Ballina Blog Faqe 932

Maqedoni, 26 parti politike nuk do të marrin para nga buxheti shtetëror

26 parti politike në Maqedoni janë shlyer nga regjistri për të përfituar financimin vjetor nga buxheti i shtetit. Nga Ministria e Drejtësisë theksuan se kjo ka ndodhur pasi që Enti Shtetëror për Revizion ka sjellë vendim për ndalimin e pagesës së mjeteve për partitë që nuk kanë dorëzuar raport nga regjistri për pranimin e donacioneve, nuk kanë dorëzuar llogarinë vjetore ose raport financiar.

Vendimi është firmosur më 25 prill nga ana e ministrit të dorëhequr Bilen Saliji.

Mes partive janë edhe ato në pushtet si Partia Liberal Demokrate dhe Partia për Emancipimin e Romëve, ndërsa pjesa më e madhe janë parti opozitare. Çdo vit 0,06 për qind nga të ardhurat burimore të buxhetit shtetëror ndahen për financimin e partive politike. Për vitin 2018 kjo nënkupton mbi 1,8 milionë euro. Më shumë para përfitojnë partitë që kanë marrë më shumë vota..am.

22 librat që duhen lexuar me patjetër

1..“Për kë bien këmbanat” – Ernest Hemingueji

Një nga veprat më të mira Heminguejit, “Për kë bien këmbanat” është një roman i botuar në vitin 1940. Libri tregon historinë e Robert Jordan, një specialist shpërthimesh amerikan në Brigadat Ndërkombëtare, i vendosur në një njësi guerilasish republikanë gjatë Luftës Civile në Spanjë (1939 – 1939 ).

Ai eksploron një numër temash të tilla si vdekja, dashuria, dhe fanatizmi.

2. “Zoti i fluturave” – Uilliam Golding

Kryevepra e Golding, Zoti i fluturave flet për një grup djemsh të mirë britanikë, që kanë ngecur në një ishull të pabanuar, të cilët përpiqen të vetëqeverisen, por me rezultate shkatërrimtare.

Në libër, Golding trajton temat shumë të debatueshme të natyrës njerëzore dhe mirëqenies individuale, përkundrejt të mriës së përbashkët.

3. “Ana Karenina” – Leon Tolstoi

Ana Karenina është një roman i botuar në seri nga viti 1875 deri në 1877. Duke rrëfyer historinë e aristokrates nga Shën Petërsburgu, Ana Karenina, libri eksploron në mënyrë mjeshtërore një sërë temash, nëpër pothuaj një mijë faqet e tij.

Një sondazh i vitit 2007 me 125 shkrimtarë bashkëkohorë, e shpalli Ana Kareninën “librin më të bukur që është shkruajtur ndonjëherë”.

4. “Princi i vogël” – Antoine de Saint-Exupery

I shkruajtur nga aristokrati, shkrimtari, poeti dhe aviatori francez Antoine de Saint-Exupery, Princi i vogël është një novelë shumë popullore e vitit 1943 dhe libri i katërt më i përkthyer në botë.

Libri përshkruan me shumë dhembshuri vetminë, miqësinë, dashurinë, dhe humbjen, të përjetuara nga naj princ i vogël që ka rënë në Tokë.

5. “Manifesti komunist” – Karl Marks dhe Frederik Engels

Një pamflet politik i vitit 1848 nga filozofët gjermanë Marks dhe Engels, Manifesti Komunist pranohet sot si një prej dorëshkrimeve politikë më me ndikim.

Ai paraqet një qasje analitike unike ndaj luftës së klasave, problemeve të kapitalizmit, dhe natyrës së shoqërisë e politikës.

6. “Mbi origjinën e specieve” – Çarls Darvin

I shkruajtur nga shkencëtari anglez Çarls Darvin dhe i botuar në 1859, “Mbi origjinën e specieve” është një vepër letërsie shkencore që konsiderohet edhe themeli i biologjisë evolucionare.

I shkruajtur për lexues jo specialistë, ai paraqet një trupë provash se diversiteti i jetës ka ardhur nga linja e zakonshme e trashëgimisë përmes një modeli të degëzuar të evolucionit.

7. “Zgjedhja e Sofisë” – Uilliam Stajron

“Zgjedhja e Sofisë” është një roman i vitit 1979 nga shkrimtari amerikan Uilliam Stajron.

Ai përqëndrohet në vendimin tragjik që Sofia, një katolike polake e mbijetuar e kampeve të përqëndrimit në Gjermani, u detyrua të bëjë pas futjes bashkë me dy fëmijët në kamp. Sofisë iu desh të zgjedhë se cili prej fëmijëve do të jetonte dhe cili do të vdiste.

8. “Në rrugë” – Nga Xhek Keruak

Libri përcaktuas i brezave të kundërkulturës, së pasluftës. “Në rrugë” është një roman i vitit 1957 nga shkrimtari amerikan Xhek Keruak.

Bazuar në udhëtimet e Keruak dhe miqve të tij nëpër Amerikë, libri flet për jetën e lirë, xhazin, poezinë dhe drogat. Ai është zgjedhur nga revista TIME si një prej 100 romaneve më të mirë në gjuhën angleze, nga viti 1923 deri në 2005.

9. “Të vrasësh zogun përqeshës” – Harpër Li

Romani fitues i Cmimit Pulitzer me autore Harper Li është shndërruar në një klasik të letërsisë moderne amerikane.

Me linjën e tregimit dhe personazhet që janë bazuar kryesisht në vëzhgimet që vetë autorja i ka bërë familjes së saj dhe fqinjëve, romani është i njohur për ngrohtësinë dhe humorin, pavarësisht se trajton problemet serioze të përdhunimit dhe pabarazisë racore.

10. “1984” – Xhorxh Oruell

“1984” është një roman distopik i shkruajtur nga shkrimtari anglez Xhorxh Oruell.

Romani i ka të vendosura ngjarjet në një botë të zymtë me luftë të përjetshme, me mbikëqyrje të kudondodhur nga ana e qeverisë dhe manipulim publik, ku individualizmi dhe mendimi i pavarur persekutohen dhe mendohen si “krime”.

11. “Konti i Monte Kristos” – Aleksandër Dyma

I përfunduar në vitin 1844, Konti i Monte Kristos është një roman aventurë që merret me tema të shpresës, drejtësisë, hakmarrjes, mëshirës dhe faljes.

Ai përqëndrohet tek një burrë i cili burgoset pa të drejtë, arratiset nga burgu, fiton një pasuri dhe më pas i hyn rrugës së hakmarrjes për ata që ishin përgjegjës për burgosjen e tij.

12. “Getsbi i madh” – Skot Fitzxherald

I konsideruar vepra më e madhe e Fitzxheraldit, Getsbi i Madh eksploron temën e dekadencës, idealizmit, rezistencës ndaj ndryshimit, rebelimit social, dhe teprimeve, duke krijuar një portret të Epoës së Xhazit apo viteve Njëzetë, që është përshkruar si një rrëfim paralajmërues për Endrrën Amerikane.

13. “Alkimisti” – Paolo Koelho

Alkimisti është një roman i autorit brazilian Paolo KOelho, i botuar fillimisht në vitin 1988.

Një roman alegorik, ai ndjek një bari andaluzian në udhëtimin e tij në Egjipt, pasi ka parë një ëndërr sikur ka gjetur një thesar atje. Një bestseller ndërkombëtar, Alkimisti është një prej librave më popullorë në histori.

13. “Të drejtat e njeriut” – Tomas Pein

Botuar në dy pjesë në mars 1791 dhe shkurt 1792, Të drejtat e Njeriut është një prej librave më të rëndësishëm të shkruajtur nga Tomas Pein, një aktivist politik anglo amerikan, filozof, teoricien i politikës dhe revolucionar. Libri merret me Revolucionin Francez dhe të drejtat që i duhen dhënë të gjithë qenieve nejrëzore.

14. “Një histori e shkurtër e kohës” – Stiven Hoking

Një histori e shkurtër e kohës është një libër i shkencës popullore i vitit 1988 nga fizikani britanik Stiven Hoking.

Në libër, Hoking përpiqet të shpjegojë një sërë temash si kozmologjia, duke përfshirë Big Bangun, vrimat e zeza, si dhe konet e dritës për lexuesit jo specialistë. Libri u bë menjëherë shumë i shitur dhe u përkthye në 35 gjuhë, deri në vitin 2001.

15. “Në egërsinë e natyrës” – Xhon Krakauer

I shkruajtur nga XHon Krakauer në vitin 1996, ky libër është një bestseller ndërkombëtar dhe është botuar në 14 gjuhë.

I përdorur gjerësisht në kurikulën e shkollave dhe kolegjeve, libri merret me temat se si të pranohesh në shoqëri dhe se si, ndonjëherë, të gjesh vetveten bie ndesh me të qënit një pjesëtar aktiv i shoqërisë.

16. “Thertorja Pesë” – Kërt Vonegat

Thertorja-Pesë është një roman satirik nga Kërt Vonegat për Luftën e DYtë Botërore.

I konsideruar gjysmë autobiografik, romani bazohet pjesërisht në përvojën e vetë autorit në luftë. Përgjithësisht i pranuar si libri më me ndikim i Vonegat, libri përqëndrohet tek ushtari amerikan Billi Pilgrim.

17. “Liza në botën e çudirave”

Eshtë një roman aventurash i shkruajtur nga matematicieni anglez Charles Dodgson nën pseudonimin Luiz Karol.

Libri luan mjeshtërisht me logjikën, duke i dhënë një popullaritet të madh si tek të rriturit, edhe tek fëmijët.

18. “Portreti i Dorian Greit” – Oskar Uajlld

I vetmi roman i Oskar Uajlld, Portreti i Dorian Greit është një roman gotik që merret me temat e esteticizmit, dyfishtësisë morale, dhe vetëllastimit.

Në vitin 1890 kur u botua fillimisht, ai fyeu ndjeshmëritë morale të lexuesve dhe kritikëve, por sot konsiderohet një prej veprave më të spikatura të shekullit 19.

19. “Kumbari” – Mario Puco

Kumbari është një roman i famshëm krimi, i shkruajtur nga shkrimtari italo-amerikan Mario Puco.

Trajton historinë e një familje mafioze në Nju JOrk, e udhëhequr nga Don Vito Korleone, që u bë sinonim me mafian italiane. Romani mbulon vitet 1945-1955 dhe ofron gjithashtu historinë e të kaluarës së Korleones.

20. “Ferma e Kafshëve” – Xhorxh Oruell

Një tjetër vepër e madhe e Xhorxh Oruellit. Një roman alegorik dhe distopik i botuar fillimisht në Angli në vitin 1945.

Duke kritikuar në mënyrë alegorike komunizmin, libri u refuzua fillimisht nga një numër botuesish amerikanë, por sot konsiderohet një prej librave më me ndikim që është shkruajtur ndonjëherë.

21. “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” – Ernest Hemingueji

I shkruajtur nga Erih Maria Remark, një veteran gjerman i Liftës së Parë, “Asgjë e re nga fronti i perëndimit” është një roman lufte i botuar në vitin 1928.

Libri përshkruan stresin ekstrem fizik dhe mendor të ushtarëve gjermanë gjatë luftës, si dhe shkëputjen nga lufta civile e shumë prej këtyre ushtarëve, pas kthimit në shtëpi.

22. “Njëqind vjet vetmi” – Gabriel Garsia Markez

E konsideruar vepra më e madhe e Markezit, Njëqind vjet vetmi është një roman i realizmit magjik botuar në vitin 1967, që rrëfen historinë e familjes Buendia.

I përkthyer në 37 gjuhë dhe me më shumë se 30 milionë kopje, romani njihet si një prej veprave më të rëndësishme në letërsinë e gjuhës spanjolle./sn/

Mali Ylber, një prej vendeve më të bukura në botë është i rrezikuar

Mali Ylber, që është një prej vendeve më mahnitëse në botë po rrezikohet nga turistët dhe nja kompanie minerare.

Mali Ylber në Peru vizitohet 1000 turistë të cilët ngjiten në kulmin e tij çdo ditë.

Mali përbëhet nga ngjyra e bardhë, e verdhë, e kuqe dhe ngjyrë vjollcë.

Por mali ka edhe që ka sedimente minerale që datojnë miliona vite më parë. Në këtë mënyrë mali është një burim i rëndësishëm i të ardhurave për njerëzit që jetojnëe në komunitetin afër. Ata i bëjnë guidën turistëve dhe i shoqërojnë me kalë.

Çdo vit ata kanë një fitim prej 400.000 dollarë. Megjithatë praktikat e tyre të paqëndrueshme mund të çojnë në shkatërrimin e peizazhit fitimprurës.

Ambjentalistët kanë raportuar se janë shkaktuar dëme në rrugën e ecjes prej 4 km si edhe ka shenja të erozionit.

Strehimi për turistat ka sjellë dëmtimin e një livadhi aty pranë, që vizitohen nga rosat migruse, i cili ëshët shëndrruar në park të madh.

Atraksioni turistik u zbulua vetëm pesë vjet më parë, pasi që sipas komuniteteve lokale indigjene mali ishte i mbuluar me borë. Ngrohja globale shkaktoi që akulli të shkrihej dhe të shfaqej Mali Ylber./Ora News.tv/

Moti sot në Maqedoni

Moti sot në Maqedoni pritet të jetë me periudha dielli, ndërsa pasdite do të krijohen kushte për vranësira.

Gjithashtu, pritet që të ketë edhe të reshura shiu dhe vetëtima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7°C e deri më 15°C, kurse ajo ditore do të lëvizë nga 18°C e deri më 26°C.

Fiku dhe dobitë që i sjell trupit

Fiku është një frut të cilin e gjejmë lehtësisht gjatë periudhës së verës dhe për një pjesë të madhe, mund të jetë edhe fruti i preferuar. Ai është njohur që në lashtësi për vetitë kurative.

Faraonët e kanë përdorur fikun në trajtimin e shumë sëmundjeve.

Fiku përdoret si zbutës për stomakun e shërues për sëmundjet e gjoksit, zemrës, për zhdukjen e dy parazitëve të barkut e stomakut dhe shërimin e mëlçisë.

Gjithashtu ky frut ka gjetur përdorim për shërimin e mushkërisë, kanaleve urinare e shumë sëmundjeve të tjera.

Fiku pakëson aciditetet në trupin e njeriut, shmang ndikimin e tij të keq, gjë e cila çon në shfaqjen e sëmundjes së lisë, parandalimin e rrahjeve të zemrës, temperaturës.

Ai është i dobishëm për gratë shtatzëna e ato që ushqejnë me gji foshnjat. Me të mund fashohen tumoret e ashpra dhe përdoret në formë gargareje me lëkurat e shegës.

Gjethet e fikut janë të vlefshme për sëmundjen e urdhjes si dhe puçrrat e parakohshme. Fiku është i dobishëm gjithashtu në rastet dizanterisë dhe pastrimit të veshkave.

Lëngu i fikut është i vlefshëm për tumoret në grykë, ndërsa qumështi i tij me mjaltë vlen për perden e syve. Infuzioni, ekstrakti (lëngu) i tij është i dobishëm për kollën e mirë, dhimbjet e gjoksit si dhe tumoret në mushkëri./sn/

A duhet pirë kafja në mëngjes?

Kafja është një temë e pashtershme, veçanërisht interesante për studiuesit të cilët shpesh e studiojnë ndikimin e kësaj pije të preferuar në organizmin tonë…

Dhe ne e dimë se pirja e kafesë së zezë ka përparësi të caktuara, por edhe negativitete në shëndetin tonë.

Kohët e fundit hulumtuesit nga departamenti i epidemiologjisë dhe gjenetikës së Institutit Kombëtar të Kancerit në Shtetet e Bashkuara raportuan se pirja e kafesë në sasi të mëdha mund ta zvogëlojë rrezikun e melanomës malinje.

Dhe nuk ka dyshim, kafja e zezë është e pasur me antioksidantë të cilët veprojnë në mënyrë të favorshme në shëndetin tonë. Megjithatë, ka shumë rëndësi se kur dhe si e pini kafenë e zezë.

Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan, të nxehtë, të kafesë së zezë në mëngjes. Dhe madje në lukth të zbrazët pa e ngrënë mëngjesin. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë të përditshëm herët në mëngjes, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.

Megjithatë, pirja e kafesë së zezë esëll ka disa efekte të tjera shëndetësore. Një filxhan kafeje të pastër të zezë esëll e stimulon sekretimin e acidit klorhidrik (HCl) në sistemin e tretjes, dhe këtë dukuri të pakëndshme do ta ndiejnë shumë shpejt personat e prirë ndaj gastritit, shkruan “Healthy Food Team”.

Nuk kursehen as personat që nuk vuajnë nga gastriti, sepse ky acid e shpërbën ushqimin që ne e konsumojnë, dhe nëse mungon gjatë ditës, do të kemi probleme me tretje dhe shpërbërje të reduktuar të proteinave.

Proteinat problematike

Proteinat të cilët “mbërthehen” të pashpërbëra në trup mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore si fryrje, irritim apo inflamacion të zorrëve dhe madje edhe kancer të gjirit.

Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi në lukth të zbrazët. Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit, sepse atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.

Edhe përkundër protestave, kazinoja në Reçicë të Vogël vazhdon të mbushet me aparate (VIDEO)

“Kazinoja në Reçicë të Vogël vazhdon të mbushet me aparate e me arka. Kujt i bëhet vonë se banorët nuk duan kazino? Kujt i intereson se protestojnë njerëzit”, – thuhet në postimin e kësaj video nga banorët e Tetovës, përcjell Almakos.

Ditë më parë protestuesit në Tetovë ngritën zërin kundër hapjes së një kazinoje në Reçicë të Vogël, përballë objektit të UT-së e në afërsi të dy shkollave të mesme, atë të mjekësisë dhe bujqësores.

Ndryshe, në qytetin e Tetovës ka rreth 50 kazino dhe mbi 150 bastore sportive, dhe shumica e tyre as që kanë leje përkatëse për veprimtaritë që ushtrojnë. Pprotestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen deri sa kazinotë dhe bastoret sportive të largohen nga afërsia e shkollave dhe universiteteve në Tetovë./Almakos

Flet dëshmitari: E kam parë trupin e policit në mes të lumit (VIDEO)

Ekipet e kërkimit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit të dytë Armend Trena. Policia e Kosovës e ka konfirmuar se është gjetur një turp i pajetë në lum, ai i përket policit të dytë të zhdukur.

Banorët e kanë parë trupin e pajetë të policit të zhdukur derisa sa kanë njoftuar menjëherë ekipet e kërkimit që kërkonin në lumin Lepenc.

“Kur e kam pa prej së largu tu ardh mbi lumin Lepenc, atje përmi urë e kam pa për mjedis ujit duke ardhur, tani i kam tregu vëllaut se jam sëmut prej këmbe, tani vëllau i ka tregu policisë dhe FSK’së”, tha një dëshmitar.

“Ngushëlloj familjen së pari, ne kemi qenë tu ndejt me vëlluan dhe një kushëri, sapo kanë shku Ushtria dhe ekipet e kërkimit këtu teposhtë, vëllau ka ardhur ka thënë kshyr diçka se është tu ardhën, si e kam pa e kam ditë se është njeri, e kam përcjell kufomën dhe ju kam bërtitur zhytësve se ja ku është kufoma, ka dal njëri e ka kap, kam shku deri te shtëpia e kam marr një mbuloj dhe ja kam dhënë për të mbuluar trupin e pajetë”, tha tjetri dëshmitar.

Dy policët, derisa po lëviznin me veturë zyrtare, kishin devijuar rrugën dhe kishin rënë nga ura, e cila ndodhet rreth 150 metra e lartë, mbi lumin Lepenc.

Kush dhe si do të përgjohet në Maqedoni?

Qeveria së fundmi ka lidhur një memorandum bashkëpunimi me Qendrën për kontroll demokratik të forcave të sigurisë (QKDS) nga Gjeneva e Zvicrës. Krejt kjo për të ndihmuar organin më të ri për zbatimin e përgjimeve, Agjencinë operative teknike,e cila u themeluar me ligj të e veçantë para disa ditësh në Parlament. Reformat në sektorin e shërbimeve të inteligjencës, siç njoftuan nga Qeveria, të dy trupat pritet ta zbatojnë Brenda periudhës 2017-2020

Fatos RUSHITI

Shkup, 7 maj – Reformat në shërbimin inteligjent bashkë me reformat në gjyqësor do të jenë ndër matësi kryesor të cilësisë së qeverisjes të garniturës aktuale në pushtet. Së fundmi u miratuan dy ligj të rëndësishme Miratimit ai për ndjekjen e komunikimeve dhe ligjit të ri për dëshmitar të mbrojtur. Përmes të parit kompetenca për përgjim nga DSK kalohet në Prokurorinë publike ndërsa përmes të dytit Prokuroria Speciale i jepet mundësia që vetëm ti përcaktojë personat për dëshmitar të mbrojtur duke mos qenë e varur siç ishte deri më tani nga Prokuroria Publike, shkruan gazeta KOHA.

Me këto dy ligje vetëm se filloi misioni për reformimin dhe modernizmin organeve të sigurisë në vend dhe misioni për të zbardhur të vërtetën e se kush përgjoi në mënyrë të paligjshme në Maqedoni viteve më herët. Që në fillim kur duhet të nisë zbatimi i ligjeve në sferën e sigurisë, Qeveri e re kryesuar nga LSDM ka dhënë shenja se e ka seriozisht në realizimin e këtij misioni dhe të mos përsërit gabimet e qeverive të mëhershme kur dhe ajo vetë ishte në pushtet kur dhe ndodhi rasti Sopoti.

Qeveria së fundmi ka lidhur një memorandum bashkëpunimi me Qendrën për kontroll demokratik të forcave të sigurisë (QKDS) nga Gjeneva e Zvicrës e cila ka partneritet me qeveritë e shumë shteteve në Bot shteteve, parlamentet, shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare dhe palë tjera nga sektori i sigurisë, përfshi nëpunës policor, gjykatës, agjenci hetimi, forca të armatosura e kështu me radhë. Krejt kjo për të ndihmuar organin më të ri për zbatimin e përgjimeve, Agjencinë operative teknike,e cila u themeluar me ligj të e veçantë para disa ditësh në Parlament. Reformat në sektorin e shërbimeve të inteligjencës, siç njoftuan nga Qeveria, të dy trupat pritet ta zbatojnë Brenda periudhës 2017-2020. Ndihma e(QKDS) kryesisht është në aspektin praktik në teren, zhvillojnë dhe promovojnë norma të përshtatshme demokratike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, përfaqësojnë praktikën më të mirë dhe propozojnë politika që mundësojnë udhëheqje demokratike të sektorit të sigurisë.

Sipas Ligjit të ri për ndjekjen e Komunikimeve. kërkesë për realizimin e masave te veçanta hetimore mund të parashtrojë Prokuroria publike kompetente ose personi i autorizuar i policisë gjyqësore deri tek gjyqtari i procedurës paraprake. Gjyqtari i procedurës paraprake do të vendos me se voni 48 ore nga parashtrimi i kërkesës. Ndërkaq zbatimin e masës së veçantë hetimore do ta realizojë Agjencia teknike operative (ATO). Siç thotë zëvendësministri i punëve të Brendshme, Agim Nuhiu, ATO do të posedojë kushte teknike për ndjekjen e komunikimeve për hetime penale dhe për mbrojtjen e interesave të sigurisë dhe mbrojtjes së shtetit. “Agjencia do të ketë Drejtorin e saj që do të zgjidhet nga Parlamenti me 2/3 e votave dhe me Badinter. Në këtë mënyrë do të kemi një drejtor që do të duhet të sigurojë edhe mbështetjen e deputeteve shqiptarë”, thotë për KOHA, Agim Nuhiu.

Me Ligjin për ATO, thekson Agim Nuhiu, parashikohen të punësohen punonjës operativ, punonjës profesional dhe punonjës teknik operativ. “Jemi të bindur se mekanizmi i vettingut në një forme të caktuar do të zbatohet në punësimet e reja sidomos kur do të jetë në pyetje kredibiliteti profesional dhe moral, duke përfshirë edhe pastërtinë e figurës së punonjësit konkret’, zotohet kështu Agim Nuhiu. Është me rëndësi të themi, shton ai, se ATO do të ketë mbikqyrje nga Parlamenti duke dorëzuar Raporte për numrin e komunikimeve të aktivizuara për të gjitha organet, për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, gjendjen e konstatuar nga mendimet dhe udhëzimet gjatë kontrolleve profesionale ndaj operatorëve, numrin e procedurave disiplinore, etj”, thotë Agim Nuhiu.

Ndryshe, po sipas ligjit të ri për ndjekje të komunikimeve, organi kompetent pranë Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim, konkretisht inspektoi i DSK-së, indiciet për personin caktuar dhe faktet që posedon e lajmëron Prokurorinë. Prokuroria ka të drejtë të refuzojë ato që parashtron Inspektori i DSK-së, ose të vendosë që të vazhdojë procedura. Më pas prokuroria parashtron kërkesë deri tek gjykatësi i procedurës paraprake për të ndjekë masa të veçanta hetuese ndaj personit të caktuar. Gjykatësi i procedurës paraprake vendosë të refuzoj se të pranojë kërkesën e prokurorisë, nëse po atëherë Zbatimin e masave hetuese e bënë Agjencia Operative Teknike.

Pas periudhës së caktuar për përgjim, materialet e përgjuara shkojnë në Prokurori dhe ajo mund të ngrit ngritë aktakuzë kundër personit të përgjuar. (koha.mk)

Ekspertët: SHBA dhe BE të rrisin angazhimin në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor ndeshet sot me shumë rreziqe dhe ka nevojë për një angazhim më të madh nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ky është përfundimi i një studimi të ri që iu prezantua ditët e fundit në Uashingotn. Autorë të tij janë ish diplomatë të njohur amerikanë, Thomas E. Graham, Jonathan Levitsky, Cameron Munter dhe Frank Wisner. Sipas tyre anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE është mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë ndikimeve negative në rajon nga Rusia, Kina dhe Turqia.

Pjesëmarrësit në diskutimin e zhvilluar në Institutin Amerikan të Paqes shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me zhvillimet negative në Ballkanin Perëndimor. Ambasadori Frank Wisner, ish i dërguar i posaçëm i Departamentit të Shtetit në bisedimet e vitit 2005-2006 mes Prishtinës dhe Beogradit, tha se disa nga rreziqet kryesore sot në Ballkanin Perëndimor janë përkeqësimi i qeverisjes, rreziku i tensioneve etnike, si dhe ndikimi negativ i disa faktorëve të huaj.

“Ndërhyrja destabilizuese e Rusisë, në veçanti, shtimi i pranisë kineze, të cilët megjithëse ende nuk kanë shpallur një kurs të qartë politik për Ballkanin, përmes investimeve, janë në rrugë për t’u bërë një aktor serioz në rajon pa përfillur fare standartet evropiane dhe parimet e perëndimit. Edhe Turqia, me modelin e saj të një vendi autoritar islamik paraqet një sfidë për të ardhmen transatlantike të Ballkanit. Të gjithë këta faktorë janë të rinj dhe në qendër të vëmendjes sonë”.

Ish-diplomati amerikan, Jonathan Levitsky, ish ndihmës i të dërguarit amerikan për Ballkanin Richard Holbrooke, theksoi se rënia e angazhimit diplomatik të Perëndimit në rajon në vitet e fundit është shqetësuese.

“Në një masë të madhe vëmendja diplomatike amerikane është larguar nga rajoni, duke filluar pas sulmeve të 11 shtatorit 2001. Synimi ynë nuk është që të kthehemi në të njejtin nivel angazhimi në Ballkan si në fund të viteve 1990. Shpresojmë që kjo kurrë të mos jetë e nevojshme. Por, një angazhim relativisht i vogël sot mund të ketë një ndikim të madh në parandalimin e përkeqësimit të gjendjes dhe nevojën për një angazhim shumë më të madh në të ardhmen”.

Boshllëku i krijuar nga mungesa e një angazhimi të nivelit të lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian në dhjetë vitet e fundit, po shfrytëzohet nga vendet si Rusia, Kina dhe Turqia, thotë ish këshilltari i presidentit George Bush për çështjet e Rusisë Thomas Graham, sot me organizatën “Kissinger Associates Inc.”

“Një angazhim në një nivel më të lartë nga Perëndimi është një element i rëndësishëm kundër këtyre ndikimeve, duke i dhënë banorëve të rajonit shpresën se ekziston një alternativë, se Perëndimi është i interesuar për rajonin, se ekzsiton një rrugë për të ecur përpara që do të sjellë më shumë siguri, qëndrueshmëri dhe begati në rajon në aspektin afatgjatë”.

Pjesëmarrësit në këtë diskutim thanë se shtimi i përpjekjeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe në Nato është gjithashtu një mënyrë e efektshme për t’iu kundërvënë ndikimit negativ nga jashtë. Në këtë kontekst, ambasadori Frank Wisner tha se Uashingtoni dhe Brukseli duhet të ndihmojnë vendet e Ballkanit të zgjidhin problemet mes tyre dhe mos ta pengojnë njëri-tjetrin në procesin e integrimeve euro-atlantike. Zoti Wisner tha se duhet t’i jepet një shtytje më e madhe dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Ne kemi thënë në mënyrë shumë të qartë se nuk duhet të lejohet asnjë vend i ri i Bashkimit Evropian të ketë të drejtën e vetos në lidhje me anëtarësimet e ardhshme. Pra, që Serbia të mos jetë në gjendje të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në BE. Unë e di që ky është edhe qëndrimi i kancelares gjermane Angela Merkel dhe ne gjithashtu jemi plotësisht dakord me këtë qëndrim”.

Në Raportin “Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor – Rekomandime për Diplomacinë Amerikane”, theksohet se dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës duhet të sjellë si rezultat pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Në raport, autorët rekomandojnë që KFOR-i të vazhdojë praninë në Kosovë, por një bazë e përhershme ushtarake e Natos ose e Shteteve të Bashkuara nuk do të ishte e nevojshme sepse do të provokonte Serbinë dhe Rusinë. Raporti gjithashtu rekomandon krijimin e një force mbrojtëse të Kosovës, të armatosur lehtë.(VOA)

Promovohet libri “Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes Kombëtare nëpër shekuj”

Të shtunën, më 5 maj 2018, në sallën e Kuvendit komunal të Preshevës, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë organizoi promovimin e librit monografik “Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes kombëtare nëpër shekuj”të Xhemaledin Salihut, profesor, në botim të Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore, ku morën pjesë intelektual, krijues, shkrimtarë, publicistë nga Kosova, Maqedonia,Shqipëria dhe të Luginës së Preshevës.

Moderatore e programit në përurim ishte Arditë Behluli nga TV Presheva.

Shaban Aliu, profesor i muzikës dhe djemtë e tij, Shkodran dhe Gentian Aliu, profesor violine u kujdesën për pjesën muzikore –artistike të programit.
Në fillim të programit Shkodran dhe Gentian Aliu me violinë ekzekutuan kryeveprën e këngëtares të mirënjohur Nexhmije Pagarusha “Baresha”
Moderatorja Arditë Behluli lexoi pjesë nga libri i përmendur dhe në shpallje të programit përshëndeti të gjithë të pranishmitë.

Salla e Kuvendit komunal ishte përplotë e mbushur me pjesëmarrës nga të gjitha trojet shqiptare.
Recensentii i librit Dr. Veton Zejnullahu dha fjalën kryesore lidhur me librin e përmendur: “E pyeta veten, sepse ky është libri i tij i tretë monografik, së pari për Bujanocin me rrethinë, pastaj për fshatin Raincë, i cili qëndron në mes të Bujanocit dhe Preshevës, dhe tash së fundmi edhe për Preshevën duke e pasuruar kështu edhe më shumë krijimtarinë e tij të çmuar por edhe duke na
dhënë neve informacione të reja dhe të vlefshme për këtë pjesë të trungut
tonë kombëtar”, ndërsa Prof. dr. Nebi islami kishte përgatitur enkas një fjalë rasti për librin shkencor popullarizues, si e quajti ai.
Më pastaj, profesorët e violinës, Shkodran dhe Gentian Aliu ekzekutuan veprën klasike “Capricce nr.4” të Winjavskit.
Publicisti nga Bujanoci, Sevdail Hyseni në fjalën e tij u shpreh:” Në librin monografik “Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes Kombëtare nëpër shekuj”, trajtohen tema të rëndësishme nga aspekti gjeografik,toponimik, historik, gjatë kohërave të ndryshme, luftërat dhe rezistenca e Shqiptarëve të Preshevës për liri e drejtësi, trashëgimia kulturore, trashëgimia natyrore, trashëgimia shpirtërore, Karadaku i Preshevës, arsimi, kultura dhe informimi i saj.”
Bilall Maliqi, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Preshevë lexoi shkrimin e gazetarit nga Gjilani, Tefik Selimi, në të cilin thuhet:” Ky intelektual nuk hezitoi të shkruajë apo të mbledhë të dhëna më të ndryshme për ta ndriçuar Preshevën si pjesë e pandarë e Lëvizjes Kombëtare shqiptare nëpër shekujt. Andaj, në projektin e tij madhorë “Presheva pjesë e pandarë e Lëvizjes Kombëtare nëpër shekuj”, është monografia më e plotë gjer më sot e tij e botua ditë më parë në Prishtinë, 2017.”
Publicisti Skender Latifi, i ardhur nga Belgjika foli për librin me një qasje tjetërfare dhe e quajti librin në fjalë njësi etno-kulturore dhe kartë identifikimi për Preshevën.

Në fjalën e rastit, Banush Ymeri, profesor i pedagogjisë nga Prishtina tha: “Në bazë të asaj që pata mundësi të lexoj, fitova përshtypjen se pedagogu dhe punëtori i palodhshëm i arsimit dhe i kulturës, Xhemaledin Salihu, pas një pune këmbëngulëse shumëvjeçare, arriti që punën dhe aktivitetin e tij shkencor, hulumtues, ta përmbledhë në këtë monografi, e cila i tejkalon përmasat e një studimi të llojit të vet.
Lënda e prezantuar në këtë libër voluminoz “PRESHEVA PJESË E PANDASHME E LËVIZJES KOMBËTARE NËPËR SHEKUJ” është një përpjekje serioze e autorit për ta ndriçuar të kaluarën e lavdishme e kësaj treve. Për ta arritur këtë qëllim, shihet autori ka gjurmuar përqindje më të madhe të literaturës, e cila aktualisht njihet, ka kombinuar këto metoda hulumtuese me gjurmime në terren, ka bërë intervista e biseda me njerëz të moshuar të profesioneve të ndryshme, ka gjurmuar sirtarët e arkivave shtetërore të Maqedonisë e të Serbisë, ka konsultuar gazeta, revista, vjetarë e portale, ka bërë hulumtime në ente të caktuara e në arkivat e administratës, në faltore, në objektet e kulturës materiale dhe po thuaj se në të gjitha segmentet e mundshme kërkimore.
Rezultatin e këtyre angazhimeve këmbëngulëse, ai, ia ka nënshtruar metodologjisë së përparuar të punës hulumtuese shkencore, duke i analizuar njësitë e përmbajtjeve të caktuara, duke nxjerrë sinteza të qëndrueshme konstatimesh realiste, duke induktuar pjesët në tërësinë e lëndës, gjithnjë i prirë nga objektiviteti shkencor.”

Më pastaj promovimin e librit e përshëndetën, Agron Isa Gjedia, avokat nga Tirana, kryetar i Shoqatës kombëtare “Bytyçi” Tiranë-Tropojë, Orhan Rexhepi, Demush Berisha dhe dashamiri i librit Aliu.
Xhemaledin Salihu, autor i librit në fjalë përshëndeti të gjithë të pranishmitë në këtë ngjarje kulturore, të cilët me ardhjen e tyre e nderuan autorin, librin dhe madhështuan manifestimin.

Në veçanti përshëndeti Kryesinë e punë në promovim: Dr. Veton Zejnullahun dhe Sevdail Hysenin,publicist, pastaj Z.Agron Isa Gjedian, avokatin nga Tirana, kryetar i Shoqatës kombëtare “Bytyçi”, Prof. Dr. Shefki Selamin, profesor i Universitetit të Tetovës me bashkëshorten Fëllanzën, Z. Nexhat Rexhën, ish drejtor i Gjimnazit në Dardani, delegacionin nga Prishtina, me Banush Ymerin, profesor i pedagogjise,delegacionin nga Gjilani me Gani Krasniqin, profesor, delegacionin nga Bujanoci me Nehat Ramizin, nënkryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore, Bilall Maliqin, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve në Preshevë, Skender Latifin nga Belgjika, Orhan Rexhepin, Demush Berishën, Aliun nga Presheva, TV Preshevën dhe TV Aldin që rregullisht i mbulojnë ngjarjet kulturore të organizuara nga Shoqata dhe autori.

Autori i librit, Xhemaledin Salihu e falenderoi familjen e tij që pati durim shumëvjeçar gjatë shkrimit të monografisë në fjalë, që nga viti 1994, atëherë kur në komunën e Preshevës u formua një Këshill punuus në hulumtimin, mbledhjen dhe hartimin e një monografie mbi arsimin dhe kulturën në Komunën e Preshevës. Në këtë hulumtim dhe vjelje të materialit arkivor, bibliotekar u mblodh jo vetëm material për arsimin dhe kulturën në Preshevë, por edhe material tjetër, i cili është pjesë e këtij libri. Nga materiali i përmendur i mbledhur u hartuan monografitë: Arsimi fillor në komunën e Preshevës dhe Kultura shqiptare në komunën e Preshevës, shkruar nga Xhemaledin Salihu.

Në vazhdim ai falenderoi redaktorin, redaktorin e realizimit kompjuterik dhe bërësin e kopertinës, Prof.dr. Lulzim Lajçin, seksretar shkencor i Institutit Albanologjik në Prishtinë, recensentët Dr. Veton Zejnullahun dhe Dr. Ardian Eminin, Prof.dr. Nebi Islamin, publicistin Sevdail Hysenin, gazetarin Tefik Selimin, Banush Ymerin, profesor i pedagogjise, Skender Latifin, publicist dhe të gjithë ata që e përshëndetën promovimin e librit.
Poashtu, autori i librit falenderoi të gjithë bashkëbiseduesit, informatorët , bashkëpunëtorët dhe të tjerët që u angazhuan në daljen e këtij libri.

Në veçanti falenderoi donatorët e botimit të librit: Këshillin komunal të Preshevës, Qenan Haxhi Vlora Hamdiun nga Kumanova, Fadil Selimin-Presheva, Roland Mechanical corp. NY dhe Alajdin/Abdullah/Ismailin nga Presheva.
Autori falenderoi Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, me kryetar Shukri Ymerin, i cili ishte donator kryesor i promovimit të librit.
Autori falenderoi profesor Shaban Aliun, me djemtë e tij, Shkodran dhe Gentian Aliun, profesor violine që me pjesën muzikore-artistike ngritën nivelin artistik dhe vlerën e kësaj ngjarjeje.Këta me ekzekutimin e mirëfilltë të muzikës klasike dhe këngës së mirëfilltë shqiptare kënaqën pjesëmarrësit e kësaj ngjarjeje kulturore dhe shkencore për Preshevën dhe më gjërë.
Autori falenderoi moderatoren e shkëlqyeshme në moderimin artistik të programit, Znj. Ardita Behlulin, që me moderaton dhe invencionin e saj ngriti nivelin artistik të programit.
Poashtu, në fund, autori falenderoi të gjithë ata që u kujdesën për nivelin dhe mbarëvajtjen e programit: Argëtim Emini, Fatos Hyseni e të tjerë.
Në fund të programit Shkodran dhe Gentian Aliu me violinë dhe profesor Shaban Aliu me dy këngë:
“Poçari” dhe “Pranvera filloj me dalë” kënaqën pjesëmarrësit e promovimit.

Nikoqiri i promovimit të librit, Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me autorin organizoi një drekë për pjesëmarrësit e manifestimit kulturor në restorantin “Pikollo” ku përsëri me këngë të mirëfillta shqiptare të pranishmitë i kënaqi, i mbushi shpirtësht dhe i argëtoi Shaban Aliu me djemtë e tij:Shkodran dhe Gentian Aliun.

Në fund i falenderoi të gjithë ata që morën pjesë në promovimin e librit tim, që e madhështuat këtë ngjarje kulturore-shkencore me prezencën e Juaj.

Të gjithë po ikin për Gjermani, por çfarë jete po i pret atje

Sa janë rrogat dhe sa para nevojiten në muaj për të mbijetuar në Gjermani? Diku rreth 32 mijë kosovarë në vjet ikin nga Kosova drejt Gjermanisë për të kërkuar një jetë më të mirë. Megjithatë, përderisa të gjithë shpresojnë që Gjermania ua mundëson atë “jetë më të mirë”, duhen të dinë disa gjëra para se të vendosin të shpërngulen.

Si do të jetë jeta juaj në një vend të huaj, kjo e gjitha varet nga profesioni që e zotëroni.

Me poshtë janë disa shembuj se sa përfitojnë në Gjermani:

Një inxhinier i ndërtimtarisë në muaj përfiton 3 mijë euro bruto, përkatësisht 2 mijë euro neto, ndërsa arkitektët janë në një rang me inxhinierët, mjekët dhe matematikanët përfitojnë më shumë se 600 euro në muaj, përderisa punonjësit e IT –isë diku rreth 2 mijë e 300 euro neto.

Kamerierët, kuzhinierët dhe frizerët përfitojnë 1000 euro në muaj, plus bonuset.

Automekanikët dhe elektricistët përfitojnë diku afër 1.300 euro, ndërsa kujdestaret me përvojë 1.600 euro në muaj, transmeton DW.

Po mbi të gjitha shpenzimet janë shumë të mëdha, për qira ju nevojiten lartë e poshtë 600 euro dhe kjo varet shumë prej vendqëndrimit.

Për ushqim dhe nevoja të tjera, për person ju nevojiten minimum 280 euro, ndërsa kartela mujore për transport publik fillon nga 50 deri në 100 euro

Franca kërkon heqjen e disa ajeteve kuranore, tërbohet Turqia: Ky është kulmi i injorancës dhe idiotësisë në epokën moderne

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës së Republikës së Turqisë, Ibrahim Kalin, theksoi të dielën se Kurani i Madhërishëm do të ruhet deri në ditën e kiametit.
Plot 300 intelektualë dhe politikanë francezë bënë një kërkesë që shkaktoi reagimin e Ankarasë zyrtare.

Emrat në fjalë, mes të cilëve edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, kërkuan heqjen e disa ajeteve nga Libri i Shenjtë i Islamit duke pretenduar se ato përhapin dhunën dhe antisemitizmin.

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës në fjalë.
“Kurani Famëlartë s’është lojë ‘pazëll’ e askujt. Është libri ynë i shenjtë. Do të ruhet deri në ditën e kiametit ashtu siç është shpallur. Antisemitizmi është një ideologji urrejtjeje e shfaqur në Evropë. Perëndimorët që duan ta zgjidhin këtë problem, le të vënë në pyetje burimet e tyre. Ky është kulmi i injorancës dhe idiotësisë në epokën moderne”, shkroi Kalin përmes llogarisë së tij në rrjetin social “Twitter”.

Nga e njëjta platformë është prononcuar në lidhje me këtë çështje edhe zëvendëskryeministri turk, Bekir Bozdag.
“Duke përfshirë edhe ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy, një armik i përbetuar i Islamit, 300 intelektualë dhe politikanë francezë paskan kërkuar heqjen e disa ajeteve nga Kurani me shpifjen se ‘përhapin dhunën dhe antisemitizmin’. Këta janë trutharët, barbarët dhe Ebu Xhehlët e shekullit të 21-të, janë versioni perëndimor i DAESH-it”, ka thënë ai.

“Jo vetëm Sarkozy, por edhe nëse mblidhen së bashku të gjithë armiqtë e Islamit, ata s’mund të bëjnë diçka të ngjashme me ndonjë ajet apo sure të Kuranit dhe as që mund ta ndryshojnë dot kurrë Kuranin e Madhërishëm”, nënvizoi Bozdag në “Twitter”.
Një reagim i fuqishëm në lidhje me kërkesën e 300 intelektualëve dhe politikanëve francezë për nxjerrjen e disa ajeteve nga Kurani i Madhërishëm ka ardhur edhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu.

“Ky është tregues i nivelit të islamofobisë dhe fanatizmit intelektual në racizëm. I kapërcyen shumë kufijtë. Çfarë bëhet kur këta flasin kështu? Bëhen sulme kundër xhamive në Evropë”, u shpreh ai.
“Ju i keni përndjekur çifutët përgjatë gjithë historisë, ndërsa Shteti Osman, Republika e Turqisë dhe myslimanët u kanë dalë për zot çifutëve gjatë tërë historisë”, shtoi shefi i diplomacisë turke.

“Tek ne s’ka antisemitizëm, kjo bie ndesh me besimin, fenë dhe Kuranin tonë. Racizmi, jotoleranca, armiqësia ndaj emigrantëve dhe ksenofobia ka arritur majat në Evropën e sotme. Partitë raciste po fitojnë terren çdo ditë e më shumë. Ti ndalo këto së pari! Për çfarë lirie je duke folur? Kujt përpiqesh ti japësh leksione?”, përfundoi ministri Çavusoglu.

Dasma që po shokon botën: 92-vjeçari martohet me një 22-vjeçare

Një fermer 92-vjeçar irakian është martuar me një vajzë 70 vjet më të re se ai. Moussali Mohammed al-Moujamaie është martuar për herë të dytë me 22-vjeçaren Mouna Moukhlif al-Joubari.

“Jam shumë i lumtur që jam martuar në të njëjtën ditë me dy djemtë e mi. I kam shtyrë dasmat e dy bijve të mi disa herë në mënyrë që të mund të arrija të gjej një grua të mirë dhe të martohem të njëjtën ditë me djemtë”, u shpreh ai.

Moujamaie, i ve që prej tre vjetësh, ka fëmijë 12 djem dhe katër vajza nga martesa e tij e parë, që zgjati 58 vjet.

VIDEO: Uji vërshon në kabinat e kroçerës, paniku pushton turistët

Momente paniku kanë kaluar udhëtarët e një kroçere në ujrat e Karaibeve.

Të paktën 50 kabina të anijes gjigante u pushtuan nga uji dhe udhëtarët u trembën duke menduar seknarin më të keq.

Por, gjithçka vinte nga një problem në sistmein kundër zjarrit.

Papritur tubat shpërthyen dhe uji pushtoi kabinat.

Në video shihen momentet kur udhëtarët larogjnë ujin përmes kovave.

Incidenti ka ndodhur në korçerën “Carnival Dream” e kompanisë ‘Carnival Cruise”.

Reshjet shkaktuan dëme të reja ende pa u riparuar të vjetrat (VIDEO)

Ende pa u rimëkëmbur nga pasojat e vërshimeve të vitit 2016, banorët e fshatit Straçincë të komunës Gazi Babë të Shkupit mbrëmë u ballafaquan me një gjendje të ngjashme. Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë dëmtuar në masë të madhe rrugët e fshatit duke bllokuar për orë të tëra hyrjet dhe daljet në fshat. Banorët u detyruan të organizohen për hapjen e rrugëve.

Ne këtë e kemi eskavator, fshati jonë nuk ka, edhe prej komunës duhet të vijnë por deri tash nuk kanë ardhur akoma. Nuk mund të presim se nuk mund të dalim nga dera, thash ta pastroj se mund të sëmurët dikush e nuk kemi ku të kalojmë..Prej parvjet që i kemi pas vërshimet ne ende po frikohemi, fëmijët nuk guxonin me dal, mendonin se do të përsëriten vërshimet

“Isha në fushë dhe u ktheva në shtëpi por këtu ishte bë edhe më keq, u frikësuam shumë, fëmijët qajshin, dolëm jashtë. Dolëm pak me pastru se nuk kemi prej ku të dalim, makinat e traktorët nuk dalin”.

U frikësuam se po bëhet sikur në vitin 2016..por stresi është te popullata, frikë e madhe se mos përsëritet. Kemi dal sikur atëherë ta pastrojmë rrugën, po punojmë ende”.

Përveç dëmeve të mëdha në rrugët e fshatit, straçincasit u ballafaquan edhe me dëme të mëdha në bujqësi. Ata thonë se shumë prej të mbjellave bujqësore tashmë janë kalbur nga sasia e madhe e ujit që ka qëndruar mbi to. Madje shumë prej banorëve ankohen se nuk mund të depërtojnë në tokat e tyre për shkak të rrugëve të dëmtuara.

“Ka bë rrugës shumë dëm, fushës I ka bë dëm shumë, kemi të mbjella, dredhëza kemi, I ka mbuku të gjitha se kishte edhe breshër. Ato që janë të mbjella tani shpejt ndoshta shpëtojnë por dredhëzat jo”.

“Ende ka pjesë të tokës që nuk mund të punohen prej vitit 2016 për shkak të rrugës shumë të dëmtuar. Pas rreshjeve të shiut dje, rruga ëhstë mbulu me rërë, por ajo pjesa andej është e dëmtuar shumë, ka jerëz që tashmë 2 vjet nuk e përdorin tokën”.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiut dhe breshëri kapluan gjithë teritorin e vendit gjatë ditës së djeshme duke vështirësuar qarkullimin në komunikacion në shumë qytete të vendit. Më të rrezikuar ishin fshtarat Straçincë, Stajkovcë, Bërnjacë dhe Hasanbeg të cilat gjatë vërshimeve të vitit 2016 u përballen me pasoja të mëdha dhe viktima. Nga Komuna Gazi Babë njoftuan se po intervenojnë në teren dhe po I përgjigjen të gjitha kërkesave të banorëve. Ndërsa nga Qendra për Menaxhim me kriza dhe Ujësjellësi dhe kanalizime kanë bërë të ditur se kanë bërë dhjetëra intervenime për hapje të pusetave të bllokuara nga reshjet e dendura të shiut.

Melihate Rustemi 

E zë gjumi në klasë, mësuesja e rreh me shkelma (VIDEO)

Shumë nxënësve mund t’u ketë ndodhur që t’i ketë zënë gjumi në klasë, e pjesa më e madhe janë zgjuar të tmerruar kur mësuesja u ka folur.

Por ky nuk është rasti i videos së mëposhtme.

Një nxënës në një shkollë në Karolinën Jugore në SHBA është zgjuar me shkelma dhe shpulla nga gjumi. Publikimi i pamjeve ka sjellë edhe shkarkimin nga puna të mësueses, e cila kishte 27 vite që ushtronte këtë detyrë.

E shikuesit e videos nuk i vënë edhe shumë faj mësueses, e cila është përpjekur me çdo formë që ta zgjojë deri sa situata degjeneroi në përdorimin e dhunës.

E mes atyre që nuk i vënë faj për aktin janë edhe prindërit e nxënësit të dhunuar, të cilët kërkojnë që mësuesja e matematikës të rikthehet në punë./TCH/

“Lus Zotin të jetoj që ta shijoj…”, Pagarusha merr “Çelësin e Tiranës”

Tirana ka nderuar sot me “Çelësin e Qytetit” një nga këngëtaret më të dashura për të gjithë shqiptarët, Nexhmije Pagarushën, e cila ka festuar 85 vjetorin e lindjes. E njohur si bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar.

Veliaj e cilësoi Pagarushën si simbol i pakontestueshëm i artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët.

“Me këtë nderim në emër të qytetit të Tiranës, jo vetëm i japim ‘Çelësin e Qytetit’, por edhe mirënjohjen tonë të thellë për një kohë kur të ishe artiste ishe në fakt përfaqësuesja më e denjë e të gjitha aspiratave të kombit tonë. Sot i japim ‘çelësin e shtëpisë’ Nexhmije Pagarushës sepse mendojmë që kjo shtëpi, është edhe shtëpia e saj”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha, e emocionuar për pritjen, falenderoi kryebashkiakun për “Çelësin e Qytetit”, duke shtuar: “Edhe juve ju falenderoj shumë se kurrë s‘më harroni, më çmoni dhe më doni kaq shumë. Gëzohem kaq shumë që e marr këtë çelës, se ndoshta nuk e meritoj. Tash kush do me ardh në Tiranë, le të vijë tek unë. Eh, ta kishim pasur këtë çelës më përpara dhe i lutem zotit që të jetoj sa më gjatë që ta shijoj”, tha ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Kreu i Bashkisë së Tiranës shtoi se Nexhmije Pagarusha dhe këngët e saj janë trashëgimia më e mirë që i lihet brezit të sotëm, për të njohur të shkuarën e Kosovës dhe gjithë kombit shqiptar. “Sot kemi një sfidë për gjeneratën që vjen, një gjeneratë që ndoshta se mban mend as komunizmin, as Ish-Jugosllavinë, as luftën, as sakrificat dhe besoj që për të gjithë ne që do të duhet t’ua shpjegojmë dhe të kalojmë stafetën gjeneratës tjetër nuk besoj se do të kishte testament më të mirë se sa repertori i këngëve të pashtershme të Nexhmije Pagarushës”, tha Veliaj.

Shtatë pjesët e trupit që dëmtohen nga pirja e duhanit

Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e shëndetshme dhe e ndërlidhim atë me shkaktimin e kancerit.

Por, përveç kancerit, duhani dëmton shumë pjesë tjera të trupit.

Telegrafi më poshtë ju sjell nëntë pjesët e trupit të cilat dëmtohen nga pirja e duhanit.

Lëkura
Nëse jeni duhanpirës, rrudhat do t’ju shfaqen më shpejt. Pirja e duhanit e shpejton procesin e plakjes së lëkurës. Duhani e bën lëkurën e një 40-vjeçari të duket sikurse e një 70-vjeçari. Ky dëm nuk mund të zhbëhet dhe mund të shkaktojë edhe sëmundje tjera të lëkurës, duke përfshirë kancerin e lëkurës.

Nyejt
Keni dhimbje dhe pezmatim në nyje? Atëherë me siguri për shkak se pini duhan, pasi që duhanpirësit janë më të prirë të vuajnë nga artriti reumatoid. Në fakt, edhe ilaçet e artritit reumatoid nuk funksionojnë mirë te personat që pinë duhan. Shkencëtarët ende nuk e dinë përse.

Organet seksuale
Është e vërtetë: Meshkujt që pinë duhan janë më të prirë të kenë probleme me ereksion. Dhe aq më shumë që pini duhan, aq më shumë ju keqësohet gjendja. Meshkujt që pinë duhan janë gjithashtu më të rrezikuar të sëmuren nga kanceri i testikujve dhe femrat nga kanceri i zverkut.

Truri
Nëse pini duhan, ju jeni më shumë se trefish të prirë të keni sulm në tru. Gjithashtu jeni më të rrezikuar të keni shtypje të lartë të gjakut.

Sytë
Pirja e duhanit ju bën dyfish më të prirë të sëmuren me degjenerim makular, sëmundje e syrit e cila e shkatërron vizionin qendror i cili iu nevojitet për të lexuar, shkruar dhe për t’i shikuar fytyrat e tjerëve. Mushkëritë
Kanceri i mushkërive – i cili ndërlidhet me pirjen e duhanit 90% të kohës – është shkaktari kryesor i vdekjeve të kancerit në SHBA. Përveç kancerit të mushkërive, duhani e rritë rrezikun edhe për kancerin e gojës, veshkave, mëlçisë, fshikëzës, pankreasit, stomakut, etj.

Zemra
Tymosja e duhanit është ndër shkaktarët më të mëdhenj të sëmundjeve të zemrës. Kjo për shkak se duhani i ngushton arteret, si dhe e trashë gjakun – gjë e cila mund të shkaktojë sulm në zemër.

Gjendet trupi i pajetë i policit Armend Trena (VIDEO)

17:13 – Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40, në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit) nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur trupin e pajetë të policit Armend Trena, ka bërë me dije FSK-ja zyrtarisht.

Policia ka gjetur një trup të pajetë në Lepenc, dyshon se mund të jetë i policit Trena.

KTV ka mësuar se është gjetur një trup i pajetë në lumin Lepenc ndërsa sipas burimeve, thuhet se mund të jetë trupi i pajetë i policit Armend Trena, i cili u zhduk rreth 10 ditë më parë pas një aksidenti.

Megjithatë, Policia e as ekipet që po punojnë në gjetjen e trupit nuk kanë konfirmuar asgjë, mirëpo gazetarja e KTV-së thotë të ketë parë se është nxjerrë një trup i pajetë nga Lepenci./koha.net