Ballina Blog Faqe 930

“Eco Guerilla” akuzuan Teuta Arifin, nuk realizon premtimet

Akuza në adresë të kryetares së Tetovës Teuta Arifi për mos realizimin e premtimeve të saj rreth shpenzimeve si dhe projekteve që kanë të bëjnë me hapësirat e gjelbra, pastrimin e rrugëve dhe transportin publik.

Arjanit Hoxha nga “Eco Guerilla” tha se Teuta Arifi si kandidate për kryetare kishte premtuar se do të publikojë shpenzimet e dhjetë viteve të kaluara. Xhaferi tha se e para e Tetovës ka mashtruar qytetarët dhe nuk e ka respektuar premtimin e saj.

Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do të publikojë raportin financiar për vitin e kaluar dhe për 10 vitet e kaluara, kjo kryetare vazhdon me avazin e vjetër – me dy faqe bilanci përfundimtar u hedh pluhur syve të qytetarëve.

Sot, në Ditën e Evropës, jetojmë në një qytet ku pluhuri në rrugët e lagjeve tona ende është pjesë e përditshmërisë për fëmijët tanë. Rrugët e qytetit tonë nuk pastrohen si në Evropë, por pastrohen vende-vende ende si në shekullin e 19, pa makineri dhe infrastrukturë moderne.

Shkaktare për sëmundjet respiratore të fëmijëve është pikërisht pluhuri që ata thithin nga ambienti. Sot, në Ditën e Evropës, Tetova është qyteti me më pak hapësira të gjelbra – deklaroi Arijanit Xhaferi, “Eco Guerilla”.

Në kabinetin e të parës së Tetovës Arifi nuk deshën të komentojnë akuzat e “Eco Guerillas”.

Më 9 tetor të vitit të kaluar në prag të zgjedhjeve lokale, të gjithë kandidatët për kryetar të Komunës firmosën marrëveshjen se pas marrjes së mandatit do të publikojnë harxhimet e parave të Tetovarëve, krijimi i hapësirave të gjelbra ndërsa zotimi kryesor ishte transporti publik, gjë që mungon edhe përkundër premtimeve./am/

Zbulohet kura më efektive kundër rënies së flokëve

Një kurë efektive duket se është zbuluar për të luftuar “tullacllëkun”. Kura u zbulua duke përdorur një ilaç të menduar fillimisht për të trajtuar osteoporozën.

Hulumtuesit gjetën se ajo kishte një efekt dramatik në folikulat e flokëve në laborator, duke i stimuluar ato të rriteshin.

Ilaçi përmban një përbërje që synon një proteinë që vepron si një frenim në rritjen e flokëve dhe luan një rol te “tullacllëku”, thekson studimi që e transmeton Shqip. Udhëheqësi i projektit Dr Nathan Hawkshaw nga Universiteti i Mançesterit tha se mund të “bëjë një ndryshim të vërtetë për njerëzit që vuajnë nga humbja e flokëve”.

Aktualisht janë në dispozicion vetëm dy barna për të trajtuar rënien e flokëve (alopecia androgjenetike):

-Minoksidil, për burrat dhe gratë

-Finasteride, vetëm për burrat

Asnjëra nuk është e disponueshme në NHS dhe të dyja kanë efekte anësore dhe nuk janë gjithmonë shumë efektive, kështu që pacientët shpesh përdorin kirurgji të transplantimit të flokëve. Hulumtimi, i botuar në PLOS Biology, është bërë në një laborator, me mostrat që përmbajnë folikula flokësh të kokës nga më shumë se 40 pacientë të transplantimit të flokëve të meshkujve.

Dhe Dr Hawkshaw i tha BBC-së se një gjyq klinik do të ishte i nevojshëm për të parë nëse trajtimi ishte efektiv dhe i sigurt për njerëzit.

Një zëdhënës britanik i Dermatologëve tha për BBC: “Ky është një studim shumë interesant. Siç thonë hulumtuesit, humbja e flokëve është një çrregullim i zakonshëm dhe mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme për shëndetin emocional, duke përfshirë humbjen e vetëbesimit. Më shumë kërkime do të duhet të bëhen para se të mund të përdoren nga njerëzit me humbje të flokëve”./pe/

ZAEV: KËSHILLTARËT NUK MARRIN ÇERTIFIKATA PËR INFORMACIONE TË KLASIFIKUARA

Këshilltarët nuk marrin çertifikata për informacione të klasifikuara dhe të sigurisë, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev sot duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që nëse kësi lloj çertifikati do të merr edhe këshilltari Xhezair Shaqiri.

“Ky person ka informacione për tërë terrenin.Në të kaluarën është treguar se e njeh situatën në tërë terrenin e kufirit verior të Maqedonisë dhe besoj që mund të ndihmoj”, ka thënë Zaev pas mbarimit të seancës së sotshme për lëndën e PPS-së, “Ryshfeti”.

Ndërsa ka shtuar se angazhimi i këshilltarëve është për një vit, dhe për këtë kohë që janë të angazhuar do të shihet nëse ndonjëri do të tregojë rezultate ose jo, kurse nëse nuk tregojnë rezultate unë do të ju ndihmoj edhe në vende tjera të punojnë.

Zaev ka thënë se me konceptin “Një shoqëri për të gjithë”, mundet që të ndikojë në uljen e tensioneve në këtë shoqëri./tv21/

Hani këto ushqime për ta mbajtur kancerin larg

Sipas studimeve të fundit, janë super shtatë ushqime që mund të ndihmojnë kundër sëmundjes së kancerit.

Këto ushqime që i gjeni më poshtë përpos që janë të shijshme, janë edhe shumë efektive për të trajtuar këtë sëmundje kërcënuese për jetën, transmeton Klan Kosova.

Nëse ju doni të mbroni veten nga kanceri, shijoni këto ushqime.

Vera e kuqe

Lëkura e rrushit është e pasur me antioksidantë që mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe të ndihmojë me një numër çështjesh të tjera shëndetësore.

Poashtu mund të ndihmojë organizmin tuaj në luftën kundër radikalëve të lirë dhe viruseve si dhe të zvogëlojë shkatërrimin e qelizave dhe të stimulojë riparimin e ADN-së.

Ndjehuni të lirë të shijoni një gotë verë të kuqe, por sigurohuni që të kënaqeni me sasi të moderuar.

Shafrani i Indisë

Shafrani i Indisë është një erëzë e dobishme që mund të përdoret për qëllime të ndryshme shëndetësore.

Kjo erëzë mund të stimulojë humbjen e peshës dhe të parandalojë zhvillimin e kancerit gjithashtu.

Boronicat dhe mjedrat

Boronicat dhe mjedrat janë të njohura për vetitë e tyre anti-kancerogjene, e veçanërisht janë të dobishme për gratë sepse njihen se zvogëlojnë rrezikun e kancerit ovarian.

Këto dy fruta marrin ngjyrën e tyre të errët nga nivelet e larta të phytokemikaliet – komponime që zvogëlojnë efektin e aktivatorëve të kancerit dhe pengojnë përhapjen e qelizave të kancerit.

Domatet

Domatet mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të prostatës për 50%, sipas një studimi të fundit të Harvardit.

Kjo është për shkak të pranisë së likopenit, një agjent i fuqishëm anti-kancerogjen.

Përqendrimi i likopenit rritet kur ekspozohet ndaj temperaturave të larta që është edhe arsyeja pse domatet e gatuara sygjerohen për pacientët me kancer.

Çokollata e zezë

Përveç përmirësimit të shëndetit të zemrës, çokollata e zezë mund të përmirësojë efikasitetin e trajtimit të sëmundjes së kancerit.

Kafeja dhe çaji i gjelbër

Të dyja pijet janë stimulues të energjisë që mund të parandalojnë zhvillimin e kancerit.

Stoltenberg: Nëse zgjidhet emri, Maqedonia hyn në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa ka theksuar se nëse zgjidhet problemi, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e aleancës.

“Me të vërtetë e përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët edhe nga Shkupi edhe nga Athina, për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit.

E vizitova Shkupin para disa muajve, po ashtu bisedova me kryeministrin Cipras pas vizitës sime dhe e përshëndes fuqishëm ndihën politike për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve, por kjo është një çështje e rëndë dhe e ndjeshme.

Por, nëse çështja me ermin zgjidhet, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet e anëtare e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke u përgjigjur në pyetjen për zgjerimin e Aleancës tha se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtare të reja, siç ishte vitin e kaluar me Malin e Zi, ndërsa këtë vit do të rishikohen kandidaturat e Bosnjës dhe Hercegovinës, të Gjeorgjisë, por edhe të Maqedonisë.

Ja cilat janë dobitë e dardhës

Dardha, ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale.

Dardha, ky frut i ëmbël përbën një burim të madh vitaminash dhe kripërash minerale. Dardha nuk përmban substanca që shkaktojnë alergji, prandaj rekomandohet si ushqim për foshnjat dhe për personat alergjikë.

Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese.

Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”.

Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme.

Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Për personat që vuajnë nga probleme të sistemit urinar, rekomandohet të konsumojnë 2-3 gota lëng dardhe në ditë.

Aftësitë mjekuese të dardhës:

1. Lëngu i dardhës ndihmon qetësimin e fytit të irrituar nga kolla.

2. Është mjaft e njohur për vetitë e saj zbutëse dhe qetësuese, sidomos kundër djegieve të stomakut, dispepsisë, gastriteve, koliteve dhe problemeve të zorrës së trashë.

3. Dardha përmban një substancë të quajtur pektinë, e cila qetëson zorrën e trashë në raste diarreje apo kapsllëku.

4. Luan rol në uljen e kolisterolit në gjak.

5. Vetitë e saj diuretike ndihmojnë në jashtëqitjen e shpejtë të toksinave nga organizmi, duke rritur edhe prodhimin e acidit urik, çka ndihmon në personat me artrit urik.

6. Vetitë e saj pastruese ndihmojnë në uljen e dhimbjeve të kyçeve.

7. Dardha përmban elementin bor, i cili ndihmon në mbrojtjen e organizmit nga osteoporoza./sn/

Sot bëhen tre vjet nga rasti i Kumanovës

Sot bëhen tre vjet nga rasti i Kumanovës. Mëngjesi i 9 majit ishte tejet trishtues jo vetëm për banorët e Lagjes së Trimave, por edhe për gjithë Maqedoninë dhe jashtë, pasi nuk dihej saktë nëse nga luftimet e ashpra mes policisë dhe grupit të armatosur, ka mbetur i vrarë edhe ndonjë civil.

Gjithçka ishte mjegulli. As policia e as zyrtarët e lartë shtetëror nuk tregonin detaje për rastin. Kjo dhe linte hapësirë për lajme të rrejshme për gjoja civilë të vrarë, dhe në mesin e tyre edhe fëmijë.

Afro dy vjet proces gjyqësor por kanë mbetur shumë enigma. Nuk u qartësuan organizatorët e rastit. Nuk u tregua si grupi ka hyrë pa u vërejtur në Maqedoni dhe përse policia nuk e ka ndalur grupin kur ka patur mundësi, pasi publikisht u tregua se grupi ka qenë nën masa të veçanta hetimi gjatë tërë kohës.

Por, edhe pse gjykata nuk ishte e bindshme gjatë gjykimit, ishte e bindshme gjatë verdiktit. Verka Petkovska dhe Goran Boshevski shqiptuan 746 vjet burg për 26 persona ndërsa shtatë persona u dënuan me burg të përjetshëm.

26 të akuzuarit që i shpëtuan paraburgimit, megjithatë u dënuan deri në 40 vite burg që teknikisht për të akuzuar që kanë kaluar të tridhjetat dhe dyzetat, është burg i përjetshëm. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. /SHENJA/

Ja çfarë ju bën vërtetë të lumtur

Shumica prej nesh kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në punë. Në fakt, studimet tregojnë se mesatarisht një person shpenzon rreth 45 orë në javë në zyrë.

Edhe kur jemi jashtë orarit, shumë prej nesh ende nuk largohen nga puna. Falë smartphone-ave, është i lehtë kalimi i mbrëmjeve dhe fundjavave duke kontrolluar email-et apo përgjigjet e thirrjeve telefonike.

Pra, me kaq shumë përkushtim të jetës tonë në punë, duket se më shumë se kurrë punët tona na bëjnë të lumtur. Por, ashtu si në jetën e përditshme, receta për lumturinë nuk është gjithmonë e lehtë për t’u kuptuar.

Mikkel Hundborg, konsulent në Institutin e Kërkimeve për Kënaqësinë në Punë, me bazë në Danimarkë ka zbuluar çfarë mund të na bëjë të lumtur në punë. Ata specializohen për të ndihmuar njerëzit të ndihen të lumtur dhe të plotësuar në punë.

Pra, çfarë na bën ne në të vërtetë të lumtur?

“Ka një gjë që qëndron mbi çdo gjë tjetër, kur bëhet fjala për t’i bërë njerëzit të lumtur në punë – dhe kjo është të paturit një qëllim”, thotë Mikkel. “Kjo nuk do të thotë vetëm gjetja e një qëllimi të lartë, të tilla si shpëtimi i planetit apo ndihma e njerëzve në nevojë.”

“Këto lloj gjëra janë të rëndësishme, sigurisht. Por edhe më e rëndësishme është që të ketë një qëllim personal, të brendshëm. Kjo me të vërtetë drejton lumturinë në punë.”

Por si mund të krijosh një ndjenjë qëllimi?

Për Mikkel, kjo ka të bëjë me të qenit në rolin e duhur dhe të bërit një punë, në të cilën ju jeni të aftë. “Qëllimi është krijuar kur ju jeni krenarë për punën tuaj dhe ndiheni se jeni një pjesë e rëndësishme dhe e nevojshme e kompanisë.”

“Pasi të keni qëllimin, ju keni themelin për lumturinë në punë”.

Mikkel ndihmoi në kërkimet e “Indeksi i kënaqësisë në punë (Job Satisfaction Index)” në partneritet me “Happiness Research Institute”. Raporti heton atë që i bën të lumtur njerëzit në punë.

“Hulumtimi që bëmë vuri së bashku raportin dhe na tregoi se faktori i dytë më i rëndësishëm kur bëhet fjalë për t’u ndjerë i lumtur në punë është ajo që ne e quajmë “zotërim”,” shton Mikkel.

“Mjeshtëria ka të bëjë me t’u ndjerit element thelbësor në rolin tuaj – por edhe se ju keni mësuar dhe jeni zhvilluar. Është e lidhur ngushtë me ndjenjën se ka një përputhje mes detyrave, me të cilat punoni dhe talenteve tuaja.”

Përbërësi i tretë në recetën e Mikkel për lumturinë për punë është lidershipi.

“Lumturia jonë në punë është e lidhur direkt me marrëdhëniet tona me njerëzit apo personin që na udhëheq”, thotë Mikkel.

“Është e domosdoshme që ne t’u besojmë shefave tanë dhe të shkojmë mirë me ta.”

Ndërsa gjëra të tilla si udhëheqja e mirë kanë treguar se bëjnë ndryshim drejt lumturisë në punë, por ka dhe gjëra që disa shefa mendojnë se bëjnë një ndryshim – por në të vërtetë ndodh e kundërta.

“Një bonus, një rritje në detyrë apo një event social mund t’i japin punonjësit një nxitje afat-shkurtër, por kjo nuk do ketë ndonjë ndikim të vërtetë në lumturinë, sepse kjo nuk iu ndalon nga stresi dhe nuk do e bëjë punën që ju keni më kuptimplotë,” thotë ai.

Duket sikur gjërat që janë të nevojshme për të na bërë të lumtur në punë janë shumë të ngjashme me ato që na bëjnë të lumtur si qenie njerëzore: besimi, drejtësia, mirënjohja, qëllimi dhe marrëdhëniet e mira.

Ndoshta është koha për të ndaluar së menduari në lidhje me rritjen e ardhshme të pagës dhe të filloni të mendoni për të shtuar kuptimin e roleve tuaja dhe të njihni më mirë kolegët tuaj./sn/

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe me vranësira, gjatë pasdites.

Pritet që të ketë rrebesh shiu dhe vetëtima, posaçërisht në pjesët jugore të vendit.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme në drejtim verilindor, kurse gjatë pasdites drejtimi i erës do të merr kahje të ndryshme.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 8°C e deri më 16°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 21°C e deri më 27°C.

“Bad Boys 3”, shqiptari kundër Will Smithit dhe Martin Lawrencet

Filmi i fundit ka marrë një emër – Bad Boys for Life – dhe është konfirmuar se do të bashkojë sërish Will Smithin dhe Martin Lawrencen.

Filmi do të fillojë xhirimit në muajin gusht të këtij viti dhe do të shfaqet gjatë vitit të ardhshëm në kinematë.

Sipas Show Hashtag, Marcus Burnett (luajtur nga Lawrence) duke punuar si një hetues privat në bashkëpunim me Mike Lowery (Smith).

Lowery është në mes të një krize të jetës, ndërsa do të ketë përkrah një partner të ri. Dyshja gjen veten të ribashkuar pasi që një shqiptar kërkon t’ vras dy hetuesit për vrasjen e vëllait të tij.

Nuk dihet ende përse për filmin e tretë të serisë është përzgjedhur që personazhi antagonist të jetë një shqiptar, pasi në dy filmat e mëparshëm nuk është përmendur një kërcënim i tillë.

Filmi ka një buxhet prej 100 milionë dollarësh, prandaj ka shumë të ngjarë që do të jetë një ndër filmat me shikueshmërinë më të madhe në kinematë e botës.

Duket se gjithçka do të mbetet për t’u parë me publikimin e filmit, ndërkohë që mediat raportojnë se produksioni për Bad Boys 3 do të fillojë në vjeshtë, me një buxhet prej 100 milionë dollarësh./sn/

Mjekët: Ky lëng pastron menjëherë enët e gjakut

Përdorimi i farave të sanëzës është një nga mënyrat më të mira për t’i shëruar arteriet e bllokuara. Shumë studime kanë theksuar efektin e tyre në uljen e kolesterolit, sepse është burim i madh për fibra. Hulumtuesit thonë se përmbajtja e lartë me fibra në fakt e bllokon absorbimin e kolesterolit.

Enë gjaku (latinisht Vas sanguineum) quhet një strukturë në formë gypi në të cilën qarkullon gjaku. Të gjitha enët e gjakut së bashku formojnë Sistemin e qarkullimit të gjakut.

Në kushte normale enët e gjakut e transportojnë gjakun prej zemrës në periferi dhe e kthejnë atë përsëri në zemër.

Farat e sanëzës konsiderohen si një ndër bimët më efektive për largimin e materialeve të dëmshme, helmeve dhe yndyrave nga arteriet.

Metoda 1: Një lugë me fara të sanëzës i lini në ujë gjatë natës. Mëngjesin tjetër, i konsumoni farat bashkë me ujin në lukth të thatë.

Metoda 2: Shtoni 1 lugë fara të sanëzës në 1 gotë ujë. E vloni për 5 minuta, procedoni dhe ia shtoni pak mjaltë.

A konsumoni 1 ose 2 herë në ditë. Këshilla shtesë që mund t’ju ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve të bllokuara:

Ndaloni duhanin; Shmangni alkoolin; Kujdes me konsumimin e sheqerit; Mos hani mish të kuq të pjekur; Hani sa më shumë pemë me ngjyra të ndezura (portokall, mango, domate, shalqi dhe boronica); Pini 1 deri 2 gota lëng organik të boronicave të kuqe; Pini 2-3 gota çaj t gjelbër në ditë; Hani një grusht arra në ditë./sn/

VIDEO/ Imami i njohur shqiptar: Populli shqiptar do goditet nga tërmete dhe tsunami, pse rinia shkon në eskursione dhe mbrëmje mature

Imami i njohur Shefqet Krasniqi, që është akuzuar dhe për nxitje të terrorizmit, thotë se shkuarja në eskursione dhe mbrëmje e të rinjve, është mëkat.

Kjo, pasi sipas tij, aty pihet alkool, dëgjohet muzikë me zë të lartë dhe mund të konsumohet edhe drogë.

Sipas Krasniqit, për shkak të shkuarjes së të rinjve në këto festa, populli shqiptar mund të goditet nga Allahu, me tërmete dhe tsunami.(TemA)

Eugent Bushpepa në Finalen e Eurovision

Me “Mall” Eugent Bushpepa ia ka dalë që të sigurojë një vend në finalet e 12 majit të Eurovision 2018 që zhvillohen në Lisbonë të Portugalisë.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”. Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision.

Bushpepa përfaqëson Shqipërinë me këngën “Mall”. Në performancën e tij ai u shoqërua nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima dhe Besnik Nikolli, si dhe back vocalistet Erinda Agolli e Greta Radovani. Kënga “ Mall” u prit me ovacione nga publiku i pranishëm në mbrëmjen e parë të gjysmëfinales së Eurovision./TCH/

Parlamenti Evropian mbledh në Ohër liderët e partive parlamentare, Kasami konfirmon pjesëmarrjen

Një takim i liderëve të partive parlamentare është planifikuar për më 18 maj në Ohër, në kuadër të dialogut “Zhan Mone”, kurse iniciator është Parlamenti Evropian.

Sipas informacioneve të Tetova News, në agjendën e bisedimeve treditore në Ohër – nga 17 deri më 19 maj, në darkën e punës më 18 maj është parashikuar edhe pjesëmarrja e liderëve të partive parlamentare . Ky do të ishte takimi i parë i liderëve pas ndërrimit në kupolën e VMRO-DPMNE-së, me përjashtim të një takimi për emrin ku morën pjesë edhe zyrtarë të tjerë shtetëror, si dhe presidenti Gjorge Ivanov.

Në darkën e punës, përveç liderëve të partive më të mëdha, të LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaevi dhe Hristijan Mickovski, pritet të marrin pjesë Ali Ahmeti i BDI-së, Ziadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi i PDSH-së, kurse kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka konfirmuar për Tetova News pjesëmarrjen në këtë takim.

Iniciativa “Zhan Mone”, e cila ishte planifikuar që fillimisht të niste në Paris, pastaj të shpërngulej në qendrat e tjera evropiane, megjithatë do të startojë nga Ohri, pas disa shtyerjeve. Atje, prapa dyerve të mbyllura, do të debatojnë kryetari i Kuvendit, sekretari gjeneral dhe nënkryetarët e Kuvendit, koordinatorët e grupeve parlamentare, plus nga një ose nga dy deputetë nga partitë e përfaqësuara në organin ligjvënës dhe përfaqësues të administratës së parlamentit. Pritet edhe prania e tre europarlamentarëve që ishin të përfshirë në bisedimet në Përzhino: Knut Flekenshtajn, Ivo Vajgëll dhe Eduard Kukan, transmeton Tetova News.

Deputetët do të diskutojnë për ndryshimet në rregulloren e e punës së Kuvendit, qëllimi parësor i së cilës është parandalimi i ngjarjeve si ajo e 27 prillit të vitit 2017.

Për këtë problematikë ka kohë që zhvillohen bisedime në nivel të grupeve punuese ku marrin pjesë deputetë nga më shumë parti në organin ligjvënës.Tema e sesionit të parë të procesit “Zhan Mone” është kodeksi i ri etik i Kuvendit dhe procedurat parlamentare që duhet të mundësojnë më shumë pavarësi për pushtetin ligjvënës nga ai ekzekutiv./TetovaNews

Sheqeri në gjak, si ndikon në peshën trupore

Prej vitesh, ekspertë të ushqimit janë përpjekur të dalin me një dietë që të garantojë humbjen e peshës.

Prodhimi masiv i varieteteve ushqimore me yndyrë të ulët ose pa yndyrë nuk ka ndihmuar në zgjidhjen e problemit të mbipeshës në Shtetet e Bashkuara dhe dietat e ndryshme kanë dhënë rezultat vetëm për një pjesë të njerëzve.

Tani disa shkencëtarë thonë se nuk ekziston një zgjidhje e vetme për humbjen e peshës dhe se vetëm dietat e personalizuara japin rezultat.

Gjatë sezonit të festave tryezat mbushen me ushqime të shumta ndërsa njerëzit kudo në botë e teprojnë paksa me të ngrëna dhe pije sesa dhe si rezultat është shtimi në peshë. Sapo festat mbarojnë, fillon lufta për të humbur kilet e tepërta.

Dieta jo gjithmonë është e suksesshme sepse asnjë regjim nuk funksionon njësoj për të gjithë, thonë shkencëtarët.

“Për vite me radhë, ne jemi përpjekur për të gjetur një dietë që do të funksiononte për të gjithë, dhe kemi dështuar për shkak se dieta më e mirë është ajo që i përshtatet çdo individi”, thotë Eran Segal në Institutin Weizman

Studiuesit izraelitë Eran Segal dhe Eran Elinav thonë se çelësi i humbjes së peshës është mbajtja e niveleve të ulët të sheqerit në gjak.

Shumë sheqer në gjakun e dikujt ruhet si yndyrë. Të dy shkencëtarët kanë matur nivelet e sheqerit në gjak në rreth 800 njerëz pas çdo vakti për një javë.

“Ajo që na befasoi është se njerëzit e ndryshëm reagojnë në mënyrë të ndryshme, madje edhe kur hanë të njëjtën ushqim”, thotë Eran Elinav.

Ushqimi që krijoi një përgjigje të shëndetshme në disa individë, shkaktoi një rritje të sheqerit në gjak në të tjerë. Për shembull, njerëzit reaguan shumë ndryshe ndaj bukës.

“Ajo që gjetëm në këtë rast është se nuk ka bukë të keqe apo të mirë. Përgjigja ndaj bukës ishte plotësisht e individualizuar”, thotë thotë Eran Elinav.

Shtimi i yndyrës në bukë, si gjalpë, vaj ose avokado, mund të ndihmojë normalizimin e sheqerit në gjak te disa njerëz, por jo tek të gjithë.

Mishi dhe djathi mund të shkaktojnë ndryshime të nivelit të sheqerit në gjak. Por një dietë pa karbohidrate nuk është e qëndrueshme.

Studiuesit izraelitë thonë se zgjidhja më e mirë është gjetja e karbohidrateve që janë të sigurta për t’u përfshirë në dietën e një individi. Kjo kërkon matjen e nivelit të sheqerit pas çdo vakti për një farë kohe./sn/

Njihuni me 50 kuriozitet më të mëdha të botës

Shpesh njerëzit takohen me kuriozitete të rralla që ndodhin nëpër Botë. Disa mbesin mister kurse disa të tjera shpjegohen në mënyra të ndryshme, më shumë si fenomene

1. Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.

2.Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.

3. Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë. Ainstein deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.

4. I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.

5. Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Clintonit, me librin autobiografi “Histori e përjetuar”. Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.

6. Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang. Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.

7. Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM – HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.

8. Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington. Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.

9. I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.

10. Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të Neë Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.

11. Si gruaja më e vogël në botë deri me sot është konsideruar Pauline Musters, e lindur në 26 nëntor 1876 në Holandë. Mbas lindjes së saj, ajo ishte vetëm 30 cm. Në moshën 9-vjeçare ajo ishte 55 cm dhe peshonte vetëm 1,5 kg, ndërsa në moshën 19-vjeçare ajo arriti vetëm në 61 cm e gjatë.

12. Shteti që konsumon më shumë bukë në botë është Turqia. Llogaritjet tregojnë se mesatarja e çdo personi në përdorimin e bukës arrin në 199,6 kg.

13. Pijanecët më të shumtë në botë janë në Irlandë. Çdo personi i takon të pijë mesatarisht 12,3 litër pije alkoolike, verë, birrë etj.

14. Duhanxhinjtë më të shumtë ndodhen në Kinë. Sipas llogaritjeve të fundit, në Kinë janë shitur 1,69 bilionë cigare (më shumë se në çdo vend tjetër). Në gjithë botën janë shitur 5,5 bilionë cigare.

15. Operacioni më i gjatë në botë ka zgjatur 96 orë gjithsej. Ka nisur në datën 4 deri në datën 8 shkurt të vitit 1951, në një spital të Çikagos. Pacientja Getrude Leëandoëski mbas operimit kishte reduktuar peshën e saj gjatë këtyre 96 orëve, nga 280 kg në 140 kg.

16. Rekordin për gjatësi për gratë e mban Zeng Jinlian nga Kina. Ajo tashmë ka vdekur, por rekordi nuk është thyer akoma. Ajo ishte 2 metër e 48 cm. (Ka vdekur më 13 shkurt 1982).

17. Rekordin për gratë me peshë më të rëndë mban amerikania Rosalie Bradford. Në janarin e vitit 1987 ajo arriti dhe kulmin e peshës së saj, me 544 kg.

18. Doktori më i ri në botë është Balamurali Ambati, i lindur në Amerikë më 29 qershor 1977. Ai u diplomua në Maunt Sinai SChool of Medicine në Neë York City, më 19 maj 1995, në moshën 17-vjeçare.

19. Binjakët më të rëndë në botë janë vëllezërit Billy Leoni, (lindur me 1946 dhe që vdiq në vitin 1979) me të vëllanë Benny LLoyd, po i lindur në vitin 1946 dhe që vdiq në vitin 2001. Ata peshonin pas moshës 6-vjeçare, njeri 337 kg dhe tjetri 328 kg.

20. Si mamaja më e vjetër në botë deri më sot mbahet Rossana dalla Corte, e cila lindi më 18 qershor 1994, në moshën 63-vjeçare, një djalë.

21. Sipas studimeve më të fundit, një mashkull harxhon mesatarisht 3350 orë gjatë gjithë jetës së tij duke u ruajtur e qethur.

22. Kur thyhet një xham disa copëza shpërndahen me shpejtësi 3000 milje në orë. Ndërkohë që shpejtësia e të tjerave është shumë herë më e vogël.

23. Ajsbergu më i madh i matur deri më sot ka qenë me gjatësi 200 milje dhe gjerësi 60 milje, ai ka pasur një sipërfaqe më të madhe se Belgjika.

24. Dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

25. Në një natë të kthjellët, sipas astrologëve amerikanë, çdo njeri mund të shohë jo më pak se rreth 2000 yje me sy të lirë.

26. Vetëm mushkonjat femra pickojnë, ndërkohë që mushkonjat e seksit mashkull duan të “sorrollaten” në zona të ndotura si këneta, etj.

27. Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe. Sipas dietologëve, është më mirë që limoni të konsumohet i shtrydhur në ujë.

28. Shteti me më tepër rrugë të asfaltuara në të gjithë botën mendohet të jetë Franca. Madje kjo është shënuar edhe në rekordet Gines.

29. Një shqiponjë mund ta shohë prenë e saj që 3000 metra larg, ndërkohë që kuajt mund të qëndrojnë deri në 1 muaj në këmbë.

30. Është vërtetuar që asnjë person nuk mund të teshtijë pa i mbyllur sytë. Shkencëtarët kanë bërë edhe eksperimente për këtë dhe kanë arritur në përfundimin se është e pamundur.

31. Nga barku i vajzës 20-vjeçare nga Devoni Jugor, Angli, u nxor “topi” nga qimet e flokëve të saj të cilat i kishte gëlltitur. Ai ishte i rëndë 2,5 kg. Operimi u realizua në mars 1985.

32. Kompjuterat modern janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

33. Një njeri i rritur merr frymë afërsisht 25 000 herë në ditë. Kurse rreth 27% e ushqimit në vendet e zhvilluara përfundon në koshat e plehrave.

34. Është vërtetuar që mundësia për të rënë rrufeja është 1 në 600,000. Kur ndodh të gjithë njerëzit nuk duhet të kenë gjëra të hekurta në duar.

35. Mjalti mund të qëndrojë pa u prishur 3000 vjet dhe për këtë arsye dylli i mjaltit përdoret për procesin e mumjazimit.

36. Video-lojërat i bëjnë fëmijët e trashë dhe agresivë, ndërkohë që përdorimi i tepër i kompjuterit orar pa orar u dëmton atyre qetësinë nervore.

37. Shtëpiaket tradhtojnë burrat virtualisht. Ato janë të kënaqura me aktivitetin e tyre fizik dhe kërkojnë nga “miku” i internetit kënaqësi shpirtërore.

38. Rekordin e martesave e ka thyer një 85-vjeçar, i cili është martuar plot 130 herë. Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku Ancentus Akuku ka deklaruar se i është dashur shumë mund dhe diktaturë për të pasur familje të lumtur.

39. Një amerikan kaloi një javë në burg për arsye se tre fëmijët e tij të vegjël ishin djegur nga dielli gjatë pushimeve në plazh.

40. Ndërtimi i Shtëpisë së Bardhë në Amerikë filloi në vitin 1792. Në vitin 1800 presidenti dhe zonja John Adams ishin familja e parë që jetuan aty.

41. Lotët është zbuluar se kanë efekt që të zhdukin bakteriet dhe të mbrojnë sytë nga infeksionet.

42. Në gjuhën e njeriut gjenden 100 lloje damarësh për të shijuar. Në sy gjenden 130 milionë qeliza shikimi.

43. Krokodili është e vetmja kafshë që vazhdon e zgjatet deri në ditën e fundit të ekzistencës, centimetrat e saj ndryshojnë nga muaji në muaj.

44. Titaniku është anija që konsiderohet si anija e parë gjigante në botë. Kapaciteti ka qenë 46000 tonë, me gjatësi 268 m dhe lartësi 53 m. Mund të udhëtonin 1343 udhëtarë.

45. Kënga më e gjatë në botën e muzikës mbahet himni sovjetik, i përbërë nga 65 strofa. Në maj të vitit 1987, një moderator kanadez mendoi ta shtonte himnin, i cili brenda pak javësh rekordi arriti në 689 strofa.

46. Nga një operacion në tëmth që iu bë një pacienti në Londër, kirurgët hoqën afro 230530 gurë të vegjël nga tëmthi i tij me madhësi 1,5 deri 15 milimetra.

47. Truri më i vjetër në botë është gjetur nga arkeologët në Torfmoor në Florida. Është gjendur truri i një 45-vjeçareje e cila kishte jetuar afërsisht 8000 vjet më parë.

48. Poezia më e gjatë në botë u përfundua mbas 30 vitesh punë nga shkrimtari Jose´ Rumanzo nga Ecuador. “Perusia” përbëhet nga 7 volume, me 5000 faqe gjithsej dhe nga 230 000 rreshta.

49. Syri i një struci është më madh se truri i tij, ndërkohë që në trurin e maceve ka më shumë se 32 muskuj.

50. Është vërtetuar që një ari i rritur mund të vrapojë po aq shpejt sa një kalë. Kurse breshka mund të ecë me 10 km në orë.

/sn/

Mirjana Najçevska:”“Mjafton t’i japësh para Ali Ahmetit dhe fiton vendin e ambasadorit. Punë e pastër”.

Mirjana Najçevska, eksperte për çështje juridike, ka kritikuar mënyrën e punësimit në Maqedoni.

Në profilin e saj në Facebook, Najçevska thotë se ka tentuar të punësojë një ekonomist shqiptar, njohës i mirë i gjuhës angleze dhe me përvojë si menaxher dhe i pajisur me diplomë të magjistraturës.

Mirëpo ajo nuk i’a ka arritur dot ta punësojë. Shkaku kryesor, sipas saj, ka qenë se nuk ka pasur para të mjaftueshme për të realizuar këtë, duke shtuar se kandidati e njihte mjaft mirë gjuhën maqedonase.

Ajo hedh kritikat tek institucionet e vendit, sepse sipas saj “për të punësuar një shqiptarë në Institucionet e Maqedonisë, duhet të jeni me mangësi intelektuale, ose njëri i afërt i Ali Ahmetit, ose dhunues apo shërbyes i partisë”.

Ajo gjithashtu hedh akuza ndaj institucioneve vendore edhe për punësimin nëpër funksionet shtetërore. Sipas saj “mjafton t’i japësh para Ali Ahmetit dhe fiton vendin e ambasadorit. Punë e pastër”.

Marrë nga:http://lajmpress.com/kush-ka-para-ali-ahmeti-e-ben-ambasador-pune-e-paster-foto/

Financial Times: E ardhmja e Maqedonisë mbetet nën dyshime

Prestigjozja “Financial Times” shkruan se e ardhmja e brishtë e Ballkanit varet nga marrëveshja e Maqedonisë me Greqisë.
Sipas tij, ndryshimet e emrit të aeroportit dhe të një auto udhe, nga siç thotë “lidershipi reformator” paraqesin shpresë për rajonin e Ballkanit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në analizën e tij, Barber konsideron se një ujdi që do ta përmbyllte çështjen mbi 20 vjeçare të emrit, do të ishte sinjal pozitiv për vendet tjera si Kosova e Serbia, apo edhe kroatët, muslimanët e serbët në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjithashtu, Barber konsideron se ujdia për emrin do të hapte dyert e BE-së dhe NATO-së për Maqedoninë dhe këtë vend do ta largonte nga paqëndrueshmëria gjeopolitike, dhe se do të ishte një kundërvënie për zgjerimin e prezencës në Ballkan të Rusisë, Turqisë, Kinës, Arabisë Saudite dhe vendeve tjera të Gjirit.

Barber citon deklaratën e Ali Ahmetit të ketë thënë se gjithçka që është arritur me marrëveshjen e vitit 2001 do të ishte e kotë nëse nuk anëtarësohet Maqedonia në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Megjithatë, Barber thotë se e ardhmja e një ujdie Maqedoni-Greqi është e pasigurtë, pasi që Athina kërkon ndryshimin e Kushtetutës, kurse Shkupi mendon për një zgjidhje në dy forma, një për përdorim të jashtëm, dhe një për përdorim të brendshëm.

Këtë qëndrim, Barber e bazon edhe në faktin se në Qeverinë e Tsipras ka një parti nacionaliste, dhe kësaj i shtohet opozita konservatore, Kisha Ortodokse, përfshi tentimet e Rusisë për të penguar një ujdi të mundshme, ndërsa zgjedhjet e vitit të ardhshëm mund të ngritin temperaturat politike, dhe kjo dëmton bisedimet.

Në përmbyllje për “Financial Times”, Tony Barber konsideron se jo të gjitha shtetet e BE-së dhe të NATO-së e shohin anëtarësimin e Maqedonisë si diçka parësore, por kjo do të mësohet në samitin e BE-së në qershor, dhe të NATO-së, në korrik.

Ai shprehet se këto samite mund të jenë tepër të parakohshme për një ujdi Maqedoni-Greqi, dhe nëse kjo është kështu, atëherë Barber shpreson se NATO dhe BE t’i rezistojnë tundimit për pengesa, si një arsyetim për anashkalimin e çështjes së Maqedonisë, dhe se “Ballkani është tepër i brishtë që të lejohen vetëkënaqësi të tilla”.

Mickoski: Zaev i ka shitur tokë vëllait të tij

Kreu i VMRO- DPMNE-së, Hristijan Mickoski, akuzon kryeministrin Zoran Zaev për e shitjen e tokave për ndërtim familjarëve të tij. Mickoski tha se Zaev në kohën kur ishte kryetar i Strumicës ka realizuar marrëveshje me kompaninë “Total Inzhinering” në pronësi të vëllait të tij, Vice Zaev, për investim në ndërtesa shtatë katëshe. Procedura siç tha Mickoski ka filluar në dhjetor të vitit 2014 kur është zhvilluar oferta publike për shitjen e pronave ndërtimore në komunën e Strumicës. Në ankand është paraqitur vetëm Sashko Bërndevski, partneri i biznesit në njërën nga kompanitë e Vice Zaevit.

Në ankand janë ofruar 2.300 denarë për metër katrorë, bëhet fjalë për parcelë prej 18.462 metra katrorë. Në shkurt të vitit 2016 Sashko Bërndevski merr nga Komuna e Strumicës miratim për ndërtimin e 8 ndërtesave 7 katëshe. Në muajin e njëjtë Bërndevski ka realizuar marrëveshje për bartjen e të drejtës së ndërtimit të parcelës me personat juridik të kompanisë “Total inzhinering” në pronësi të Vice Zaevit, dhe SH.A Pellagonija Strumicë në bordin drejtues të së cilës në atë kohë ishte Trajçe Zaev, kushëriri i Zoran Zaevit – tha Hristijan Mickoski, VMRO- DPMNE./Alsat-M

E RRALLË: Zbulohen 70 fotografitë që na i fshehu diktatura, ja si dukej Shqipëria që s’është më

Diktatura konsiderohet si perjudha më e errët e historisë së Shqipërisë e cila e izoloi nga bota e jashtme.

Fotografi Erik Steward ka përcjellë për herë të parë se si dukej vendi ynë nën thundrat e regjimit gjakatar.

Ai e ka vizituar Shqipërinë në vitin 1988 kohë kur sistemi kishte filluar të coptohej pak e nga pak.

Më poshtë po përcjellim shkrepjet e rralla.(TemA)