Ballina Aktualitet Lajme Stoltenberg: Nëse zgjidhet emri, Maqedonia hyn në NATO

Stoltenberg: Nëse zgjidhet emri, Maqedonia hyn në NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përshëndetur përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes, ndërsa ka theksuar se nëse zgjidhet problemi, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet anëtare e aleancës.

“Me të vërtetë e përshëndes përpjekjet e bëra nga të dyja palët edhe nga Shkupi edhe nga Athina, për të gjetur zgjidhje për çështjen e emrit.

E vizitova Shkupin para disa muajve, po ashtu bisedova me kryeministrin Cipras pas vizitës sime dhe e përshëndes fuqishëm ndihën politike për përpjekjet për gjetjen e zgjidhjeve, por kjo është një çështje e rëndë dhe e ndjeshme.

Por, nëse çështja me ermin zgjidhet, atëherë NATO do ta ftoj ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë që të bëhet e anëtare e NATO-s”, tha Stoltenberg.

Siç informon korrespondentja e MIA-s nga Athina, sekretari i përgjithshëm i NATO-s duke u përgjigjur në pyetjen për zgjerimin e Aleancës tha se dyert e NATO-s janë të hapura për anëtare të reja, siç ishte vitin e kaluar me Malin e Zi, ndërsa këtë vit do të rishikohen kandidaturat e Bosnjës dhe Hercegovinës, të Gjeorgjisë, por edhe të Maqedonisë.

Artikulli paraprakAleanca PD-LSI, Berisha: E mbështes, jetike kundër Edi Ramës
Artikulli tjetërTurqi, rrezikohen konflikte të reja pas vendimit të Trump