Ballina Blog Faqe 946

Njihuni me shqiptarin bamirës i cili ka dërguar mbi 600 mijë dollarë ndihma për spitale

Ahmet Hoti nga Gjakova ka marrë një inciativë bamirësie për ti ndihmuar njerëzit me nevoja të vecanta. Mungesa e karrocave në emergjencë e ka shtyrë atë që t`i ndihmojë njerëzit me nevoja të vecanta.

Shoqata kanadeze ‘Not just a tourist’ i është bashkuar gjithashtu iniciativës së shqiptarit humanistë për t`i furnizuar emergjencat me karroca shkruan Gazeta Prishtina.Ai gjithashtu ka dhuruar edhe maska kirurgjike.

Ahmet Hoti ka formuar një shoqatë humanitare e cila quhet ‘Sons of Eagle’

Dieta mesdhetare – humbni peshë, ruani zemrën dhe trurin nga plakja

Kur vjen puna te dietat janë të shumëllojta deri te absurde.

Duke nisur nga ajo që njihet si “dieta me ushqim fëmijësh”, me “smoothie” e deri te ato që njerëzit edhe nuk besojnë se iu përshtaten trupit të tyre.

Por pjesë e konsiderueshme hulumtimesh sugjerojnë një plan që fokusohet në perime, proteina dhe yndyrëra të shëndetshme që sjellin të mira, si humbja e peshës, deri te mbajtja e mprehtë e mendjes dhe mbrojtja e zemrës, përcjell Klan Kosova.

Ajo njihet me shumë emra, por që më i zakonshmi është “Dieta mesdhetare”.

Në përbërje të kësaj diete janë perimet, frutat, farat, patatet, mishi i peshkut, jogurti, djathi dhe vaji i ullirit, si përbërësit primar.

Kjo dietë njihet për të mirat e mëdha që i sjell trupit të njeriut, pra, rënien e peshës trupore si dhe ruan zemrën dhe trurin nga plakja.

Kafja ndihmon të bini nga pesha

Nëse nuk mund ta filloni mëngjesin pa konsumuar një filxhan me kafe, atëherë kemi një lajm të mirë për ju. Përveç se kafja ju jep shumë energji për të nisur ditën, rezulton se ajo mund të ndihmojë gjithashtu për të humbur peshë.

Tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, por sipas artikullit të publikuar nga ‘The Independent’ në të cilin janë dhënë mendimet e dietologëve, kafja është pija ideale për t’u konsumuar në mëngjes.

“Kafja duhet të jetë gjëja e parë për t’u pirë në mëngjes, pasi jo vetëm rrit nivelet e përqendrimit dhe të energjisë, por ndihmon edhe në humbjen e peshës”, tha Sarah Flowers, dietologe.

Sipas saj, kafja ndihmon në rënien e peshës sepse përshpejton metabolizmin e njeriut. “Filxhani i përditshëm i kafesë mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të tretjes, duke stimuluar që të digjni më shumë yndyrë”.

Ja si ta pini kafenë për të rënë në peshë- Këshillohet të pini kafe të zezë dhe për të humbur shpejt në peshë mund ta shoqëroni me kanellë dhe xhenxhefil, transmeton ksp.

Sa kafe? Nëse jeni dikush që nuk merrni shumë kafeinë rregullisht, filloni duke konsumuar 100 miligramë në ditë dhe duke parë se si trupi juaj e toleron mund ta rrisni sasinë në 200 miligramë.

Këshilla- Për të humbur në peshë, kafesë suaj të thjeshtë mund t’i shtoni edhe karafil apo kanellë. Ato ndryshojnë shijen e kafesë, si dhe rrisin metabolizmin duke bërë të humbisni në peshë. Ju mund të shtoni në kafe edhe copa lëkure limoni apo portokalli apo të agrumeve të tjera./sn/

Këto ushtrime mund t’i bëni edhe në shtëpi (VIDEO)

Ndoshta kurrë nuk ka qenë më e lehtë për të marrë këshilla lidhur me humbjen e peshës ose mënyrat se si të ushqeheni shëndetshëm, transmeton Klan Kosova.

Kjo për arsye se në rrjetet sociale çdo ditë qarkullojnë video nga më të ndryshmet ku mund të merrni këshilla për të qenë sa më në formë.

30 minuta nuk janë shumë që t`i ndani nga koha juaj dhe të nisni ushtrimet për ta kthyer trupin në formën e duhur.

Kjo bëhet përmes disa ushtrimeve të cilat mund t`i kryeni pa problem edhe në shtëpi.

SHËNON KOSH TË MAHNITSHËM PASI HIDHET NGA ELEFANTI (VIDEO)

Rene Casselly nga Cirku Ndërkombëtar i Hungarisë, ka shënuar një kosh të mahnitshëm, duke u ndihmuar nga njëri prej elefantëve të stërvitur. Stërvitësi 21-vjeçar është ngjitur nëpër hundën e kafshës, ndërsa hodhi topin kur u gjuajt në ajër, përcjell Telegrafi.

Lëvizjet e atletit janë pëlqyer në masë të madhe, duke bërë që videoja të shpërndahet shpejtë në rrjetet sociale.

Mësohet se ai është rritur duke u stërvitur me elefantë, pasi vjen nga një familje që përformojnë në cirk. /Telegrafi/

KURIOZITETE / Të vërteta shkencore “të pabesueshme”

Mushkëritë tuaja kanë të njëjtën sipërfaqe me një fushë tenisi.

Nuk ekziston asnjë mënyrë për të provuar shkencërisht, se ne nuk jemi pjesë e një simulimi kompjuterik.

Trupi i njeriut nxjerr më shumë nxehtësi për njësi vëllimi, se sa Dielli

As edhe njëri prej paraardhësve tuaj nuk ka vdekur pa sjellë në jetë një fëmijë

Acidi i stomakut është i fortë sa për të shkrirë edhe zinkun.

Në Diell ndodhin tornado zjarri që janë më të mëdha edhe se sa vetë Toka.

Në të vërtetë ju nuk prekni asnjëherë, asgjë. Ajo që ndodh është që atomet tuaja shtyjnë pas atomet e objekteve të tjerë.

Truri juaj përbëhet kryesisht nga uji dhe dhjami.

Uji e përcjell elektricitetin vetëm për shkak të papastërtive të tij. Uji përsosmërisht i pastër nuk do ta përcillte energjinë elektrike.

Nga 4 forcat bazë (graviteti, forca elektromagnetike, e fortë bërthamore dhe e dobët bërthamore), graviteti është më e dobëta, më e lehta për t’u vënë re, dhe më pak e kuptuara./bota.al/

Pas këtij lajmi, nuk do rrini më përballë ekranit

Ju zgjoheni dhe gjëja e parë që bëni është të shikoni telefonin tuaj. Ju ndizni televizorin derisa hani mëngjesin. Ju kontrolloni telefonin tuaj gjatë udhëtimit tuaj. Në zyrë, ju shikoni në një kompjuter deri në darkë, pastaj kontrolloni telefonin tuaj përsëri.

E kontrolloni telefonin tuaj sërish për në shtëpi. Shikoni televizor gjatë darkës. Pas darkës, shikoni televizorin, pastaj zvarriteni në krevat duke qenë në tabletin tuaj. Ndalni dritat dhe shikoni sërish në telefon derisa të flini…

Urime, ju keni ngulur sytë tuaj në ekran për plot 18 orë!

Ndjeni se keni dhimbje në sy? Nuk jeni i vetmi. Për të zvogëluar tendosjen e syve, disa ekspertë sugjerojnë rregullin 20-20. Cdo 20 minuta, qëndroni larg ekranit për 20 sekonda, raporton curiosity, transmeton lajmi.net

Gjithashtu ju ndihmon edhe të mbyllni sytë periodikisht. Por edhe nëse e bëni këtë, pastaj e ulni ndriçimin në ekranin tuaj, sërish prishni vrimat e syve me një breshëri të vazhdueshme të fotoneve.

Kujdesuni më shumë për shëndetin e syve tuaj!/sn/

Mjaft më me ilaçe! Ja si ta kuroni diabetin…

Kjo histori përfshin një burrë që e kapërceu këtë sëmundje pa përdorur asnjë trajtim apo medikament. Ai u diagnostikua në vitin 2011 dhe diagnoza deklaroi se ai duhej të merrte insulinë dhe pilula për të trajtuar diabetin.

Por ai mori rezultate më të mahnitshme me një ilaç natyral që e bëri vetë për trajtimin e diabetit.

Ai gjithashtu filloi te ndryshonte dhe dieten e tij.Filloi të hante vetëm perime dhe fruta të papërpunuara dhe të papjekura.

Pas konsumimit të këtij ilaçi dhe ndryshimit të dietës së tij ai hoqi nivelet e sheqerit në gjak dhe humbi shumë peshë dhe papritur gjithçka në sistemin e tij ishte e balancuar. Ai nuk kishte më nevojë për insulinë apo ilace te tjera.

Këtu është një recetë e rëndësishme që vjen nga eksperimentimi i tij me smoothies dhe lëngje që mund të përmirësojnë gjendjen e diabetit.

Përbërësit:

2 banane

5 kivi

2 mollë

1 grusht kafe

500ml ujë

Metoda:

Lajini ,qeroni dhe pritini ne copa te vogla te gjitha frutat e mesiperme.Hidhini ne blender derisa te formohet lengu juaj.

Pini këtë pije tërësisht në stomak bosh në mëngjes dhe gjatë ditës konsumoni fruta dhe perime të freskëta duke i kombinuar ato edhe neper sallata./sn/

Këto ushtrime ju largojnë dhimbjet e kokës

Hulumtimi më i ri na tregon se si ushtrimet mund jenë po aq të mira sikur ilaçet që ndihmojnë te migrena.

Migrena tipike ndikon në gjysmën e kokës, pulson si rrahjet e zemrës dhe zgjat prej 4 deri 72 orë. Simptomat përfshijnë të përziera, të vjellat, fotofobinë (ndjeshmërinë e madhe në dritë) dhe hiperacusisin (ndjeshmëria e rritur në tinguj).

Hulumtuesit nga Akademia Sahlgrenska në Suedi kanë analizuar se sa mirë funksionojnë ushtrimet si shërim për migrena, në krahasim me ushtrimet e relaksimit ose ilaçet.

“Përfundimi ynë është që ushtrimet trupore mund të veprojnë si alternativë për ushtrimet e relaksimit ose ilaçet, kur është në pyetje parandalimi i migrenës,” thuhet në deklaratën e hulumtueses kryesore, Emma Varkey, nga Akademia Sahlgrenska.

Hulumtimi ka përfshirë 91 pacientë që vuajnë nga migrena. Një e treta e tyre kanë ushtruar 40 minuta nga tri herë në javë nën mbikëqyrje, një e treta kanë bërë ushtrimet e relaksimit, ndërsa një e treta ka marrë ilaçet topiramate.

Hulumtimi ka zgjatur tre muaj gjatë së cilës periudhë është përcjellë gjendja e migrenës te pacientët, kualiteti i jetës, kapaciteti aerob dhe niveli i aktiviteteve fizike të cilat janë matur para, gjatë dhe pas trajtimit.

Rezultatet kanë treguar se si numri i migrenave ka rënë tek të tri grupet. Është interesante që nuk ka pasur kurrfarë dallimesh në efektet preventive në mes tri trajtimeve./sn/

Këngët më të mira të 2018-ës, deri tani

Tabloidi britanik, Elle ka përgatitur një listë të këngëve më të mira të muzikës pop, rap, R&B dhe të tjera, të cilat bërën bujë deri tani.

Ndër më të dëgjuarat, janë këngët nga Cardi B, Jessie Reyez, Drake, Janelle Monae etj.

Më poshtë keni 10 këngët më të mira të dëgjuara deri tani:

“Love Lies,” Khalid & Normani ”

‘Til It’s Over,” Anderson .Paak

“Slow Burn,” Kacey Musgraves

“Best Life,” Cardi B ft. Chance the Rapper

“Make Me Feel,” Janelle Monáe

“Karma,” BELLSAINT

“Nice For What,” Drake

“Not Discuss It,” St. Beauty

“Figures (Reprise),” Jessie Reyez ft. Daniel Caesar

“If You Leave Me Now,” Charlie Puth ft. Boyz II Men

/sn/

Makaronat ju ndihmojnë të humbni peshë

Pastat mund të jenë pjesë e dietës tuaj nëse po përpiqeni të humbisni disa kile.

Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ata që dashurojnë pastat.

Sipas studimeve të reja duke ngrënë tri herë në jave makarona të gatuara sipas traditës italiane mund të humbisni 0.5 kg në 12 javë. Të paktën kështu thotë studimi i realizuar në Kanada.

Mund të themi se pasta nuk ndikon negativisht tek pesha sigurisht nëse ështe pjesë e një diete të shëndetshme’ shprehen studiuesit.

Ata shtojnë se makaronat në fakt nuk na shtojnë në peshë. Kërkuesit morën në studim rreth 2448 persona duke parë ndikimin e pastave.

Në bazë të dietës së përcaktuar pjesëmarrësit në studim hëngrën rreth 3 herë në javë makarona dhe u panë rezultatet se ata humbën peshë./pe/

Anemia kalohet me këto ushqime

Një ditë teksa ngjisni shkallët ndjeni shumë lodhje. Më pas e kuptoni se zemra ju rreh fortë ndonjëherë, pa asnjë arsye të dukshme. Trembeni dhe shkoni te doktori.

Për fat, nuk është gjë e rëndë por ju thotë se ke hemoglobinë të ulët dhe është vetëm anemi. Atëherë pyesni veten se çfarë duhet të hani për të rritur hemoglobinën? Kjo situatë është e përgjithshme, ja disa ushqime që këshillohen.
Mëlçia
Mëlçia është e pasur me hekur, thelbësore për hemoglobinën. Disa persona nuk i pëlqejnë ti hanë për shkak të shijes. Por mendohuni mirë, pasi me kohën do të mësoheni dhe do të fitoni shumë. Është një nga ushqimet më të mira për të marrë hekur.

Bishtajore me perime
Pjatat me bazë perimet dhe bishtajoret nuk japin sasi të madhe hekuri, dhe për këtë arsye kanë nevojë për ndihmë ekstra, perime dhe fruta të pasura me vitaminë C. Lajm i mirë është që ushqimet që kanë këtë vitaminë nuk kanë nevojë të gatuhen. Ndër perimet e pasura me Vitaminë C renditen specat, sidomos nëse janë të gjallë, brokoli, lulelakra, lakra e Brukselit, speci djegës, spinaqi, majdanozi, karota dhe panxhari, shkruan Top Channel.

Ushqimet e pasura me acid folik
Acidi folik nuk është i rëndësishëm vetëm gjatë shtatzënisë,por dhe kur keni hemoglobinë të ulët, pra anemi, pasi ndihmon në prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut. Mes ushqimeve që përmbajnë sasi të mjaftueshme acidi folik renditen asparagët, portokallet, kokrrat e grurit, avokado, fasulja, soja dhe farat e kungullit

Peshqit e kaltër
Përveç të gjithave atyre që përmendëm më sipër peshqit e kaltër janë të pasur me yndyrna, vitaminë B dhe Omega 3, thelbësore për rruazat e kuqe të gjakut. Mes tyre renditen salmoni, peshku ton, sardelet dhe skumbria.

Ja çfarë duhet të dini për kancerin në stomak, dhe si ta parandaloni

Kanceri i stomakut është një sëmundje vdekjeprurëse e cila vret mijëra njerëz çdo vit. Shanset e mbijetesës janë të larta nëse e zbuloni sëmundjen në kohë, por rrallë herë dikush i kushton vëmendje simptomave derisa bëhet shumë vonë.

Ajo që ju duhet të bëni që të parandaloni kancerin e stomakut është të njihni simptomat në kohë. Kjo nuk është diçka e lehtë sepse shpesh i ngjajnë gripit ose një infeksioni viral. Lënia e simptomave të pa trajtuara mund të çojë në zhvillimin e kancerit të stomakut i cili përparon ngadalë, por është vdekjeprurës në fazat e mëvonshme.

Këtu janë shenjat e zakonshme të hershme të kancerit të stomakut:

Lëvizjet e çrregullta të zorrëve

Gjak gjatë jashtëqitjes

Të përziera dhe të vjella

Anemia

Ndjenja e ngopjes edhe pas një vakt të lehtë

Mungesa e oreksit

Dhimbje e mprehtë e barkut

Siç mund ta shihni, simptomat nuk janë shumë specifike, prandaj njerëzit zakonisht injorojnë ato, duke bërë një gabim fatal. Megjithatë, kanceri i stomakut mund të parandalohet. Ekspertët rekomandojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe të sheqerit, si dhe mishin e kuq të pjekur në skarë. Mjekët rekomandojnë një dietë të shëndetshme të pasur me ushqime që përmbajnë fibra dhe lëndë ushqyese të tjera, si dhe fruta dhe perime të freskëta. Ju duhet të rrisni edhe konsumin e shafranit – kjo erëz speciale ka përfitime të shumta shëndetësore, duke përfshirë parandalimin e kancerit. Më poshtë po iu tregojmë një recetë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë të përfitoni nga shafranët siç duhet.

Përbërësit

¼ lugë çaji me shafran i Indisë

½ lugë çaji me vaj ulliri

piper i zi

Përgatitja

Thjesht përzini përbërësit së bashku dhe konsumoni përzierjen ose shtojeni atë në sallatën tuaj. Sidoqoftë, sigurohuni që mos ta gatuani këtë përzierje pasi do të humbni përfitimet e saj. Konsumojeni disa herë në ditë për të rritur sistemin tuaj imunitar dhe për të parandaluar zhvillimin e kancerit të stomakut./sn/

Aftësia për të mësuar gjuhë të huaja, truri “fshin” gjuhën mëmë

Truri ka aftësinë të shuajë gjuhën mëmë në rastin e personave bilinguistë. Janë kryer studime në këtë fushë dhe kërkuesit kanë arritur në konkluzionin se kur duhet, truri jep komanda të tilla që të vërë në gjumë gjuhën e origjinës në mënyrë që arsyetimet dhe mendimet të jenë të gjitha në gjuhen e huaj, kur ajo është në nivel perfekt.

Ky është një mekanizëm lehtësisht i kuptueshëm, por del në pah edhe një tjetër informacion shumë i rëndësishëm. Mbizotërimi i gjuhës së huaj funksionon kaq mirë, saqë edhe strategjitë e leximit janë identike me dikë që flet vetëm një gjuhë.

Eksperimenti që ka vërtetuar këtë gjë është kryer mbi disa grupe studentësh, aktivitetit cerebral i të cilëve është monitoruar direkt. Dhe rezultati ka qenë surprizues, pasi edhe ata që flisnin gjuhën e huaj kishin të njëjtën efiçencë në shprehi, lexim, korrigjim dhe në shumë ushtrime të tjera me ata që flisnin gjuhën mëmë, shkruan bota.al

Studiuesit thonë se kjo gjë do t’i ndihmojë të njohin më tepër efektet kognitive të njerëzve bilinguistë, për të kuptuar talentin e tyre.

LINDA MORINA I KËNDON VLADIMIR PUTINIT: NUK TA ÇET ME AMERIKËN! (VIDEO)

Linda Morina vjen me këngën e radhës që ka pushtuar rrjetet sociale. Ajo i ka kënduar një këngë presidentit serb Vlladimir Putin, por duke e porositur se nuk ia çet të luftojë me Amerikën. Dëgjojeni!

Shihni shenja të bardha tek veza? Ja çfarë janë ato

Vezët janë të pasura me proteina dhe shumë ekspertë janë dakord se proteinat janë një zgjidhje e mirë për mëngjesin para drithërave të mbushura me sheqer.

Por shumë artikuj mund të kenë parë për shenja të bardha tek vezët që sigurisht ju kanë frikësuar duke shkruar se mund të jetë krimb ose parazit, e në fakt ajo është “chalaza”

Chalaza gjendet në të verdhën e vezës dhe sa më të dukshme janë chalazat, vezët janë aq më të freskëta.

Prandaj, nuk duhet të frikësoheni fare nëse ka diçka të tillët në vezët që ju i hani sepse ajo është një gjë e mirë, përkundrazi gjërave që keni lexuar më parë./sn/

Prostata e zmadhuar, trajtimi revolucionar për problemin madhor të meshkujve

Është një shkencë e thjeshtë: Ndërkohë që kalon mosha, prostata – një gjëndër në formë arre e vendosur poshtë uretrës – rritet edhe më shumë.

Nëse bëhet shumë e madhe, gjëndra shtyn uretrën dhe vështirëson procesin e zbrazjes plotësisht të fshikëzës. Kjo shkakton disa simptoma të lidhura me hiperplazinë prostatike beninje, termi mjekësor që përdoret për zgjerimin e prostatës për arsye jo të rrezikshme, përfshirë edhe kancerin.

Simptomat e një prostate të zmadhuar janë: nevoja e vazhdueshme dhe urgjente për të urinuar, vështirësi në urinim dhe zbrazjen e plotë të fshikëzës, ose nevoja për të urinuar gjatë natës.

Në disa raste, kur simptomat bëhen realisht bezdisëse, mjekët mund të rekomandojnë ndërhyrjen kirurgjikale për të hequr inde të prostatës ose për të zgjeruar uretrën.

Por, kjo procedurë invazive mund të shkaktojë efekte anësore, si problemet me urinimin ose disfunksioni erektil.

Një studim i ri sugjeron një mënyrë më pak invazive për të trajtuar prostatën e zgjeruar.

Trajtimi përfshin bllokimin e rrjedhjes së gjakut dhe oksigjenit në pjesë të caktuara të prostatës, që ndihmoi në tkurrjen e saj tek 1000 meshkuj.

Procedura rezultoi e suksesshme në 78% të rasteve edhe pas 3 vitesh. /Gazeta Shëndeti/

Pas këtij testi psikologjik do të mësoni shumë për gjendjen tuaj mendore

Për vlerësim të personalitetit, psikologët shpeshherë përdorim teste projektive të cilat përfshijnë fotografi të ndryshme dhe që përmes tyre mund të kuptojnë shumë për personalitetin e subjektit.

Një test të tillë e keni edhe më poshtë test i cili për 10 sekonda jua tregon gjendjen tuaj mendore.

Shikojeni këtë fotografi për 10 sekonda dhe tregoni cila është gjëja e parë që po e shihni

E përfunduat? Tani shikoni interpretimet

1) Nëse keni parë një shpellë:

Është shumë vështirë të dilni nga balancimi. Jeni person i qetë i cili përpiqet ta sheh vetëm anën e mirë të gjërave. Për shkak të forcës së brendshme dhe optimizmit, gjërat negative nuk ju bëjnë presion.

2) Nëse keni parë UFO:

Duket se gjithmonë jenë afër për të ‘eksploduar’. Edhe nivelet më të vogla të stresit mund të shpijnë në probleme shëndetësore si pagjumësia apo ankthet e shpeshta.

Mos i mbani të shtypura gjithmonë emocionet dhe mos i lejoni gjërat e vogla t’ju bezdisin.

3) Nëse keni parë fytyrën e një alieni:

Keni tendenca të krijoni probleme nga gjërat më të vogla. Duhet ta mblidhni veten mirë dhe të mos shpenzoni energji në brenga të panevojshme.

Për ta luftuar më lehtë stresin, provoni edhe teknikat e ndryshme të frymëmarrjes./sn/

Rrahje në mes vajzave në një shkollë në Maqedoni, video që po bën xhiron në internet (VIDEO)

Një video është bërë hit në internet teksa shihen dy nxënëse të shkollës fillore “Goce Dellçev” të qytetit të Negotinës duke rrahur një nxënëse tjetër në oborrin e shkollës në prani të nxënësve tjerë.

Drejtori i kësaj shkolle ka thënë për MIA se ai e ka parë videon që qarkullon në rrjetet sociale dhe janë masa pedagogjike për pjesëmarrëset në konflikt, të cilat edhe më herët janë të evidentuara si nxënëse problematike.

Zvicra vendi më i mirë në botë – këto janë top 5 shtetet më të mira për të jetuar

Zvicra është shpallur prapë këtë vit si shteti më i mirë në botë (për të dytin vit radhazi), sipas të dhënave zyrtare nga ‘U.S. News & World Report’.

Lista i ka përpiluar rezultatet e anketimeve nga 21,000 njerëz anë e mbanë botës të cilët i kishin vlerësuar vendet e tyre bazuar në 65 atribute të cilat kanë përfshirë lumturinë, edukimin, ndikimin, mundësinë ekonomike, dhe shumë gjëra tjera.

Telegrafi më poshtë ju sjell pesë shtetet të cilat kanë arritur të dalin si më të mirat për të jetuar në to:

1) Zvicra
Në krye të listës gjendet Zvicra, e cila është e njohur për neutralitetin global, shkallën e vogël të papunësisë dhe ekonominë e fortë. Ndonëse vend jo shumë i madh, qytetarët zviceranë kanë fituar më shumë çmime Nobel sesa thuajse çdo shtet tjetër për kokë banori.

2) Kanada
Kanada njihet anë e mbanë për multikulturializmin dhe standardin e lartë të jetesës. Kualiteti i jetës në Kanadë është renditur si më i larti në botë, ndërkaq ka shënuar pikë të larta në stabilitetin politik, sigurinë dhe tregun e punës. Shteti është renditur i treti edhe në edukim, si dhe i dytë në transparencë.

Sipas anketimit, të ‘këqijat’ e të jetuarit në Kanadë përfshijnë mungesën e argëtimit kualitativ dhe trashëgimisë kulturore.

3) Gjermania
Gjermania – një nga ekonomitë më të mëdha globale – njihet për forcën punëtore dhe ka marrë pikë të larta në ndërmarrësi.

Gjermania gjithashtu është renditur lart në lidhjet globale, edukim, stabilitet ekonomik dhe në aleanca të forta internacionale. Sidoqoftë, shumë pak gjermanë e kanë përshkruar atdheun e tyre si argëtues, të lumtur apo miqësor.

4) Mbretëritë e Bashkuara
Ndikimi ndërkombëtarë i Mbretërisë së Bashkuar i ka rrënjët e thella në histori si një nga perandoritë më të mëdha në botë.

Kjo Mbretëri ka marrë pikë tejet të larta në të drejtat njerëzore, në prestigjin kulturor, në lidhjet globale dhe fuqinë politike. Dobësitë e qytetarëve të këtij vendi janë mungesa e barazisë në rroga, komoditeti dhe dallueshmëria.

5) Japonia
Si ekonomia e tretë më e fortë në botë dhe lideri teknologjik, Japonia ka marrë pikë të larta në ndërmarrje, edukim dhe në kategori të fuqisë globale.

Qytetarët japonezë e përshkruajnë atdheun e tyre si modern, prestigj dhe inovativ.

Sidoqoftë, ky vend ende ka mangësi në çështje të shumta të të drejtave civile si barazia gjinore dhe liria religjioze.