Ballina Blog Faqe 938

Zgjoheni natën qull në djersë? Trupi juaj po përpiqet t’ju paralajmërojë për këto sëmundje

Ndonëse mjekët rekomandojnë që temperatura e dhomës se gjumit mos ta kalojë 21 gradë, po ideja e të fjeturit në një dhomë të ftohtë nuk na pëlqen kur mendojmë se sa mirë ndihemi nën batanijes së ngrohtë. Megjithatë, ngrohtësia e tepërt na shkakton afshe e shqetësime duke bërë që të çohemi qull në djersë. POR nëse ambient ku flini është i freskët, ju nuk mbuloheni trashë e sërish zgjoheni të djersitur, duhet të dini se kjo është një shenjë paralajmëruese jo e një sëmundjeje , por e tetë probleme shëndetësore.

Menopauza

Gjatë kësaj periudhe kalimtare femrat përjetojnë afshe të nxehta dhe shpesh ndodh që gjatë natës gjumi t’u dalë nga këto të fundit.

Teprimi me alkoolin është gjithashtu një arsye përse dikush mund të zgjohet në djersë. Nxjerrja e alkoolit jashtë nga organizmi bën që trupi juaj të mbulohet me bulëza djerse, pasi toksinat janë liruar nga trupi.

Sëmundjet kardiovaskulare

Pas të 50-ave njerëzit janë më tepër të rrezikuar të preken nga sëmundjet kardiovaskulare. Edhe nëse nuk vuani apo nuk kuroheni për këtë sëmundje nëse për shumë netë me rradhë jeni zgjuar të djersitur duhet të bëni një kontroll tek kardiologu. Djersitja natën është shenjë e sëmundjeve të zemrës

Hipoglicemia

Nëse ju vuani nga niveli i ulët i sheqerit mund të ndodhë që të zgjoheni natën të djersitur.

Trupi juaj është duke luftuar një infeksion

Në qoftë se trupi juaj është duke luftuar kundër një sëmundjeje apo infeksioni, kjo gjendje mund të shkaktojë djersitje natën. Kjo gjë mund të vazhdojë për ditë ose edhe javë dhe pse simptomat e tjera mund të jenë zhdukur.

Vuani nga tiroidet

Djersitja natën është një simptomë e zakonshme për ata që vuajnë nga hiperaktiviteti i tiroideve.

Disa medikamente të caktuara mund të shkaktojnë djersitje

Djersitja natën mund të jetë një efekt anësor i shumë barnave. Ilaçet kundër depresionit e ato të diabetit janë në krye të kësaj liste.

Çrregullimet autoimune janë gjendjet kur sistemi imunitar gabimisht identifikon diçka normale si një rrezik për shëndetin. Këto sëmundje mund të shkaktojnë djersitje të tepërt natën.
(BalkanWeb)

Rrezikon jetën për disa “like”, i riu shtrihet tek shinat dhe i kalon treni sipër (VIDEO)

Ky është momenti shokues kur një i ri shtrihet poshtë shinave të trenit vetëm për të marrë disa “pëlqime” në rrjetet sociale.

Alexey Derbilov, 19 vjeç, u fut në një boshllëk në pistën e stacionit të metrosë Vystavochnaya në Moskë, dhe më pas treni i kalon përsipër.

Shumë komentues e quajtën atë “idiot” pasi rrezikoi jetën vetëm për disa pëlqime në internet.

Policia ruse arrestoi të riun pasi filmimi u postua nga miku i tij në internet.

SELA HOMAZHE DËSHMORËVE NË SLLUPÇAN (VIDEO)

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me ftesë të këshillit Organizativ të Manifestimit tradicional ka vizituar Sllupçanin për të shënuar shpalljen e zonës së lirë në vitin 2001.

Ai gjithashtu qëndroi në Sllupçan për të nderuar Dëshmorët e Kombit dhe të gjithë të rënët për liri gjatë konfliktit të vitit 2001.

Policët e zhdukur, edhe Haradinaj ka dyshime për rastin (VIDEO)

Niveli i ujit në lumin Lepenc ka rënë, njofton Klan Kosova.

Ndalja e rrjedhës në hidrocentralet e Brezovicës, u gjet si formë lehtësuese në ditën e pestë të kërkimeve për dy policët e zhdukur nga mbrëmja e së shtunës.

Kjo, krahas angazhimit të 150 personave në operacion.

Kryeministri Ramush Haradinaj, që për herë të dytë doli në vendin e kërkimeve, pranon se në këtë rast ka një vello dyshimi.

Kronikë nga Arbëresha Shpati

Deklaratat për Manifestimin fetar në USHT, reagon myftiu i Tetovës Qani Nesimi (VIDEO)

Pas deklaratave të analistëve dhe profesorëve universitar Alajdin Demiri dhe Vebi Bexheti për manifestimin me rastin e ditëlindjes së Muhamedit a.s në hapësirat e Universitetit Shtetëror të Tetovës ka reaguar Myftiu i Tetovës Qani Nesimi, informon portali “tetova1”.

Në një ligjëratë fetare të mbajtur në një Xhami të Tetovës, Muftiu i Tetovës, hoxha Qani Nesimi ka përfolur lajmin e transmetuar në Televizionin Uskana, analistët dhe qytetarët e tjerë që komentuan organizimin e manifestimit në hapësirat e UT, duke i vlersuar këto si ateistë.

Kurse deklaratat e Demirit dhe Bexhetit për TV Uskana mund ti shinhi në linkun në vazhdim:

Baresha e maleve që u bë mësuese e Drenicës (VIDEO)

Azemine Dobra nga Kryeshevci i Skënderajt u bë femra e parë e Drenicës që kreu normalen

Rreth 70 vite më parë, një bareshë ruante bagëtitë në malet e Kryeshevcit të Skënderajt.

Pasi e kreu klasën e 4, Azemine Dobrës babai i tha që ta ndërpriste shkollimin.

Por, dëshira e saj për të mësuar ishte shumë më e fuqishme.

“Më kujtohet si sot kur pas kryerjes së katër klasave të fillores nga prindërit m’u referua që të ndërpresë shkollimin. Tash në vend të librit më dhanë shkopin që ta ruajë bagëtinë. Por, kjo punë më ndihmoi shumë, sepse me të ardhur koha e fillimit të mësimit me çantën, që pos bukës, në të kisha edhe disa fletore, nisesha për në shkollë dhe pas mbarimit të procesit mësimor detyrohesha që një kohë të gjatë t’i kërkoja bagëtinë në mënyrë që në mbrëmje t’i ktheja në shtëpi”.

Ky ishte fillimi i një pjese të rrëfimit të Azemines për Gazetën Rilindja të vitit 1985.

Duke shërbyer si shembull për gratë, Azeminja tregon se sa i vështirë ishte shkollimi në atë kohë, sidomos për femrat.

Gruaja nga Drenica e dinte se shkollimi i saj do të bëhej temë diskutimi nëpër oda, por ajo asnjëherë nuk u pajtua me zakonet.

Kureshtja për dituri nuk e ndaloi shtegtimin e saj drejt diturisë.

“Pas tre muajsh babai më ra në gjurmë dhe kur unë pritja nga ai të ndëshkohesha, ndodhi ajo që s’e kisha paramenduar. Ç’është e drejta, kohë më parë shiheshin disa shenja të tolerimit të babait në këtë drejtim. Por, fjalët e tij <që nga sot bija ime je e lirë të vazhdosh shkollimin> edhe sot ëmbël i përkujtoj”.

Azeminja ishte vajza e parë e Drenicës në brezin e parë të Shkollës Normale në Pejë.

Pa e përfunduar mirë shkollimin, ajo kishte filluar të punojë si mësuese.

“Mirëpo, pa e kryer këtë formë të arsimit, m’u desh t’ia filloj punës, ngase koha dhe nevoja kërkonin një gjë të tillë, anipse isha e re, mbase edhe populli e donte arsimi, si dritën e syrit. Në fillim punova në Polac. Më vonë kalova në shkollën e Suhogërllës, pastaj në Runikë, e prej aty ka më shumë se 17 vjet që punoj në Kline të Epërme të Sërbicës”.

Kështu, nga baresha arriti të bëhej veterane e arsimit.

Bile, ajo ishte dekoruar shumë shpesh për rezultatet e arritura në punë.

“Por, më e rëndësishme, thotë ajo, është mirënjohja që më vjen nga nxënësit e mi dhe prindërit e tyre. Kjo më jep forcë, vullnet për punë e angazhim më të madh. Ky është shpërblimi im më i madh dhe dëshmia më e mirë. Eh, si më bëhet zemra mal kur shoh ish-nxënësit e mi që tash janë mjekë, inxhinierë, profesorë e të tjerë”.

Krejt në fund të artikullit, Azeminja thoshte se nuk ka profesion më të mirë se ai i mësuesit.

Të shtunën autobus falas për në Matkë

Këtë të shtunë do të mbahet edicioni i parë i aksionit edukativo-humanitar malor Matka 2018. Ngjarja është në organizim të klubeve malore dhe Federatës së sporteve malore të Maqedonisë, ndërsa në përkrahje të Qytetit të Shkupit, informon Koha.

“Të shtunën Matka do të jetë vendi për gjithë dashamirët e natyrës, maleve, sportit, rekreimit dhe definitivisht të kunjonit më të mirë të Evropës”, paralajmërojnë organizatorët dhe shtojnë se të gjithë ata që duan të shëtisin nëpër bukuritë e natyrës mund të vendosin në një nga dy turret rekreative malore:

Grupi1; Fshati Shishovë – Kisha Shën Nikolla, ura e kajakëve – shtëpia e maleve Matkë.

Grupi 2; Kisha Shën Bogorodica, Shën Spas dhe shtëpia malore Matka.

Të dy grupet fillojnë në orën 8, ndërsa janë siguruar autobus falas të cilët nisen prej orës 7 dhe 7 25 nga Qendra Trnsportuese, ndalen në Bunjakovec, QTQ, LEptokari dhe Makpetrol në Gjorce Petrov.

VIDEO e frikshme: Çmenduri apo aftësi?

Ky është momenti i frikshëm dy vietnamez janë filmuar duke bërë akrobaci tepër të rrezikshme me motor.

Videoja ka bërë menjëherë virale në rrjet, duke ndarë komentuesit në dy grupe: Në njërën anë ata që e kritikojnë për mendjelehtësi në anën tjetër ata që e quajnë të guximshëm dhe si një aftësi e të rinjve.

Kjo lëvizje me të vërtetë është e rrezikshme pas ata nuk kanë të veshura as mjetet mbrojtëse. (TemA)

VIDEO qesharake: Fjeti në orarin e punës, burri goditet me bllok kokës

Ky është momenti qesharak kur kolegu i bën një lojë shokut të tij pasi atë e kishte zënë gjumi në orar të punës.

Ai vendos disa blloqe betoni njëra pas tjetër, dhe më pas i rrëzon ato nën efektin domino mbi kokën e kolegut që po flinte.

Burri menjëherë është ngritur nga gjumi sapo blloku i betonit i ra në kokë.

Ju këshillojmë që të mos ja bëni këtë një kolegu tuaj nëse ai fle gjumë orarit të punës, pasi do ta linit me pasoja apo dëmtime serioze. (TemA)

Ja si granatohej Sllupçani në vitin 2001, por nuk u dorëzua! (Video)

Ja si granatohej Sllupçani në vitin 2001, por nuk u dorëzua!

Sheiku që mori 4 nuse për një ditë (Video)

Një 28 vjeçar nga Kuvajti ka bërë një dasëm dhe në të njëjtën ditë është martuar me katër gra!

Në këtë vend janë shumë të përhapura martesat e burrave me nga katër gra dhe për secilën grua duhet të bëhet nga një shtëpi, transmeton Tetova News.

Në përgjithësi, gratë merren një nga një, por ky vendosi që katër të përzgjedhurat e tij t`i martojë në të njëjtën ditë.Lajmi ka bërë bujë në rrjetin social!

Shtypi arab shkruan se ai ka pasur një martesë të dëshuar dhe martesën me katër gra përnjëherësh e bën si hakmarrje ndaj ish-gruas!Gjithashtu, shtypi arab shkruan se ai është i fiksuar pas famës dhe fotot e videot e dasmës ua ka shpërndarë portaleve dhe rrjeteve të informacionit.

Imam është një femër: Xhamia e parë për gra dhe burra! (VIDEO)

Emrin kjo xhami e ka marrë nga dijetari islam, mjeku dhe filozofi i njohur arab Ibn Ruschd, i njohur si Averroes (1126-1198), dhe poeti e dijetari i famshëm gjerman, Johann Wolfgang von Goethe.

Xhamia “Ibn Ruschd Goethe” ka hapur dyert të premten në Berlin, në hapësirat e kishës së dikurshme evangjeliste “Sankt Johannes”, në lagjen Moabit.

Në xhami do të falen bashkërisht burrat dhe gratë, aty do të ketë lexim e interpretim historik-kritik të Kur’anit.

Xhamia është për të gjithë e hapur, por jo për nikabin apo burkën.
Seyran Ates premton në “Spiegel” se “me nikab apo burka nuk do të hyjë askush në xhami”.
Në të njëjtën kohë me hapjen e xhamisë, Ates boton edhe librin e saj “Selam Frau Imamin” (“Selam zonja imame”).

Aty besimtarja myslimane shpreh zemërimin për tendencat fundamentaliste brenda islamit.
Shumica e imamëve në Gjermani kanë një marrëdhënie të vështirë me lirinë e fesë, barazinë gjinore e homoseksualitetin.

“Ekzistojnë vetëm komunitete konservatore që nuk lejojnë asnjë hapësirë për kritikë apo vënie në pikëpyetje”, shton ajo.

Seyran Ates mban një predikim në ditën e hapjes së xhamisë. 54- vjeçarja që kritikohet ashpër për qëndrimet e saj liberale të islamit ka marrë disa herë kërcënime për jetën.
Seyran Ates erdhi në Gjermani në moshën gjashtëvjeçare nga Turqia. Studimet e Juridikut ajo i financoi me punën në një qendër konsultuese për femrat nga Turqia.
Nga viti 1997 Ates është edhe avokate dhe lufton kundër dhunës familjare dhe martesave të detyruara.

Pas sulmeve terroriste në Londër e Mançester, ajo kërkon që myslimanët “të bëjnë më shumë kundër esktremizmit në islam”.

“Shumica e heshtur myslimane duhet të marrë përgjegjësi dhe të veprojë kundër kësaj”, thotë Ates.

Madje, ajo është e mendimit se “çdo mysliman sot duhet të reflektojë ndaj pyetjes: çfarë bën ti kundër asaj që feja jote keqpërdoret dhe diskreditohet?”

Çavkovi del nga burgu i Shutkës

Ish-ministri i brendshëm, Mitko Çavkov sërish sot ka dal nga burgu i Shutkës. Edhe pse prokuroria u ankua, Gjykata e Apelit vërtetoi vendimin që ai të mbrohet në liri, informon INA. Çavkov për tu mbrojtur në liri ofroi kaucionin në vlerë prej 600 mijë euro, ku në këtë shumë bën pjesë prona e patundshme e tij si shtëpia, banesa, hapësirë afariste si dhe tokë.

Ish-ministri Çavkov gjatë kohës si drejtor i Drejtorisë së Sigurisë Publike akuzohet për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, me akuzën për kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetues dhe sigurisë. Kjo është hera e dytë që ai del nga paraburgimi. (INA)

BISEDIMET PËR RIKONSTRUIMIN E QEVERISË, BESA DHE GRUPI I GASHIT KËRKOJNË NGA NJË MINISTËR (VIDEO)

Bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare janë në fazën finale, thotë për TV21, Orhan Murtezani nga Grupi i Afrim Gashit. Pothuajse është arritur marrëveshje për harmonizim të programit të fraksionit të BESËS. Ditëve në vijim pritet që në bisedime të caktohet se cila ministri do tu ndahet atyre.

Paralelisht me Afrim Gashin, kryeministri Zaev është duke zhvilluar bisedime që në Qeveri të futet edhe Bilall Kasami, i cili ka dy deputetë në Kuvend. Njëri prej tyre, Fadil Zaendeli thotë se edhe ata kanë kërkuar një ministri në kabinetin qeveritar.
Takimet e fundit kryeministri Zaev me Gashin, Kasamin dhe me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi i realizoi të hënën. Dje ai shpjegoi se do të ketë konsultime shtesë për kyçjen e tyre në qeveri me qëllim zgjerimin e shumicës parlamentare.

“Dëshiroj që këtyre ditëve t’i vëmë fund kësaj teme, gjithsesi se të gjithë janë në pritje të propozimeve të cilat kryesisht i propozoj unë si kryeministër”, tha Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë.
Përveç kyçjes së partive më të vogla, pritet që Zaev të propozojë edhe ndryshimin e disa vendeve ministrore të partnerëve të deritanishëm të koalicionit. Por sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që rikonstruimi i qeverisë, gjysmë viti pas formimit të saj, të jetë vetëm një hap simbolik. Përbërja aktuale qeveritare ka 19 ministra ndërsa 6 prej tyre janë ministra pa resor.
Përgatiti: Antonio Krstevski

Abedin Zymberi: Nga lufta e 2001-shit përfituan hajnat (VIDEO)

Bashkë me themelet e shumë shtëpive të reja të ngritura në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës thuhet se janë betonuar edhe përjetimet e tragjedisë së konfliktit të vitit 2001. Kujtimet për këtë ditë janë të paharruara, posaçërisht për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe ata që ishin pjesë e luftës e të cilët sot, siç rrëfejnë ata, nuk përfillen nga institucionet kompetente. 17 vjet pas konfliktit të vitit 2001 pikërisht ata që sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre janë akoma pa status të zgjidhur madje shumë prej tyre edhe gjendje të rëndë ekonomike.

Më së shumti kanë përfituar, sinqerisht mund të them hajnat të cilët e keqpërdorën luftën, pas luftës i keqpërdorën vlerat e luftës edhe të cilët sot e kësaj dite ata përfitojnë, ka prej familjeve të tyre që ndoshta nuk kanë dhënë asgjë për luftën, nuk janë shkatërruar edhe ekonomikisht prej luftës a kanë dy ose tre të punësuar në familje. Fajtor nga gjithë kjo është Shoqata e Veteranëve të Luftës e cila u bë një subjekt i pjesës të një partie politike – deklaroi ish komandanti Abedin Zymberi.

Te ne kurrgjë nuk është bërë, fillimisht po të tregojë për fëmijët e mi, njëri e ka të kryer fakultetin, tjetra ka magjistruar dhe janë pa punë. Nuk kam qenë luftëtar por kam qenë me luftëtarët, kam kontribuuar, bile të paktën kemi hap gropa. Ka përfituar dikush por mos t’i ceki me emra se duhet- tha Abdulla Fejzuli, ish pjesëtarë i luftës.

Ish luftëtari Abdulla Nevzati shprehet i revoltuar për statusin e luftëtarëve dhe familjeve të tyre. Ai thotë se tashmë 17 vjet përpiqet të kthejë ato që i humbi gjatë konfliktit, por shton se edhe 50 vite të tjera se nuk do të mund të rimëkëmbet.

Ish luftëtareve ua kanë lyer buzët me buzëkuq, dikujt e dikujt, e për vete e kanë lënë shumicën, për popullin nuk mendojnë. Luftën nuk e kemi bërë për interesa personale dhe individuale e kemi bërë për gjithë popullin. Shkatërrimi total i fshatit nuk është bë për interesa të Sllupçanit se Sllupçani ka qenë fshat i pasur. Kur erdhën çështjet individuale i shfrytëzuan disa njerëz që nuk kanë kontribuar asgjë – tha ish luftëtari i UÇK-së Abdulla Nevzati.

2 Maji i vitit 2001 është dita e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë në Karadak, nga brigada 113 “Ismet Jashari”-Komandant Kumanova, Konflikti në fjalë shkatërroi thuajse të gjitha fshatrat e komunës së Likovës dhe mori shumë jetë të banorëve të pafajshëm. Familja Zymberi nga fshati Sllupçan ishte ajo më e dëmtuara dhe humbi 10 anëtarë të saj.

Melihate Rustemi

Ja pse duhet të hani sa më shumë kumbulla

Kumbullat janë ndër frutat më të preferuara të kësaj stine. Ato janë shumë të mira për kapsllëkun dhe problemet me tretjen.

Duke qenë se janë të pasura me fibra dietike si sorbitol dhe isatin, mbrojnë zemrën. Një kumbull mesatare përmban 130 miligramë potasium që ndihmon në menaxhimin e nivelit të lartë të presionit të gjakut dhe ul rrezikun e atakut kardiak.

Kumbullat po ashtu të mbrojnë nga kanceri dhe dëmtimi i qelizave. Ato pastrojnë radikalet e lira që dëmtojnë shëndetin dhe pigmenti i kuq dhe blu që gjendet në disa kumbulla parandalon diabetin. Kumbullat kanë nivel të ulët të gliceminës dhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2.

Sipas një studimi të realizuar në Florida, kumbullat përmirësojnë shëndetin e kockave. Ato kanë pak kalori dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm për personat që mbajnë dietë. Një kumbull e vogël përmban 30 kalori.

Sipas një studimi, ekstrakti i kumbullave mund të shkatërrojë qelizat kancerogjene në gjoks ndërsa qelizat e tjera të shëndetshme nuk preken. Kumbullat po ashtu përmirësojnë kujtesën, ato janë të pasura me antioksidantë që ngadalësojnë shfaqjen e Alzheimer-it./sn/

Kuvend, kalojnë ligjet për reformat në gjyqësor

Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore në Ligjin për Gjykatat dhe Këshillin Gjyqësor. Me këto ndryshime, përveç masave disiplinore ndaj gjykatësve, hiqet edhe e drejta e votës për kryetarin e Gjykatës Supreme në Këshillin Gjyqësor. Propozimet për të cilat nevojiteshin 2/3 e votave u mbështetën edhe nga opozita, kështu që pro këtyre ndryshimeve ligjore votuan gjithsejtë 86 deputet.

Është mirë që opozita dha kontributin e saj konstruktiv. Se ligjet do të ishin një hiç nëse miratoheshin pa opozitën, këtë po e pranojmë si afirmim të opozitës, megjithatë, krenarinë lëreni anësh. Ne si shumicë e mbështesim punën dhe mënyrën e punës si kanë funksionuar grupet e punës – deklaroi Tomisllav Tuntev, deputet i LSDM-së.

VMRO-DPMNE-ja kërkoi në rend të ditës të vendoset edhe ndryshimet për Ligjin për akcizat, por kjo u hodh hodhi poshtë nga shumica parlamentare.

Të vendoset në rend dite edhe propozimi për ndryshime në Ligjin për akcizat dhe të miratohet me procedurë të shpejtë. Këtë e them sepse ka indikacione serioze të cilët dëshmojnë se ky ligj është në dëm të qytetarëve, ndikon në biznes, në prodhimin industrial, transport dhe çmimet në tregun e vogël – Dragan Danev, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Shumica miratoi edhe ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë. Propozimi nuk u mbështet nga opozita pasi që sipas tyre drafti është formuluar njëanshëm dhe nuk është pranuar asnjë nga 18 amendamentet e tyre. Me ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë parashikohet rritja e autonomisë së universiteteve, reformimi i parlamentit studentor dhe decentralizimi i menaxhmentit të universitetit. Shumica në fillim të seancës kishte probleme me formimin e kuorumit. Pas dështimit të parë, shumica bëri kuorum falë dy deputetëve të Partisë Socialiste./am/

60 pemët më të çuditshme dhe më të pabesueshme në botë (VIDEO)

Kur natyra vë dorën e vet nuk ka vepër arti që krahasohet me to.

Këto pemë që do t’i shikoni në këtë video nuk do të besoni që ekzistojnë, por ja që janë të vërteta.

Ish ushtarakët e UÇK-së, ende pa status

Bashkë me themelet e shumë shtëpive të reja të ngritura në fshatin Sllupçan të komunës së Likovës thuhet se janë betonuar edhe përjetimet e tragjedisë së konfliktit të vitit 2001. Kujtimet për këtë ditë janë të paharruara, posaçërisht për familjet që humbën të afërmit e tyre dhe ata që ishin pjesë e luftës e të cilët sot, siç rrëfejnë ata, nuk përfillen nga institucionet kompetente. 17 vjet pas konfliktit të vitit 2001 pikërisht ata që sakrifikuan çdo gjë nga jeta e tyre janë akoma pa status të zgjidhur madje shumë prej tyre edhe gjendje të rëndë ekonomike.

Më së shumti kanë përfituar, sinqerisht mund të them hajnat të cilët e keqpërdorën luftën, pas luftës i keqpërdorën vlerat e luftës edhe të cilët sot e kësaj dite ata përfitojnë, ka prej familjeve të tyre që ndoshta nuk kanë dhënë asgjë për luftën, nuk janë shkatërruar edhe ekonomikisht prej luftës a kanë dy ose tre të punësuar në familje. Fajtor nga gjithë kjo është Shoqata e Veteranëve të Luftës e cila u bë një subjekt i pjesës të një partie politike – deklaroi ish komandanti Abedin Zymberi.

Te ne kurrgjë nuk është bërë, fillimisht po të tregojë për fëmijët e mi, njëri e ka të kryer fakultetin, tjetra ka magjistruar dhe janë pa punë. Nuk kam qenë luftëtar por kam qenë me luftëtarët, kam kontribuuar, bile të paktën kemi hap gropa. Ka përfituar dikush por mos t’i ceki me emra se duhet- tha Abdulla Fejzuli, ish pjesëtarë i luftës.

Ish luftëtari Abdulla Nevzati shprehet i revoltuar për statusin e luftëtarëve dhe familjeve të tyre. Ai thotë se tashmë 17 vjet përpiqet të kthejë ato që i humbi gjatë konfliktit, por shton se edhe 50 vite të tjera se nuk do të mund të rimëkëmbet.

Ish luftëtareve ua kanë lyer buzët me buzëkuq, dikujt e dikujt, e për vete e kanë lënë shumicën, për popullin nuk mendojnë. Luftën nuk e kemi bërë për interesa personale dhe individuale e kemi bërë për gjithë popullin. Shkatërrimi total i fshatit nuk është bë për interesa të Sllupçanit se Sllupçani ka qenë fshat i pasur. Kur erdhën çështjet individuale i shfrytëzuan disa njerëz që nuk kanë kontribuar asgjë – tha ish luftëtari i UÇK-së Abdulla Nevzati.

2 Maji i vitit 2001 është dita e fillimit të luftës së UÇK-së dhe shpalljes së zonës së lirë në Karadak, nga brigada 113 “Ismet Jashari”-Komandant Kumanova, Konflikti në fjalë shkatërroi thuajse të gjitha fshatrat e komunës së Likovës dhe mori shumë jetë të banorëve të pafajshëm. Familja Zymberi nga fshati Sllupçan ishte ajo më e dëmtuara dhe humbi 10 anëtarë të saj./am/

Kuvendi e hodhi poshtë propozimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin rritjes së akcizës së dizelit

Shumica parlamentare e ka hedhur poshtë propozimin e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të shfuqizohet rritja e akcizës së dizelit, me çka do të ulej çmimi i derivateve, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme kuvendore, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Dargan Danev, ka propozuar që në rend dite të vendoset propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për akciza, duke thënë se porritet numër një i pushtetit duhet të jetë standardi i qytetarëve.

“Ka një seri indikatorësh se rritja e akcizës është në dëm të qytetarëve, ndikon në biznes, prodhimin industrial, transport, por edhe në çmimet e shitjes në pakicë. Më e rëndësishme është ndikimi ndaj kualitetit të jetës së qytetarëve. Këtë akcizë absolutisht nuk e keni premtuar në periudhën parazgjedhore”, deklaroi Danev.

Sipas tij, në vitin 2017 për 1.000 denarë mundej të blihen 21 litra dizel, ndërkaq në vitin 2018 vetëm 16 litra.

Edhe përskaj asaj, vetëm 29 deputetë votuar që propozimi të vendoset në rend dite, ndërkaq 56 të tjerë ishin kundër.