Ballina Blog Faqe 947

Fatime Fetai festoi ditëlindjen

Prokurorja speciale Fatime ka festuar ditëlindjen e saj.Fetai e shoqëruar nga familjarë kolegë e bashkëpuntorë ka festuar 33 vjetorin e saj me përgshirë lëtu edhe Katica Janevën dhe Lençe Ristovskën.

Fatime Fetai e lindur ne fshatin Negotine te Gostivarit, është prokurore e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Maqedoni. Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.

Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup. Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva.

Piktura e vjedhur e Chagallit gjendet pas 30 vitesh

Një pikturë e Mark Chagallit, e grabitur nga një shtëpi në Nju Jork në vitin 1988, do t’i kthehet familjes pas gati 30 vitesh.

Piktura e vitit 1911, “Otello dhe Dezdemona” u mor nga apartamenti i Ernest dhe Rose Heller, bashkë me një duzinë veprash të tjera arti dhe bizhuterish.

Por në fund, autoritetet ranë në gjurmët e saj, pasi pronari i një galerie arti në Nju Jork refuzoi dy herë ta blinte, me argumentin se shitësi më parë duhej të kontaktonte zyrtarët përgjegjës për provën e pronësisë.

Nga këtu hyri në skenë Byroja Federale e Hetimit. Burri nga Marylandi, që tentoi ta shiste veprën, e kishte mbajtur në papafingo për vite të tëra të mbyllur në kuti. Në duart e tij, ajo kishte rënë nga fundi i viteve 1980, apo fillimi i atyre ’90, nga një tjetër person që dyshohet të jetë pikërisht grabitësi, që i mori në banesën ku jetonte çifti Hellers.

Dy bashkëshortët zotëronin vepra të Renuarit, Picasso, Hoperit dhe Chagallit. Ernest Heller ishte një importues në pension i artikujve të argjendarisë. Ai vdiq në vitin 1998 dhe e shoqja në 2003-shin.

Personi nga Marylandi e kishte bërë më parë një përpjekje për t’ia shitur pikturën e Chagallit një blerësi potencial, por tentativat për një marrëveshje kishin dështuar për shkak se nuk kishte rënë dakord me çmimin.

Ndaj dhe vijoi ta mbante në papafingo, e kishte kërkuar sërish ta shiste në vitin 2011, e më pas edhe në 2017-n. Por, ndërkohë, dekreti i kufizimeve ligjore për grabitjen ka skaduar, gjë që do të thotë se vjedhësi i dyshuar dhe njeriu i Marylandit nuk do të përballen me akuza./sn/

Ky aplikacion i zgjidhë detyrat në matematikë menjëherë

Një video e një aplikacioni të ri është bërë hit në internet – i cili premton t’ua zgjidhë problemet njerëzve në matematikë.

Bazuar në videon promovuese, PhotoMath, i quajtur “kalkulatori i mençur me kamerë”, përdorë kamerën e celularit për të skanuar një fotografi të një ekuacioni matematikor në ndonjë libër dhe i shfaq përgjigjet menjëherë.

Aplikacioni gjithashtu shfaq edhe udhëzime hap pas hapi se si zgjidhet problemi matematikor, transmeton Gazeta Express.

Kompania MicroBLINK e lansoi aplikacionin në TechCrunch Europe në Londër. Aplikacioni është i gatshëm në App Store./sovrani.info/

10 ushqimet më kancerogjene që duhet të shamngni sa më shumë

Mund të mos i hiqni krejtësisht nga përdorimi, por të paktën t’i kufizoni në përdorim…Janë 10 ushqime që nxisin shfaqjen e formave të ndryshme të tumoreve që më mirë t’i eleminojmë sa jemi në kohë.

1. Yndyrnat që gjenden në ushqimet e ëmbla të konfeksionuara si biskotat, kekrat e ndryshëm (margarina apo vaji i palmës)

2. Mishi i kuq. Në rast se vërtet nuk bëni dot pa të, hani deri në 300 gr në javë.

3. Produktet në kuti. Zgjidhni gjithmonë ato të freskëtat

4. Pijet me sheqer

5. Koncentratet që shtohen në gjellëra për shije

6. Kripa

7. Proshutërat e sallamërat e të gjitha llojeve

8. Mishrat e konservuar

9. Alkooli

10. Patatet e skuqura./living/

E RRALLË: Në Kinë bebja lind katër vjet pas vdekjes së prindërve

Një bebe ka lindur në Kinë me anë të “nënës zëvendësuese”, katër vjet pas vdekjes së prindërve të tij biologjikë në një aksident me makinë, shkruan BBC.

Çifti, i cili vdiq në 2013-n kishte ngrirë në frigorifer disa embrione me shpresën se do të arrinin të bëheshin me fëmijë me anë të metodës “In Vitro”.

Pas aksidentit, prindërit e viktimave, “luftuan ligjërisht” që të mund të përdornin embrionet.

Djali lindi në Dhjetor nga një “nënë zëvendësuese” nga Laosi dhe rasti u raportua nga “The Bejing News” këtë javë.

Në kohën e aksidentit, embrionet ruheshin në spitalin e Nanjing në demperaturën minus 196 gradë me nitrogjen.

Beteja gjyqësore u dha të katër gjyshërve të fëmijës të drejtën mbi fertilizimin e vezëve.

Kështu, gjyshërit e ardhshëm bashkëpunuan me një agjensi të “nënave zëvendësuese” dhe vendosën ta bënin një gjë të tillë në Laos, ku ishte e ligjshme.

Duke qenë se asnjë linjë ajrore nuk pranoi të transportonte termusin me nitrogjen, ngarkesa u transportua me makinë.

Asnjë nga prindërit nuk ishte gjallë për të vërtetuar atësinë, ndaj të katër gjyshërit dhanë gjak për testet e ADN-së për të vërtetuar se bebja ishte vërtet nipi i tyre dhe sigurisht, kishte kombësi kineze.(oranews)

Humbet këmbët, gishtat dhe hundën nga një gërvishtje

Një burrë ka humbur të dyja këmbët, hundën, si edhe të gjithë gishtat në dorën e djathtë, pasi qeni i tij e ka gërvishtur.

Jaco Nel, 50 vjeç, u prek nga një infeksion pasi po luante me qenin në shtëpinë e tij në Manchester, kur qeni e gërvishti në dorë.

Jaco, një psikiatër, ishte në punë kur atij iu shfaqën simptoma të ngjashme me gripin.

Pasi la punën për të shkuar të qetësohej në shtëpi, Jaco filloi të kishte dridhje në trup duke u shoqëruar me dhimbje torturuese.

Mjekët vunë re pulla të kuqe në lëkurën e 50-vjeçarit, një simptomë e helmimit në gjak ose Sepsis.

Sipas The Sun, katër muaj pasi u pranua në spital, mjekët u detyruan t’i prisnin atij të dyja këmbët poshtë gjurit.

Ai humbi të gjithë gishtat në të djathtën dhe një në dorën e majtë, dhe kishte nevojë për kirurgji rindërtuese në fytyrë duke humbur kështu edhe hundën.

Mjekët më vonë zbuluan se qeni mbante baktere të dëmshme në pështymën e tij duke shkaktuar helmim në gjak./tvklan.al

Këto janë dëmet e alkoolit në organizëm

Konsumi i alkoolit është shumë i lartë, sidomos në radhët e të rinjve në vendet e zhvilluara.

Ky është dhe shkaku kryesor i incidencës më të lartë të steatozës alkoolike dhe cirrozës në mëlçinë e konsumuesve të rregullt të alkoolit.

Dëmet prej tij shkaktohen më së shumti në mëlçi, tru dhe më pak në zemër.

Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hepatike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar, kohëzgjatja e konsumit, si dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.

Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, papritur, një ditë gjenden para një fakti të hidhur. Mëlçia e tyre ka marrë fund duke u kthyer në një mëlçi steatozike, ose më keq akoma në mëlçi cirrotike.

Ata mund të kenë pasur shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, pasi prekja e mëlçisë nga alkooli shpesh është asimptomatike.

Nuk janë të pakta rastet kur zbulimi i një dëmtimi hepatik bëhet në ekzaminimet rutinë që bëjnë pacientët, ose në testet e funksionit hepatik që ata realizojnë (gjak komplet për matjet e bilirubinës, fosfatazës alkaline, kohës së protrombinës, aminotransferazave, gama glutamil transpeptidaza etj).

Jo pak dëmtime nga alkooli pëson edhe pankreasi. Përdorimi i zgjatur i tij e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë, sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave pankreatikepër të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve, sidomos të yndyrnave të marra me dietën ushqimore.

Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemi nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.

Dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 neurone, qelizat funksionale të trurit, të cilat nuk rigjenerohen më pas dëmtimit.

Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit.

Përveç kësaj, edhe vetë cirroza e zhvilluar në mëlçi, shfaqet me dëmtim të trurit si pasojë e shtimit të toksinave në trup që normalisht duhet të metabolizoheshin prej mëlçisë, shkruan bota.al.

Një mëlçi jo tepër funksionale nuk ka se si t’i largojë këto toksina, duke bërë të mundur grumbullimin e tyre në organizëm dhe dëmtimin e trurit.

Alkooli është një substancë që mund të krijojë varësi. Përdorimi, dhe për më tepër abuzimi mund të shkaktojnë një sërë problemesh personale, familjare, financiare, ligjore, arsimore , sociale, aksidente dhe vdekje.

Ja si të eliminoni pikat e zeza me pastë dhëmbësh

Edhe pse shumë prej jush nuk duan ta pranojnë, pasqyra nuk ju gënjen dot: pikat e zeza gjenden kudo në fytyrën tuaj, në ballë, në hundë, në mjekër e mbi buzë, dhe duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi nuk zhduken kurrë plotësisht.

Trajtimi me avull mund të jetë një zgjidhje provizore, por kur mendoni që gjatë tij shumë estetistë zgjedhin të shtypin me duar pikat e zeza ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë të dytë këtë ide.

Para së gjithash duhet të dini përse krijohen ato: pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët.

Në artikullin e mëposhtëm Living do ju tregojë një mënyrë shumë interesante dhe efektive, si dhe pa kurrfarë kostoje që ndihmon në heqjen e tyre.

Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë.

Fillimisht vendosni peshqirin e lagur me ujë të ngrohtë në zonat ku keni më shumë pika të zeza, pasi ky proces ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës.

Më pas formoni një pastë homogjene me ujin e filtruar, sodën e bukës dhe pastën e dhëmbëve. Aplikojeni me mollëzat e gishtave në zonat ku keni probleme dhe më pas me furçën e dhëmbëve fërkoni zonën butësisht.

Pasi e keni fërkuar zonën për 2 minuta lëreni dhe më 2 minuta të tjera në qetësi dhe fshini lëkurën me peshqir të lagur me ujë të ftohtë që të mbyllen poret më lehtësisht. Lëkura do të jetë e pastër që në aplikimin e parë./sn/

Në këtë fshat të Shqipërisë fshihet thesari i Aleksandrit të Madh

Miraka është fshati mes Elbasanit dhe Librazhdit ku kërkohet thesari i Aleksandrit të Madh. Fshati ka pozicion të çuditshëm gjeografik. Në anën veriore ndodhet një shkrep i lartë që banorët e thërrasin Guri i Borjes. Shkëmbi gri ka një varg shpellash dhe majash të thepisura.

Është mjaft e vështirë të ngjitesh në majën e malit. Megjithatë pikërisht në këtë vend ekzistojnë rrënojat e një kështjelle të lashtë.

Në anën jugore ndodhet Ura e Kamares mbi lumin Shkumbin. Ura u ndërtua në mesjetë. Ajo lidh dy anët e rrugës antike Egnatia, e cila pasi zbret nga malet e Polisit, vazhdon rrëzë gurit të Borjes dhe më pas gjarpëron drejt Ohrit.

Sipas gojëdhënës, por edhe sipas intenerarit të hartave që aktualisht ndodhen në duart e disa kërkuesve në perëndim, në gurin e Borjes ose diku rreth urës së Kamares fshihet një thesar i paçmuar i Aleksandrit të Madh.

Historia e thesarit ka ngacmuar kureshtjen e eksploratorëve që shekullin e kaluar. Por kërkimet i intensifikuan sidomos pas viteve 90. Në mes të këtyre viteve, një kërkues 72 vjeçar nga Anglia arriti me një hartë në dorë në të cilën ishte e detajuar e gjithë vija Egnatia.

“Turisti” i vjetër kërkoi ndihmën e banorëve të zonës, madje kreu edhe disa gërmime private përgjatë rrugës shekullore si në banjot antike në Bradashesh, në kalanë e Mengëlit, në Malin e Borjes në afërsi të disa urave etj.

Kulmi i kërkimeve u regjistrua në vitin 2002 . Gjatë këtij viti në malin e Borjes u kryen gërmime nga ekspedita të posaçme qeveritare të ardhura nga Tirana. Aq e besueshme ka qenë prania e një thesari në malin e Borjes sa ekspeditat ruheshin nga forcat speciale të cilat nuk lejonin afrimin e kureshtarëve të thjeshtë.

Ende nuk dihet fati i gërmimeve në gurin e Borjes. Por sipas të dhënave kërkimet dështuan. Në fshat u përhap fjala se kërkuesit u tërhoqën të frikësuar pasi gjatë gërmimeve u vranë dhe u aksidentuan, madje një grup prej tyre u sulmua edhe nga gjarpërinjtë e shpellave.

Pas zhgënjimit në malin e Borjes, gërmimet u zhvendosën në kahun tjetër atje ku ndodhet ura e Kamares, një kryevepër mesjetare e ngritur në vitin 1715 nga Ahmet Aga Bicakciu, arkitekt i perandorisë osmane. Që nga ajo kohë ura u ka shërbyer banorëve të zonës së Polisit të cilët edhe sot e konsiderojnë atë si një dhuratë me vlerë.

Ura është shpallur edhe monument kulture. Ka pësuar disa grabitje gjatë 15 viteve të fundit. Një pjesë e gurëve të kalldrëmit janë zhdukur, ndërsa parmakët anësorë kanë pësuar dëmtime të mëdha dhe thuajse nuk janë më funksionale. Hajdutët kanë përvetësuar edhe një pllakë të shkruar arabisht e cila i dedikohej ndërtuesit të saj.

Gjatë vitit të fundit banorët e zonës kanë konstatuar disa gropa që hapen gjatë natës në rrënjë të rrepave që ndodhen përreth kësaj ure. Janë kërkues thesaresh që veç kazmave dhe lopatave tani po përdorin edhe pajisje të sofistikuara për të rënë në gjurmë të këtij thesari.

Kërkuesit e antikuareve dyshojnë se, diku në mal ose afër urës, fshihet një thesar. Dhe ethet e gjetjes së tij sa vijnë e shtohen. Banorët e Mirakës tashmë janë të bindur se diçka me vlerë fshihet në tokën e tyre…/sn/

Ja pse duhet të konsumoni vaj ulliri

Tradicionalisht një dietë me yndyrë të ulët është përshkruar për të parandaluar sëmundje të ndryshme si sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Studimet kanë treguar se dietat me yndyrë të lartë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve si kanceri dhe diabeti. Ne e dimë tani se një dietë e pasur me yndyra të shëndetshme të tilla si ato që gjenden në vajin e ullirit, arra dhe fara, në të vërtetë na mbron shumë prej këtyre sëmundjeve kronike.

Një studim i publikuar në revistën shkencore Diabetes Care tregoi se një dietë mesdhetare e pasur me vaj ulliri zvogëloi rrezikun e diabetit të tipit II pothuajse 50 për qind krahasuar me një dietë të ulët me yndyrë. Diabeti i tipit II është forma më e zakonshme dhe e parandalueshme e diabetit.

Vaji i ullirit mund të parandalojë goditjen e sulmit në tru

Sipas një studimi të ri nga Franca, i botuar në revistën online të Neurologjisë, personat e moshuar që e konsumojnë vajin e ullirit çdo ditë mund të mos pësojnë sulm në tru.

Hulumtuesit mblodhën informacion nga dosjet mjekësore të 7.625 individëve mbi moshën 65 vjeçare nga tre qytete në Francës. Asnjë nga pjesëmarrësit nuk kishte pësuar sulm. Ata pastaj kategorizuan individët në tri grupe bazuar në konsumin e tyre të vajit të ullirit. Studiuesit vunë në dukje se pjesëmarrësit përdorën kryesisht vaj ulliri ekstra të pastër, pasi kjo zakonisht gjendet në Francë.

Vaj ulliri mban zemrën tuaj të re

Një dietë e pasur me vaj ulliri mund të ndikojë në ngadalësim të plakjes së zemrës.

Është një fakt i njohur se, ndërsa rritemi, zemra kalon nëpër një proces normal të plakjes. Arteriet nuk mund të funksionojnë ashtu siç kanë bërë më parë dhe kjo mund të çojë në një numër problemesh shëndetësore. Megjithatë, në një studim të kohëve të fundit, studiuesit spanjollë zbuluan se një dietë e pasur me vaj ulliri ose yndyrna të tjera të shëndetshme mund të përmirësojë funksionin arterial të personave të moshuar.

Vaji i ullirit mund t’ju mbrojë nga depresioni

Është njohuri e zakonshme që vaji i ullirit dhe dietat mesdhetare ofrojnë një mori të përfitimeve shëndetësore. Por, ç’të themi për përfitimet shëndetësore emocionale?

Sipas hulumtuesve spanjollë nga Universiteti i Navarra dhe Las Palmas de Gran Canaria, një dietë e pasur me vaj ulliri mund të mbrojë nga sëmundjet mendore.

Hulumtuesit zbuluan se personat të cilët konsumojnë më shumë vaj të ullirit dhe yndyrëra bimore të cilat gjenden në peshk yndyror dhe vajra bimore kanë rrezik më të ulët të kenë depresioni.

Vaji i ullirit mund të parandaloj kancerin e lëkurës

Një studim tjetër ka zbuluar se vaji i ullirit, së bashku me përbërës të tjerë të një diete mesdhetare, mund të kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve të lëkurës (melanoma malinje). Sipas zbulimit të disa studiuesve lloji më i rrezikshëm i kancerit të lëkurës mund të ngadalësohet nga konsumi i vajit të ullirit, i cili është i pasur me antioksidantë.

Përdorimi i kremrave kundër djegies nga dielli mbetet mënyra më e mirë për të parandaluar djegien nga dielli dhe e mbron lëkurën nga efektet e dëmshme të rrezeve ultra vjollcë dhe UVB të diellit.

Vetëm tre persona në çdo 100,000 banorë të vendeve të Mesdheut kanë çdo lloj kanceri të lëkurës. Shifra është e ulët, sidomos kur merret parasysh klima e ngrohtë në rajon. Në Australi, shifra është 50 persona në çdo 100,000 banorë.

Shpjegimi pse vaji i pasur i ullirit ju mbron kundër kancerit të gjirit

Kanceri i gjirit është lloji më i zakonshëm i kancerit në vendet perëndimore. Një dietë e pasur me yndyrna është e lidhur drejtpërdrejt në një rënie më të lartë të kancerit, disa lloje të yndyrave në fakt mund të luajnë një rol mbrojtës kundër zhvillimit të këtyre tumoreve. I tillë është rasti i vajit të ullirit të pasur, i cili është i pasur me acid oleik, një acid yndyror i shëndetshëm, që përmban disa komponime bioactive si antioksidantë.

Vaji i ullirit mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së Aleizhmerit

Studimi i kohëve i botuar në revistën “Chemical Neuroscience”, tregon se farat hide në vaj ulliri ekstra të pasur ka potencialin për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së Alzheimer dhe rënien e aftësive kognitive që vjen me plakjen./sn/

Grip apo alergji?

Pranvera erdhi, kështu që përgatituni për shamitë. Sigurisht, jo për të qarë po për të shfryrë hundët, dhe kjo për shkak të alergjive që sjell kjo periudhë.

Poleni shtohet dhe simptomat e alergjisë në rrugët e frymëmarrjes, këtë vit mund të jetë më e ndërlikuar dhe mund të ngatërrohet me gripin.
Por moti i paqëndrueshëm sidomos gjatë shkurtit, solli dhe një vonesë në ardhjen e stinës së bukur, dhe sot këto ditë të bukura mezi kanë ardhur.

Pemët dhe bimët tashmë kanë nisur të prodhojnë polenat, arsyeja e irritimit të rrugëve të frymëmarrjes, shkruan TCh.

Por si të dallojmë gripin nga alergjitë?
Shqetësimet e para janë të përbashkëta tek të dyja, dhimbje koke, teshtima, ftohje, dhe vetëm një vizitë te mjeku mund të kuptojë nëse keni të bëni me infeksion apo alergji.

Sa kohë kanë simptomat?
Simptomat e gripit zgjasin 7 deri në dhjetë ditë maksimumi, ndërsa një alergji zgjat për javë apo muaj nëse nuk trajtohet, dhe sipas alergjenëve të pranishëm në ajër.

Sa shpejt shfaqen simptomat?
Simptomat e gripit shfaqen ngadalë, ndërsa alergjitë godasin direkt. Kështu, gripi vjen ngadalë, një ditë bllokohen hundët, të nesërmen ethet e më pas temperatura. Ndërsa në momentin që hyn në kontakt me alergjenin shenjat shfaqen brenda pak orësh.

Përbërësit natyralë që u bëjnë mirë flokëve

Mund t’i lani flokët në mëngjes e në mbrëmje do t’ju duhet sërish të bëni dush ! Kjo, sepse flokët do të jenë yndyrosur dhe ju thjesht nuk mund të dilni më në atë gjendje!

Njerëzit do të mendojnë se ju mund të keni disa ditë pa u larë, kur në të vertetë ju thjesht keni flokë të yndyrshëm! Ajo që nuk dini është se larja e përditshme e thonjve, jo vetëm që nuk e përmirëson gjendjen, por do të nxisë akoma më shumë prodhimin e yndyrës!

1.Vaji kokosit

Mund të mendoni se floku juaj nuk ka nevojë për ndonjë produkt vajor, sepse boll prodhon vetë koka juaj, por ekspertët pohojnë se vaji i kokosit do të hidratojnë skalpin e kokës dhe do të thithë yndyrën e tepërt nga rrënjët e flokëve.

Aplikoni këtë vaj në të gjithë kokën tuaj (kryesisht tek rrënjët) dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpëlajini flokët normalisht.

2. Lëngu limonit rikthen bilancin e pH në lëkurën tuaj. Përzieni lëngun e 1 limoni me 1/2 gote uji dhe me këtë tretësirë lyeni skalpin e kokës.

3. Aloe vera

Xheli i Aloe Verës hidraton dhe ushqen flokët. Cosmopolitan rekomandon aplikimin e xhelit direkt mbi flokët tuaja duke e lënë atë për pesë deri në shtatë minuta. Pastaj lani flokët tuaj normalisht.

4. Birra

Flokët duhen lagur me birrë pasi t;i keni larë me shampo ! Duhet t’i lini për disa minuta me birrë e më pas thjesht t’i shpëlani me ujë të bollshëm.

5. Uthulla e mollës

Përzieni 4 lugë uthull molle në një filxhan gjysmë të mbushur dhe me këtë përzierje lyeni kokën. Masazhoni skalpin për disa minuta e më pas lajini flokët me shampo./sn/

Çka duhet të dini për tri llojet e dhimbjes së kokës

Jo secila dhimbje e kokës është e njëjtë.

Dhimbjet e kokës mund të jenë të ndryshe, në dy terme, intensitete dhe vende të ndryshme.

Nëse ndjeni se keni shumë dhimbje para kokës suaj, kjo do të thotë se nuk keni fjetur mjaftueshëm.

Nëse dhimbja e kokës suaj është e pozicionuar mbrapa kokës tuaj, është shenjë e nivelit të lartë të stresit. Relaksohuni më shumë dhe do të ndiheni më mirë.

Në fund, nëse keni dhimbje koke në pjesën e sipërme të kokës tuaj, mund të nënkuptojë se nuk po konsumoni mjaftueshëm ushqim dhe ujë. Ndërroni shprehitë tuaja të dietës./sn/

Putin s’i ndahet Ballkanit

Vladimir Putin ka ripohuar planet e tij për zgjerimin e influencës ruse në Ballkan. Në një takim me ambasadorët e rinj të akredituar në Moskë, presidenti rus është shprehur i gatshëm të ripërtërijë marrëdhëniet me Malin e Zi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka shprehur sërish, ndonëse jo në mënyrë direkte, synimin për të tërhequr Malin e Zi në anën e tij dhe për ta shkëputur atë nga ndikimi Perëndimor. Sidoqoftë, kreu i Kremlinit është shprehur i vetëdijshëm se për momentin një gjë e tillë është vështirë të realizohet.

Duke folur në një ceremoni të mbajtur në pallatin presidencial, ku ambasadorët e rinj të akredituar në Moskë dorëzuan letrat kredenciale, Putin ka thënë se, situata aktuale e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Malit të Zi nuk përputhet me miqësinë e gjatë dhe tradicionale të dy vendeve.

“Aktualisht është më se e qartë që marrëdhëniet ruso-malazeze nuk janë në rrjedhën tradicionale të miqësisë shekullore e vllazërore dhe atë të afrimitetit shpirtëror mes dy vendeve”, ka deklaruar Putin.

Duke iu drejtuar ambasadorit të dërguar nga Podgorica, Presidenti ka theksuar se Rusia është pro zhvillimit të marrëdhënieve me Malin e Zi, për përfitim dypalësh. Vitin e kaluar, Rusia u irritua me vendin e vogël ballkanas për shkak të aderimit të tij në NATO.

Të njëjtin vit, Rusia u akuzua si organizatore e një atentati në dëm të ish-Presidentit Milo Gjukanoviç që kërkonte kthimin në pushtet, duke rekrutuar një grup mercenarësh serbë, që u arrestuan nga forcat speciale vendase./abcnews.al

E preku aty ku i dhemb me shumë: Ai e tradhtoi, kurse ajo mori hak duke ia shkatërruar automobilin luksoz (VIDEO)

Kjo grua kuptoi se i dashuri e tradhton, prandaj vendosi të marrë hak.

E dinte se ku i dhemb më shumë dhe gjeti mënyrën se si t`i jap një leksion për ta mbajtur mend gjithë jetën.
është publikuar video sesi gruaja përpiqet të shkatërrojë automobilin e shtrenjtë të të dashurit që e kishte tradhtuar.

Në fillim me gur përpiqet ta thyej xhamin e dritares, por u bind se ishte e pamundur.

Pasatj vendosi t`i vë zjarrin automobilit. Nuk ka informacione se ku është filmuar kjo skenë dhe as kush është “personazhi kryesor”./TetovaNews

Paralajmërimi i gjeneralit Clark për Ballkanin: Është para shpërthimit, SHBA e BE duhet të jenë të angazhuara

Gjenerali në pension Wesley K. Clark është një ish-komandant suprem i NATO-s. Ai është një anëtar i lartë në Qendrën Burkle UCLA për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe CEO i Wesley K. Clark & Associates.

Por Clark i është rikthyer edhe njëherë Ballkanit ku nëpërmjet një shkrimi të publikuar në “The Washington Post“, ka porositur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian që të veprojnë për ta parandaluar konfliktet në Ballkan dhe ndikimet nga Rusia dhe Trurqia.

Ai thotë se për më shumë se dy dekada ka punuar me Richard Holbrooke dhe ekipin tonë për të negociuar një fund të luftës në Bosnje. NATO dislokoi dhe më pas veproi për të ndaluar pastrimin etnik serb në Kosovë.

“Sot, tre shtete të Ballkanit Perëndimor (Kroacia, Shqipëria dhe Sllovenia) janë bërë anëtarë të NATO-s. Kroacia dhe Sllovenia janë bashkuar me Bashkimin Evropian.

Kosova tani është një vend i pavarur. Shumica e amerikanëve dhe evropianëve kanë hedhur mentalisht këtë konflikt brutal si një problem të zgjidhur. Fatkeqsishtë, kjo nuk është fare e vërtetë.

Zvarritja e konflikteve politike mbi karakterin etno-fetar të këtyre kombeve vazhdimisht kërcënon të metastasizohet në krizat kombëtare dhe rajonale, duke e bërë rajonin një objektiv kryesor për ndërhyrjen nga fuqitë e huaja.

Një përzierje e ndezshme e qeverisjes së dobët, stagnimit ekonomik dhe institucioneve të dobëta demokratike ka lënë një minoritet të vogël, por të rëndësishëm, të prekshëm nga rekrutimi i xhihadistëve të dhunshëm.

E gjithë kjo e lë rajonin të hapur për shfrytëzim nga organizatat terroriste dhe ndërhyrjet nga të huajt, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Turqinë” ka shkruar Clark.

Për ti bërë edhe gjërat më keq, thotë ish-komandanti suprem i NATO-s, rajoni po vuan nga neglizhenca e demokracive që kanë qenë vendimtare në ndaljen e luftërave në Jugosllavi.

Duke besuar se e ardhmja demokratike e Ballkanit është në BE, Shtetet e Bashkuara në masë të madhe ia kanë dorëzuar Brukselit përgjegjësinë për zhvillimin politik, institucional dhe ekonomik të rajonit.

Megjithatë, inercia politike brenda BE-së e ka mbajtur Bosnjës, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë duke pritur. Dhe, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po flenë, fuqitë e tjera po veprojnë.

Gjenerali i pensionuar amerikan, thekson se Kremlini po e rrit vazhdimisht ndikimin e tij, ndërkohë, Turqia dhe shtetet e Gjirit po investojnë shumë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Arabia Saudite dhe fqinjët e saj të Gjirit kanë përqendruar kontributet e tyre në mbështetjen e organizatave fetare, duke ndërtuar xhami të reja dhe duke ofruar udhëzime fetare për imamët lokalë. Gjithashtu edhe Kina gjithashtu po përpiqet të shtrijë ndikimin e saj në rajon.

“Është e qartë se Shtetet e Bashkuara dhe Evropa duhet të mbeten të angazhuara në Ballkanin Perëndimor – me një theks të veçantë në forcimin e institucioneve demokratike, në mënyrë që qeveritë të mund të adresojnë nevojat e qytetarëve të tyre”, ka shkruar Clark.

Por gjenerali ka paralajmëruar se një zonë e tregtisë së lirë në Ballkanin Perëndimor, e propozuar nga udhëheqësit e rajonit, mund të jetë një hap në drejtimin e duhur. Por, një iniciativë e tillë nuk duhet të shikohet si zëvendësim i garancive të mundshme që do t’i ofronte NATO-ja dhe BE-ja.

Një udhërrëfyes serioz për anëtarësim në BE do t’i ofronte vendeve të rajonit shtysën e nevojshme për të bërë reforma të nevojshme politike dhe ekonomike, për të rritur bashkëpunimin e tyre, dhe për të adresuar tensionet ndëretnike në rritje.

Në fund të shkrimit të tij, gjenerali Clark shprehet se ne kemi shumë mjete në dispozicion për të shmangur destabilizimin e afërt të Ballkanit Perëndimor. Le të sigurohemi që të mos e çojmë dëm investimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në këtë rajon të ndjeshëm, dhe të përtërijmë angazhimin tonë për t’i ndihmuar demokracitë e reja që të arrijnë potencialin e tyre të plotë.

/The Washington Post- TemA TV/

Agim Emini thyen rekordin zviceran në qitje, por rekordi i tij nuk njihet pasi është shtetas i Maqedonisë

Gjuajtje përmes dëgjimit. Agim Emini është gjuajtësi më preciz në Zvicër. Ai bile ka thyer rekordin zviceran, por fatkeqësisht kjo nuk është llogaritur pasi është shtetas i Maqedonisë.

E Mërkurë, 11 Prill 2018 – 16:00 albinfo.chBild: Raphael Moser
Agim Emini dhe Bruno Heimberg janë stërvitur sëbashku në Thun. Të dy janë jashtëzakonisht të saktë, edhe pse nuk shohin asgjë. Pas çdo qitjeje, mbikëqyrësit e tyre Urs Wenger dhe Fritz Heim i inkurajojnë ata.

Maksimumi i një gjuajtje është 10.9 pikë

Wenger është trajneri i grupit të qitësve me dëgjim, ndërsa Emini është ndër gjuajtësit më të mirë në grup. 50 vjeçari gjatë garave në kampionatin zviceran në Bernë mori 637,9 nga 654 pikë maksimale – një rekord zviceran, shkruan “Berner Zeitung”. Megjithatë kjo nuk ka vlerë, pasi ai është nënshtetas i Maqedonisë.

“Prapë se prapë jam tepër i gëzuar për këtë sukses. Kjo më bën krenar,” tha ai. Ai nuk shikon cakun 10 metra larg. Kjo ishte ndryshe para 18 vjetësh, kur erdhi në Spiez. Ndërkohë ai me familjen e tij jeton prej pesë vitesh në Köniz, trasnmeton albinfo.ch. Ish mekaniku gjuan me armë nga 2014.

“Dy vjet unë vetëm jam stërvitur, ndërsa tani jam në gara prej tre vitesh.” Ai është i gëzuar, pasi mund të përmirësojë precizitetin. Në 50 minuta duhet të ketë 60 gjuajtje. Emini shënon 10,9, që është maksimumi i mundshëm. “Duhet të përqëndrohem,” tha ai.

Sytë e tij janë të hapur gjatë gjuajtjes, por arma funksionon me optronikë. Sa më afër qendrës është gjuajtja, aq më i lartë është zëri në dëgjueset e tij. Kjo është teknikë e re në sportin e qitjes.

“E vështira është, të ruash qetësinë dhe përqëndrimin,” thotë miku i Eminit, Bruno Heimberg, i cili themeloi grupin në 2014 dhe prej atëherë mori me vete shqiptarin e Maqedonisë.

Gjatë garave në Austri, Emini dërgoi në vend të dytë kampionin e Austrisë, Kurt Martinschitz, ndërsa Heimberg doli i treti. Te gratë vendin e parë e mori Usterin Kunz-Inderkummen.

Për arsye sigurie pas çdo gjuajtje, qoftë në stërvitje ose në gara, qitësit duhet të kenë me vete trajnerët. Kjo për t’ua shënuar pikët, por edhe për të shmangur disqet e gabuara në shënjestër. Andaj Urs Wenger dhe Fritz Heim ndodhen çdoherë pranë Agim Eminit dhe Bruno Heimberg – edhe gjatë stërvitjeve të tyre në Thun.

Përplasje brenda Shtëpisë së Bardhë për këshilltarin shqiptar, ja çfarë ndodhi

Ylli Bajraktari nuk do të jetë më në krye të stafit të Këshilltit të Sigurisë Kombëtare (NSC), në SHBA, sipas spekullimeve në median amerikane.

Shqiptaro-amerikani erdhi si refugjat lufte nga Kosova në SHBA dhe shënoi një ngjitje të jashtëzakonshme në karrierë, bashkë me vëllain e tij Ylberin, në hierarkinë e Pentagonit dhe Departamentit të Mbrojtjes.

Për ta është shkruar edhe më parë në median amerikane.

Pozitën më të lartë, Ylli Bajraktari e pati gjatë mandatit të H.R. McMaster, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ylli u bë krahu i djathtë i gjeneralit që vendosi rregull dhe stabilitet në departamentin që koordinon punën e të gjitha agjensive të sigurisë, informacionit dhe mbrojtjes kombëtare në SHBA.

Mirëpo, ai po largohet tashmë që John Bolton zëvendësoi McMasterin në 9 prill. Sipas një shkrimi në “Vanity Fair”, Bolton kërkoi largimin e Michael Anton, zëdhënës i NSC-së dhe të Ylli Bajraktarit.

Sipas revistës së njohur, John Kelly, Shefi i Stafit të Presidentit Trump ia bllokoi Boltonit shkarkimet, duke i thënë se të dy janë kuadro shumë të mirë të administratës. Mirëpo, Bolton këmbënguli duke i thënë: “Presidenti më ka dhënë leje që të largoj këdo që mendon se nxjerr sekrete”.

Ylli Bajraktari ka qenë prej kohësh në shënjestër të trampistëve konspiracionistë që dyshojnë se ai është personi që i ka treguar medias se Trump e uroi për fitoren në zgjedhje Vladimir Putinin, pavarësisht se stafi i kishte lënë shënim me shkronja të mëdha mbi tavolinë: “Mos e uro!”

Konspiracionistët kanë qenë të obsesionuar me dy vëllezërit, për arsye se ata ndodheshin aty që nga periudha e Presidentit Obama dhe për shkak se vijnënga familje myslimane.

Veprimet e John Boltonit po ndiqen nga media edhe për të vlerësuar pozitën në administratë të Shefit të Stafit, John Kelly, i cili pasi disiplinoi Shtëpinë e Bardhë, thuhet se po e humbet përsëri autoritetin. Në mënyrë domethënëse, Presidenti Trump i tha Boltonit: “Ti punon për mua”, një sinjal sipas revistës që mund ta kontaktojë drejtpërdrejt, jo nëpërmjet Shefit të Stafit si është rregulli.

Këto shkrime në media sigurisht duhen marrë pak me skepticizëm. Nga një anë është e vërtetë se hajvanë rrjetin social Tuitër, që shohin kudo komplote, si Mike Cernovich, janë të fiksuar me vëllezërit Bajraktari. Po burime nga Shtëpia e Bardhë që nuk identifikohej i ka thënë gazetarit të “Vanity Fair”, Gabriel Sherman, se Anton dhe Bajraktari kishin bërë vetë plane që të largoheshin bashkë me McMaster.

Burimi gjithashty ka shtuar se askush në Shtëpinë e Bardhë nuk mendon se ata kanë nxjerrë sekrete për median.

“Thjesht, nuk është e vërtetë”.

Në fakt, me pak zgjuarsi trampistët duhej ta kishin përdorur ngjitjen në pozitë të vëllezërve Bajraktari, jo si diçka për t’u alarmuar po si një mjet për t’iu përgjigjur akuzave të liberalëve. Dmth jo vetëm që Trump nuk është anti-mysliman dhe njëpartiak po dy djem të talentuar nga Kosova i ka ngritur në poste shumë më të larta sesa ato që u ishin dhënë në Administratën Obama.

Për udhëtimin e jetës të Yllit dhe Ylberit është shkruar disa herë. Ata i janë mirënjohës Shteteve të Bashkuara për çlirimin e Kosovës, për shpëtimin e shqiptarëve nga një katastrofë humanitare dhe për mundësitë e mëdha që u janë dhënë në atdheun e tyre të ri.

Njerëz me këtë përkushtim i duhen Amerikës. Në fakt, karriera e tyre nuk mbaron me John Bolton. Ajo vetëm sa ka filluar./illyriapress

Pas Erdoganit, Daçiq ia thotë këngës greqisht dhe e “kall” edhe për Nikos Panajotis Kotzias (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, mbrëmë në mbrëmjen solemne në nder të kolegut grek, Nikos Koxias, ka kënduar këngë në gjuhën amë të mysafirit. Koxias ka pasur edhe dëshirë të veçantë muzikore, njofton mediat serbe.

Daçiq e ka pritur Koxiasin në “Vila Mir”, ndërkaq në incizimin e “Blic” mundet të dëgjohet se shefi i diplomacisë serbe e këndon këndën e njohur greke “Mi mu timonis matia mu”.

Koxias më pas i ka kërkuar Daçiqit që t’ia këndojë këndën serbe “Tamo Daleko” dhe i ka thënë se ajo është kënda më e bukur në botë. Ministri serb ia ka plotësuar dëshirën Koxiasit.

Kur Daçiq këndonte për Erdoganin:

Shkrimtarja e njohur rrëfen sekretin e madh: Edi Ramën e kam dashuruar fshehurazi, isha 22 vjeçe kur e kisha pedagog dhe…

Shkrimtarja Ornela Vorpsi ka ardhur në Shqipëri.

E ftuar në takimet Letërsia dhe Qyteti, përballë dy gazetareve Alda Bardhyli dhe Beti Njuma, Vorpsi ka treguar rrugëtimin e saj nga Akademia e Arteve Brera në Itali, drejt Parisit ku sot jeton me bashkëshortin dhe vajzën.

“Shqipëria që kam jetuar me nënën time, ishte një vend i vështirë. Ishte e rëndësishme të tregoja atë periudhë. Një Shqipëri, lakuriqe. Me librin e parë, kam plagosur edhe familjen time, “Vendi që nuk vdes kurrë”. Nuk kisha ndërmend të shkruaja por më erdhi kaq organike në italisht” u shpreh Vorpsi.

E njohur për lidhjen me kryeministrin Edi Rama ajo është shprehur se e ka adhuruar atë herët që kur ai ishte thjesht një profesor në Akademinë e Arteve.

“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog. Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Edi, ishte dukshëm në distancë të jashtëzakonshme me ç’të ofronte Shqipëria atëkohë. Ndoshta i kishte edhe mundësitë. Por sido që të jetë. Ai kishte karizmën, sharmin dhe kishte lexuar jashtë mase. Për mua, humnera mes Edit dhe profesorëve të tjerë ishte e madhe”, u shpreh Vorpsi, duke shtuar se “me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike”.

”Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni”, u shpreh Vorpsi duke treguar kohët kur Rama jetonte në Paris ku kishte magjepsur të gjithë me elokuencën e kulturën e tij.

Sot shkrimtarja prezanton ekspozitën e saj të parë personale Providencë në COD në kryeministri nën kurimin e Genti Gjikolës.

Ornela, mike e vjetër e Edi Ramës pret që të jetë ai përkthyesi i saj. Edi ia ka premtuar.(dita)