orëve

Gjashtëmbëdhjetë persona janë lënduar më lehtë në shtatë nga gjithsej 12 aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup.

Në pesë aksidente janë shkaktuar dëme materiale. Nga MPB-ja informojnë se gjatë ditës së djeshme policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër më të madh të kundërvajtjeve.

Pesëdhjetë e gjashtë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, katër shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa një shofer nuk u ka dhënë përparësi këmbësorëve në kalim për këmbësorë.

Dy shoferë janë shkyçur nga komunikacioni për shkak të rreshtimit jo të rregullt, tre shoferë për parakalimi jo të rregullt, ndërsa 12 shoferë nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.

Janë sanksionuar edhe dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë. Janë hasur edhe 103 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Janë sanksionuar edhe tetë shoferë, të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, 11 shoferë para se të marrin patent shoferin, pesë fillestarë, si dhe një automjet i parregullt teknikisht, 25 automjete të paregjistruara dhe dy automjete për mbingarkesë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 69 automjete.

Roth kërkon që çështja e emrit të zgjidhet këtë vit

Ministri për çështje evropiane në MPJ-në e Gjermanisë, Mihael Roth, i cili është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, ka deklaruar se çështja e emrit duhet të zgjidhet këtë vit, dhe se në të kundërtën situata e status kuo, do të qëndroj edhe më tutje me vite.

Sipas tij ndërmjetësi Metju Nimic ka rol kyç, por se qeveritë e dy vendeve janë ata që e udhëheqin procesin.

“Deklaratat e fundit e konfirmojnë vullnetin që çështja të zgjidhet tani, dhe se të dyja palët janë të gatshme për kompromise të rënda Gjermania jep përkrahje të plotë”, ka thënë Roth.

Ai porositi se nuk duhet të vendosen vija të kuqe, ndërsa sipas tij, është e patjetërsueshme që të ketë dialog qeverisë dhe opozitës.

Roth foli edhe për punën e PSP-së, duke thënë se ajo duhet të vazhdoj deri në fund me punën e saj në zbardhjen e rasteve që ka hapur. /SHENJA/

Menduh Thaçi dhe Sasho Mijallkov sot në seancë gjyqësore për “Titanik 2”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Titanik 2” të Prokurorisë speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Në lëndën e Prokurorisë Speciale (PSP) “Titanik 2” akuzohen linderi i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish-shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov dhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetërorë Zgjedhor, Sasho Srcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.

Gjykatësit e Gjykatës Administrative Biljana Nikodinovska – Petrovska, Lidija Ivanovska, Bllagorodna Rangellova, Aneta Xhigerova dhe Gazmend Fejzula nuk janë përfshirë në akuzë edhe pse me kërkesë të gjykatëses Verka Petkovska, Këshilli Gjyqësor ua ka marrë imunitetin, ndërkaq Gjykata e Apelit e ka refuzuar kërkesën e PSP-së për akuzën me çka ata kanë qenë të përfshirë.

Të gjithë të akuzuarit e “Titanik 2”, përveç Sasho Mijallkovit, penalisht janë përgjegjës për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, ndërkaq ish shefi i Policisë Sekrete do të jetë përgjegjës për veprën penale “marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm”. Kjo është akuza e katërt për Mijallkovin pas “Arkës”, “Target-Fortesa” dhe “Tortura”.

Nga “bombat” e publikuara të LSDM-së, mund të dëgjohet se si Mijallkov dhe Thaçi merren vesh për votim në lidhje me ankesat e dorëzuara deri te KSHZ-ja. Gjykata e Apelit i ka pranuar dy “bomba” që të jenë pjesë e dëshmive materiale në këtë lëndë.

Bisedat e përgjuara mund t’i dëgjoni më poshtë.


Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, kurse gjatë pasdites pritet të ketë rrebesh shiu dhe vetëtima.

Do të fryj erë dobët në drejtimin verior të vendit. Temperatura do të lëvizë nga 6 gradë e deri më 25 gradë Celsius.

10 fakte mbi muajin e Ramazanit

Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht agjërim. Më poshtë jepen 10 gjërat që ju ndoshta mund të mos i dini rreth muajit të Ramazanit.

Një fakt është që sunitët dhe shiitët e përfundojnë agjërimin në kohë të ndryshme. Ndërkohë që një tjetër fakt interesant është agjërimi ka ekzistuar shumë më parë se Islami.

Nuk është vetëm: “Mos hani” është “mos pini” gjithashtu: Myslimanët nuk pinë asnjë gllënjkë ujë nga mëngjesi në mbrëmje.

Përveç faktit se nuk duhet të hanë dhe të pinë gjë gjatë gjithë ditës, ata duhet që gjatë kësaj periudhe të heqin dorë nga cigaret dhe marrëdhëniet seksuale.

Megjithatë, pavarësisht agjërimit, Ramazani në pjesën më të madhe të vendeve myslimane është një kombinim miks ndërmjet rregullave strikte dhe festimit.

Ndërkohë që ata heqin dorë nga shumë gjëra gjatë ditës, pas perëndimit të diellit, familjet dhe miqtë shpesh vizitojnë njëri tjetrin, duke mbushur rrugët e qyteteve kryesore me ushqim dhe të qeshura deri në orët e para të mëngjesit.

Hurmat janë ushqimi i parë që “thyejnë” agjërimin

Hurmat kanë qenë tradicionalisht ushqimi i parë që hahej për të përfunduar agjërimin, më pas lëng ose jallab- një pije e ëmbël e prodhuar nga hurmat, ujë trëndafili dhe akacia e bardhë, që zakonisht shërbehet me fara pishe dhe rrush të thatë.

Në Egjipt, hurmat, një ushqim tradicional gjatë muajit të Ramazanit, korren në ferma dhe oaze të ndryshme të vendit, por importohen dhe nga Afrika e Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Hurmave më të mira shpesh u vihen emra tërheqës nga shitësit e tyre, që ndihmojnë në shitjen e tyre.

Në 2006, pas luftës së Izraelit kundër Libanit, hurmat më të mira quheshin Hasan Nasrallah, sipas liderit të Libisë. Në 2009, pasi presidenti i ShBA vizitoi Kajron, hurmat më të mira u quajtën Obama.

Njerëzit i quajnë djemtë e tyre Ramazan/ Ramadan

Emrat fetarë që u vihen fëmijëve nuk janë të pazakontë në asnjë prej feve botërore; gjithsesi, kur katolikët e devotshëm zgjedhin që besimin e tyre fetar ta reflektojnë tek emrat e fëmijëve të tyre, ata shpesh zgjedhin emrin e shenjtorëve, si Mari, ose emërtime virtyti.

Do të befasoheshit shumë nëse do të dëgjonit që një fëmijë është quajtur Lent (Kreshma e Madhe). Ky nuk është rasti për emrin Ramazan/Ramadan, pasi ritet, festat, fetare janë bërë emra të zakonshëm që mund t’u vihen fëmijëve, djemve myslimanë.

Ndërkohë që ky emër ishte shumë më i përhapur në 1990 se në ditët e sotme, emri Ramazani mund të rikthehet prapë në traditë. Sipas faqes së internetit BabyCentre, popullariteti i emrit ka filluar të rritet sërish që pas 2005.

Disa nga devijimet gjatë agjërimit

Muaji i Ramazanit kërkon që myslimanët të heqin dorë nga ushqimi dhe pijet nga mëngjesi në darkë, çdo ditë. Por ka disa situata që bëjnë që dikush të lejohet ta lërë agjërimin.

Sipas Kuranit, njerëzit që janë të sëmurë, të vjetër, që udhëtojnë, janë shtatzënë ose ushqejnë foshnjën me gji, ashtu si dhe fëmijët nën moshën e pubertetit, mund të mos agjërojnë nëse ai ndikon negativisht në shëndetin e tyre.

Për më tepër, agjërimi mund të anulohet për arsye të tilla si menstruacionet apo rrjedhjet e gjakut pas lindjes, vjelljet e qëllimshme dhe, sigurisht, thyerja e agjërimit për të ngrënë apo pirë.

Në të gjitha këto raste, Kurani kërkon që besimtarët të mbajnë një qada fast- që do të thotë të kompensosh ditët e humbura të agjërimit.

Sunitët dhe Shiitët e përfundojnë agjërimin në kohë të ndryshme

Pasi agjërojnë përgjatë ditës, myslimanët sunitë mund të ndalojnë agjërimin në momentin që fillon Lutja e Akshamit, që ndodh kur dielli nuk është më i dukshëm në horizont (edhe pse qielli mund të jetë i ndriçuar).

Shiitët presin më gjatë, duke besuar se agjërimi i tyre ditor nuk mund të mbarojë deri në momentin që rrezet e fundit të dritës zhduken nga qielli. Shiitët besojnë se hadithi nuk mund ta kundërshtojë Kuranin, ndaj ata ushqehen kur qielli bëhet i errët, sepse kështu thuhet në Kuran.

Sunitët besojnë se mund ta kundërshtojnë Kuranin, kështu ata e ndërpresin agjërimin atëherë kur tradita e thotë atë. Variacionet fetare mund të zbatohen në të dyja këto degë të Islamit, edhe pse ky nuk është një dallim absolut.

Data ndryshon çdo vit

Ramazani bazohet në kalendarin hënor dhe fillon me hilalin, fjala arabe e përdorur për daljen e “hënës së re”, në muajin e nëntë të çdo viti. Por duke qenë se cikli hënor lëviz prapa në mënyrë periodike krahasuar me kalendarin Gregorian, Ramazani, data e tij afrohet çdo vit.

Gjatë muajve të verës, ditët janë më të gjata dhe më të nxehta, duke e bërë agjërimin më të vështirë. Gjatë fundit të muajit, myslimanët festojnë Laylat al- Qadr. Ky është përvjetori i natës në të cilën Allahu i prezantoi Kuranin për herë të parë Profetit Muhamad.

Ndërkohë që tradita të ndryshme e festojnë këtë natë në dhjetë ditëshin e fundit të Ramazanit, data e 27- të e këtij muaji është me e festuara, kur Kurani thotë, “Nata e Madhe është më mirë se një mijë muaj.”

Ramazani është i mirë për rritjen e shikueshmërisë televizive

Ramazani është një sezon paraprak interesant televiziv. Çfarë janë ekzaktësisht emisionet televizive mbi Ramazanin?

A bëhen ato me tendencën për t’i bërë njerëzit besimtarë, apo është thjesht një skemë për të fituar para? A ndiqen këto programe sepse njerëzit duan të mësojnë diçka, apo sepse duan të kalojnë kohën?

Shtëpitë prodhuese arabe dhe turke, punojnë gjatë vitit për të krijuar 30 episode të shkurtra, ministri- një për çdo natë të muajit – me shpresën për të tërhequr teleshikues, marrë përfitime monetare dhe mundësinë për të thënë që seritë e tyre ishin më të ndjekurat. Megjithatë gjërat nuk shkojnë njësoj çdo vit.

Sipas gazetës Saudi, në 2011, prodhimet u reduktuan me 35% në sajë të trazirave Arabe.

Agjërimi paraprin Islamin

Agjërimi ka ekzistuar shumë më parë se Islami. Në fakt, dëshmi të abstinencës nga ushqimi dhe pijet mund të gjenden në Biblën e Hebrenjve dhe në Testamentin e Ri, ku të dyja i paraprijnë ekzistencës ë Profetit Muhamed (që ka lindur në 570 pas Krishtit).

Në një rast të gjetur në Bibël, mbretëresha Ester i kërkon hebrenjve që të agjërojnë për tre ditë para se ajo të vizitojë bashkëshortin, mbretin, që të mund t’i kërkojë atij që të mos i vrasë ata.

Dhe në Testamentin e Ri, Jezusi agjëron në shkretëtirë për 40 ditë; prandaj në deri në ditët e sotme kristianë të caktuar mbajnë Kreshmën e Madhe. Agjërimi në vetvete është gjithashtu i ndryshëm gjatë ramazanit, ku myslimanët që agjërojnë teknikisht mund të hanë çdo ditë, por ata nuk mund të konsumojnë asgjë gjatë gjithë ditës.

Agjërimi nuk është një dietë ushqimore

Pavarësisht agjërimit të përditshëm, Ramazani është i njohur si muaji i shtimit në peshë. Arsyeja kryesore është sepse agjërimi dhe aktivitetet e pakta gjatë ditës bëjnë që njerëzit të hanë më shumë gjatë natës.

Sjellje të tilla rezultojnë në një cikël më të ngadaltë metabolik që bëjnë që trupi në vend që të djegë yndyrnat, t’i ruajë ato. Për më tepër, vaktet e iftarit- vakti i mbrëmjes që shërbehet kur myslimanët ndalojnë agjërimin janë zakonisht të rënduara, të larta në karbohidrate dhe kanë mungesë vlerash ushqimore.

Në mënyrë që të mbahet një peshë e shëndetshme gjatë muajit, myslimanët inkurajohen të pinë shumë ujë, të kenë një dietë të pasur ushqimore me fruta, perime dhe proteina dhe të zgjohen çdo mëngjes për vaktin suhoor, që ndodh para lindjes së diellit.

Muaji i Ramazanit është një muaj i madh për bamirësi

Bamirësia është shumë e rëndësishme për Islamin, dhe akoma më shumë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Një nga shtyllat kryesore të Islamit është detyrimi që të pasurit duhet tu dhurojnë një shumë të caktuar, monetare apo ushqimore, të varfërve.

Në Islam, të gjitha veprat e mira shpërblehen më shumë kur kryhen gjatë muajit të Ramazanit. Si rezultat, pjesa më e madhe e njerëzve vendosin që të japin pjesën e tyre të dhurimeve gjatë këtij muaji.

Një pjesë tjetër mund të dhurojë sasi më të mëdha se ajo e caktuar, me qëllim që të maksimizojë shpërblimin Ditën e Gjykimit. Xhamitë dhe organizatat e tjera fetare, çdo mbrëmje ofrojnë falas vakte iftari për të varfrit./sn/

Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë gati projektin e ri

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha, këtë të premte do të lansojnë këngën e re.

“Girls” titullohet kënga që përpos dyshes shqiptare ka bashkuar edhe këngëtaret Cardi B e Charli XCX.

Kënga “Girls” është pjesë e albumit të ri të Rita Orës, i cili pritet të publikohet në vjeshtën e këtij viti, ndërsa flet për marrëdhëniet shumë të afërta mes vajzave./sn/

Agjenti maqedonas që di shumëçka për rastin e Kumanovës gjendet në Greqi, ja detajet?!

Ish-shefi i njësisë antiterroriste të MPB-së në Maqedoni, Dejan Vuçkoviq i cili po vuan burg në Greqi, kërkon që të mos ekstradohet në Maqedoni, për shkak të rrezikut të tij, duke qenë se në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë ishte udhëheqës i operacionit policor, shkruan Dokaz.

Vuçkoviq këtë e ka theksuar muaj më parë, duke shprehur shqetësime.Ai në shkurt të këtij viti u arrestua në Greqi, pasi që ndaj tij ishte shpallur fletëarrest ndërkombëtarë, pas arratisjes së tij nga paraburgimi shtatorin e kaluar, transmeton INA, duke u thirrur në portalin Dokaz.

Por deri tani institucionet dhe organet hetimore maqedonase, por edhe mediat kanë heshtur për rastin e tij.

Ai fillimisht ishte arrestuar në Shkup me akuzën për trafikim me armë dhe lëndë narkotike, pasi që në makinën e tij ishte gjetur granatë dhe më shumë se 800 gram kanabis.

Vuçkoviq ka kërkuar azil politik dhe ka bërë ankesë kundër ekstradimit në Maqedoni. Në letrën e tij ai ka shkruar se nëse do të kthehej në Maqedoni, ai do të përballet me tortura dhe deri në vdekje. Sipas mediave greke, ekstradimi i tij ka të bëjë me luftimet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Kumanovë, ku ai po e udhëhiqte aksionin.

Ai ka thënë se struktura të caktuara në Maqedoni e piketojnë ate si përgjegjës për vrasjen e luftëtarëve të UÇK-së në Kumanovë.

VIDEO/ Trajleri me çokollatë përmbyset në autostradë, zyrtari: Eshte më keq se bora!

Një trajler me rimorkio është përmbysur në një autostradë polake, duke derdhur tonelata çokollatë e lëngshme në rrugë, duke shkaktuar vështirësi qarkullimi. Transmetuesi privat TVN24 tregoi imazhet e një kamioni të përmbysur të rrethuar nga çokollata ngjyrë kafe që mbulonte gjashtë korsi në autostradën A2, duke bllokuar trafikun në të dyja drejtimet.
Zyrtarët e shpëtimit thanë se çokollata e lëngshme ishte ngurtësuar ndërsa ftohej dhe do të kërkonte sasi të mëdha të ujit të nxehtë për t’u pastruar.

Shefi i brigadës së zjarrfikëseve të Sllupcës (qytet në Poloninë Perëdnimore), Bogdan Kowalski, tha se “çokollata e ftohtë është më e keqe se bora”. TVN24 raportoi nga vendi i aksidentit se shoferi u dërgua në një spital me krahun e thyer. Aksidenti ndodhi në mëngjes, kur nuk kishte trafik dhe askush tjetër nuk u lëndua.

Plaçkitet “xhipi” i Beg Rizës, me të cilin u bartën armët e Grupit të Kumanovës (FOTO)

Në këtë gjendje është xhipi i Beg Rizës, ku me këtë xhip janë bartur armët prej karaullës në fshatin Goshincë deri në fshatin Brezë, ku pas bartjes së armëve ky xhip është lënë në një vend të sigurtë në këtë fshat, informon Realiteti.

Këtë gjë e ka konfirmuar njëri prej bashkë udhëtar që ishte në këtë “aksion” e tani që po vuan burg, ai thekson se kjo veturë pas 3 viteve është shkatërruar nga njerëz të pa përgjegjshëm duke plaçkitur gjithçka nga kjo veturë.

Ai ka kërkuar që ky xhip të miret dhe të lihet në ndonjë muze pasi që është mjet që ka përdorur nga njeriu që dha gjithçka për atdhe.

Më tej ai thekson që këta “plaçkitës” kanë gabuar shumë pasi që sipas tij ata nuk do të rrijnë edhe gjatë në burg dhe pasi të dalin do kërkojnë llogari për këtë vandalizëm.

Zaev mbron “Hoxhën”, reagon edhe ambasada e SHBA-së

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon të përballet me kritikat për emërimin e Xhezair Shaqirit si këshilltarin e tij. Duke pastruar dilemat rreth certifikatave të sigurisë të cilat sipas kryeministrit nuk i nevojiten këshilltarëve, i pari i organit ekzekutiv shtoi se mandati i këshilltarëve të tij është një vjeçar dhe se ri-emërimi ose shkarkimi i tyre bëhet në bazë të punës dhe rezultateve.

Boshkovski dhe Shaqiri ishin në anën e kundërta të nishaneve, por tani punojnë bashkërisht për Maqedoninë e tyre. Nëse kështu i shohim punët, të gjithë mund të jemi pak më tepër të liruar nga brengat dhe të kuptojmë se në Maqedoni çdonjëri meriton një shans – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Vetë Komandant Hoxha një natë më parë në rrjetin social Facebook hodhi poshtë akuzat siç i quajti ai të pa baza ndaj tij duke shtuar se Qeveria e kaluar ka kërkuar të negocioj me të që ky i fundit të mos bëj probleme në çështjen e demarkacionit mes Maqedonisë dhe Kosovës. Madje në profilin e tij, Shaqiri shpalosi disa video incizime. Emërimin e këshilltarëve Shaqiri dhe Boshkovski e kritikoi edhe ambasada e SHBA-ve në Shkup. Në reagimin e tyre thuhet se ndajnë shqetësimin me Qeverinë e Maqedonisë për emërime në mesin e këshilltarëve edhe persona që gjenden në listën e zezë.

Kjo nuk është situatë e pakalueshme në raportet mes SHBA-ve dhe Maqedonisë, sepse punonjësve në ambasadë nuk iu ndalohet komunikimi me personat të cilët ndodhen në listën e zezë -thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve.

Me Shaqirin, numri i këshilltarëve të kryeministri Zoran Zaev arrinë në 56, në mesin e tyre janë edhe edhe ish zv/kryeministri Fatmir Besimi, ish-ministri i brendshëm Ljube Boshkovski, arkitekti Miroslav Gërçev, Mile Zeçeviq, Ismet Ramadani, Mersel Bilalli dhe të tjerë.

Adrian Kerimi

“Eco Guerilla” akuzuan Teuta Arifin, nuk realizon premtimet (VIDEO)

Akuza në adresë të kryetares së Tetovës Teuta Arifi për mos realizimin e premtimeve të saj rreth shpenzimeve si dhe projekteve që kanë të bëjnë me hapësirat e gjelbra, pastrimin e rrugëve dhe transportin publik. Arjanit Xhaferi nga “Eco Guerilla” tha se Teuta Arifi si kandidate për kryetare kishte premtuar se do të publikojë shpenzimet e dhjetë viteve të kaluara. Xhaferi tha se e para e Tetovës ka mashtruar qytetarët dhe nuk e ka respektuar premtimin e saj.

Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do të publikojë raportin financiar për vitin e kaluar dhe për 10 vitet e kaluara, kjo kryetare vazhdon me avazin e vjetër – me dy faqe bilanci përfundimtar u hedh pluhur syve të qytetarëve. Sot, në Ditën e Evropës, jetojmë në një qytet ku pluhuri në rrugët e lagjeve tona ende është pjesë e përditshmërisë për fëmijët tanë. Rrugët e qytetit tonë nuk pastrohen si në Evropë, por pastrohen vende-vende ende si në shekullin e 19, pa makineri dhe infrastrukturë moderne. Shkaktare për sëmundjet respiratore të fëmijëve është pikërisht pluhuri që ata thithin nga ambienti. Sot, në Ditën e Evropës, Tetova është qyteti me më pak hapësira të gjelbra – deklaroi Arijanit Xhaferi, “Eco Guerilla”.

Në kabinetin e të parës së Tetovës Arifi nuk deshën të komentojnë akuzat e “Eco Guerillas”. Më 9 tetor të vitit të kaluar në prag të zgjedhjeve lokale, të gjithë kandidatët për kryetar të Komunës firmosën marrëveshjen se pas marrjes së mandatit do të publikojnë harxhimet e parave të Tetovarëve, krijimi i hapësirave të gjelbra ndërsa zotimi kryesor ishte transporti publik, gjë që mungon edhe përkundër premtimeve.

Bashkim Sulejmani

Sela letër Zhbogarit: Hetim ndërkombëtar për Kumanovën

Në përvjetorin e tretë të konfliktit të përgjakshëm në Kumanovë, Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela kërkon hetim ndërkombëtar për “Kumanovën”. Duke theksuar se ky ishte rast i montuar nga partnerët e atëhershëm në Qeveri VMRO-BDI me një letër të hapur Sela i drejtohet ambasadorit të BE-së, Zhbogar.

Letra e Selës dërguar ambasadorit të BE-së, Zhbogar

Ashtu si me shumicën e proceseve të panumërta politike të montuara nga VMRO-BDI, qytetarët ende nuk kanë përgjigje se kush ishin sponsorët e këtij rasti, pse e bënë atë dhe çfarë ndodhi saktësisht në atë ditë. Kërkoj angazhimin tuaj serioz në adresimin e drejtësisë selektive, veçanërisht në lidhje me rastet e montuara politike siç është rasti i Kumanovës, për të zbardhur sponsorët dhe motivet e tyre”.

Por kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski vlerëson se vendimi i shqiptuar gjyqësor ishte i drejtë dhe se nuk ka nevojë për hetim ndërkombëtar.

Drejtësia duhet të kënaqet. Cilado “selfi” dhe buzëqeshje në vendin ku policët humbën jetët e tyre, iniciativë për arbitrazh ndërkombëtar e cila gjithnjë e më shpesh përmendet ose marrëveshje politike për punë që janë të qarta dhe shumë precize dhe ku tashmë ka faj të vërtetuar dhe përgjegjësi janë shkatërrim tendencioz i pasqyrës së qartë se krimi, terrorizmi dhe dhuna duhet të dënohen – tha  Hristijan Mickoski, VMRO DPMNE.

Mickoski ndër tjerash tha vendi nuk guxon t’i harrojë policët e rënë. Lideri i opozitës kërkoi nga Qeveria që të kujdeset gjithashtu për familjet e policëve të vrarë në aksionin e 9 majit të vitit 2015 në lagjen e trimave në Kumanovë.

Anesa Salihu

Zoran Zaev viziton Ramush Haradinajn (FOTO)

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zorica Zaev, ka realizuar një vizitë sot në Kosovë.

Vizita e Zaev nuk ka qenë zyrtare, ai është takuar vetëm me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në shtëpinë e këtij të fundit.

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

NJË AKSION I MREKULLUESHËM PËR TË RINGJALLUR NJË FSHAT SHQIPTAR NË KOMUNËN E LIKOVËS, TË BRAKTISUR PËR SHKAK TË RRUGËS SË KEQE (VIDEO)

Banorët e shpërngulur nga fshati Presnicë (Gllazhanjë) kanë marrë një aksion për të rregulluar 3600 metra rrugë që të çojnë në këtë fshat piktoresk shqiptar në Komunën e Likovës. Rruga e keqe ka ndikuar në braktisjen e këtij fshati nga banorët, të cilët kanë pasuri të shumta të patundshme atje, për shkak se ky fshat ka territor të madh. Banorët më së shumti janë shpërngulur në Haraqinë dhe Kumanovë, transmeton Tetova News.

Këshilli për rregullimin e rrugës përbëhet nga Haxhi Naim Avduli, Feta Kadrii, Shefki Bajrami, Bajram Bajrami dhe Sulejman Kadrii, kurse të gjithë të interesuarit mund të japin kontributin e tyre.

“Është për t`u përshëndetur ky aksion ngase deri sot kërkësat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër dhe askush nuk ka marrë përsipër për ta rregullur rrugën nga Penda e Likovës deri në Fshatin Presnicë (Gllazhnjë) dhe me vetiniciativë kanë grumbulluar mjetet financiare dhe përdundimisht kanë fillur punimet ku mbrenda një muaj, siç thuhet, do te jet gati”, thuhet në faqen në fb “Haraçina Zemra E Shqiptarve”, transmeton Tetova News.

Tetova për herë të parë nikoqire e Gjimnaziadës (VIDEO)

Prej nesër deri të shtunën Tetova për herë të parëp do të jetë nikoqire e ngjarjes më të madhe sportive për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni – Gjimnaziada sportive.

Gjimnaziada organizohet në bashkëpunim me Federatën e sporteve shkollore, Agjencisë për të rinj dhe sport, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Lidhjes së sporteve të komunës së Tetovës.

Sipas udhëheqësit të sektorit për veprimtari publike në komunën e Tetovës, Ahmet Qazimi, investimet në infrastrukturën sportive gjatë periudhës së kaluar mundësuan që Tteova të jetë nikoqire e nxënësve të shkollave të mesme nga i tërë shteti.

Gjimnaziada, e 11-ta me rend, do të hapet nesër në sheshin e qytetit në Tetovë. Tre ditëpt në vijim rreth 700 nxënës nga vendi do të marrin pjesë në gara në diciplina të ndryshme sportive në pothuajse të gjitha sallat sportive në komunë, si dhe në fusha të tjera të lojës.

“Presim që tteova të jetë nikoqire dinjitoze e këtij manifestimi më të madh ssportiv të shjkollave të mesme në Maqedoni”, tha Qazimi.

Nxënësit e shkollave të mesme do të garojnë në hendboll, basketboll, futsall dhe futboll çdo ditë prej orës 13:00 deri në orën 17:00. Ndeshjet finale në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave janë caktuar për të shtunën.

Duke pasur parasysh se Federata e sporteve shkollore të Maqedonisë është anëtare e Federatës ndërkombëtare, ekipet fitimtare të Gjimnaziadës së sivjetme në Tteovë, do të kenë mundësi edhe për paraqitje ndërkombëtare më tutje.

Në hapjen e Gjimnaziadës është paralajmëruar edhe prania e kryeministrit Zoran Zaev./koha.mk