Ballina Blog Faqe 949

Rekord nga Dua Lipa, të gjitha biletat e shitura për koncertet në Britani të Madhe.Ja çfarë po ndodh

Dua Lipa ka vazhduar që të shënojë suksesin e radhës. Bukuroshja me origjinë nga Prishtina do të mbajë në prill një turne në Britani të Madhe në qytetet më të mëdha.

Dhe Dua Lipa ka konfirmuar se në shumicën prej tyre të gjitha biletat janë shitur. I vetmi koncert, ku kanë mbetur edhe disa bileta për performancën e saj, është ai në Genting Arena të Birminghamit.

Deri tani Dua në Mançester, Glasgow, Dublin, Cardiff dhe Londër i ka konfirmuar shitjet e të gjitha biletave. Ky turne fillon nga sonte më 9 prill në Dublin.

Dua Lipa besohet se është bashkuar me ish të dashurin e saj, Isaac Carew. Ajo pati një vit të suksesshëm me shumë hite dhe me albumin e saj debutues, “Dua Lipa”./sn/

Plaka nga Hajvalia që i “lë” shtatzënë gratë dhe i “çon” nga karroca të paralizuarit

Në Hajvali, një fshat pak kilometra larg Prishtinës, përveç rezidencës përrallore të biznesmenit dhe zëvendëskryeministrit Behgjet Pacollit, ku po ashtu një kohë tentohej të zhvendosej edhe administrata shtetërore, gjendet edhe një shtëpi ku disa njerëz shkojnë të kërkojnë shërim për sëmundje dhe zgjidhje për probleme të ndryshme.

Dhjetëra persona, kryesisht gra, gjatë gjithë ditës prisnin pranë një shtëpie dykatësh në Hajvali. Të gjithë këta kishin nga një hall, për të cilin kërkonin zgjidhje tek një grua që thotë se ka dhunti për të bërë mrekulli. Në katin e dytë të shtëpisë me ngjyrë të verdhë gratë ngjiteshin një e nga një. Ato priteshin nga zonja Fazile Berisha. Ajo me shami në kokë e me një palë tespihe në duar i priste personat që hynin në dhomën e saj.

Personat që hyjnë tek ajo janë kryesisht gra. Rreth 20 minuta zgjat seanca me këtë zonjë. Aty, gratë i tregojnë hallet e tyre.

Por, mënyra se si kjo zonjë rreth të 70’ve u gjen zgjidhje këtyre personave është unike. Ajo për Gazetën Express, ka rrëfyer për punën që e bën qe pothuajse 50 vjet.

Me vetëm leximin e librit të shenjtë për myslimanët, Kuranit, si dhe këndimin e 12 palë tespiheve ajo thotë se mund të zgjidhë shumë probleme, madje edhe ato të cilat nuk ka mundur t’i zgjidhë as shëndetësia e as shkenca.

Vendi ku zonja punon

Këtë punë, ajo thotë se po e bën qe 48 vjet. Për dhuntinë që thotë se e ka, ka treguar edhe detaje se si e ka përfituar.

“Dhuntia më ka ardh prej Zotit. Unë kam qenë duke jetu në katun, ka qenë ditë e premte dhe kam shku me marrë ujë prej kroit. Dy kova i kam pas në krah, dhe ka ardhë melaqja dhe më ka thanë nuk je ti për kova, dhe më ka pyet a falesh, i kam thanë jo, më ka pyet për dovë, i kam tregu se çfarë di. Më ka thanë merr abdes, dhe aty kam nisë me i fal pesë kohët. Dhe prej aty ka filluar dhuntia ime’, rrëfehet 69-vjecarja nga Hajvalia.

E tek kjo zonjë, gratë që nuk kishin mundur të lindnin fëmijë, sipas saj, zgjidhjen e kishin gjetur në Hajvali. Madje thotë se u ka ndihmuar edhe grave që për 18 vite nuk kanë pasur fëmijë.

“Ka raste që vijnë gratë të cilat gati 18 vite nuk kanë pas fëmijë. Unë grave që vijnë këtu iu them nëse jeni për tek unë, ju keni sukses, nëse nuk jeni, iu sugjeroj që të shkojnë te mjeku”.

E brenda ditës tek kjo grua, ilaç kërkojnë mbi 100 gra. Por, nuk është vetëm shtatzënia e arritura e vetme që kjo grua thotë se e ka bërë tek klientët e saja. Tek ajo ka edhe shumë pacientë të QKUK’së që shkojnë e kërkojnë shërim.

Mjetet me të cilat ajo punon

Ajo ndër të tjera e përmend edhe një rast tjetër interesant të një pacienti i cili kishte mbetur i paralizuar. Thotë se të njëjtit mjekët i kishin thënë se nuk ka shërim.
Me leximin e Kuranit me anë të tespiheve, ajo thotë se ka ngritur në këmbë një person të paralizuar.

“Para disa ditëve ma kanë sjellë këtu tek unë një grua të paralizuar. Ka qëndrua në spital, atje i kishin thanë që të shkojë në shtëpi se më s’ka asgjë prej saj. E kanë sjellë këtu duke e mbajt. Ajo me këmbë të saja e duar të saja prej këtu ka dal”, rrëfen gruaja të cilën shumë persona po e shohin me fuqi të mbinatyrshme.

Tutje ajo tregon se edhe cilat kategori tjera të personave kërkojnë shërim tek ajo.

“Këtu vijnë raste, gratë që nuk kanë fëmijë, persona të paralizuar, prej spitali mi sjellin pacientët vet motrat e mjekët kanë sjellë dhe unë i kam shiku me dua e me Kuran. Vijnë persona që kanë ndonjë hall në familje, rreth e të tjerë. Vijnë mjek, polic e të tjerë”.

Megjithëkëtë, zonja nga Hajvalia, shprehet forma të tjera përveç leximit të Kuranit për shërim të këtyre personave nuk përdor.

“Unë filxhanit nuk i besoj, letrave jo, plumbit jo, falltaret nuk i pranojë. Unë kush të më vie në shtëpi i pranoj me Kuran të Zotit”, thotë ajo.

Tutje ajo tregon se” dhuntinë e ka nga Zoti dhe se të njëjtën mundohet që ta shpërndajë tek të tjerët./GazetaExpress/

Pesë mite dhe të vërteta për mushkonjat

Po vjen vera, koha e mëngëve dhe pantallonave të shkurtra e sandaleve, por edhe e pickimeve të mushkonjave. Entomologia Janet McAllist zbulon të vërtetat dhe mitet për mushkonjat.

Ju zbulojmë pesë mitet më të mëdha për këto insekte dhe si të luftoni kundër tyre, shkruan faktoman.

Të gjitha mushkonjat janë të njëjta
Shumica e njerëzve, edhe nëse vërejnë dallim në mes mushkonjave, supozojnë që ai është minimal.

Megjithatë, McAllister pohon që nuk është tamam kështu.

“Ekzistojnë lloje të ndryshme të mushkonjave. Dallimet janë të mëdha, si për shembull në mes luanëve dhe maceve shtëpiake.

Ndryshe sillen, ndryshe ushqehen dhe jetojnë në vende të ndryshme”, shpjegon entomologia.

Disa mushkonja janë “urbane” derisa ekzistojnë edhe lloje të cilat mund të mbijetojnë vetëm në vende dhe kushte specifike.

Varësisht nga lloji i mushkonjave me të cilat jeni të rrethuar, mund të përcaktoni edhe ndaj cilave sëmundjeve jeni të ekspozuar. Përveç kësaj, njerëzit i kafshojnë vetëm mushkonjat femra.

Të gjitha mushkonjat janë bartëse të sëmundjeve

“Ekzistojnë më shumë se 3.000 lloje të mushkonjave, por vetëm disa qindra sish kanë edhe rëndësi shëndetësore dhe mjekësore”, thotë McAllister.

Shumica e llojeve të mushkonjave nuk kafshon njerëzit. Për ato më të “shijshme” janë kafshët, si amfibet dhe zvarranikët.

Mushkonjat që bartin sëmundjet janë të koncentruara në lloje të caktuara. Për shembull, virusi i Nilit perëndimor ose St. Louise – dy kërcënimet më të mëdha për shëndetin – vijnë nga lloji Culex.

Por ato nuk janë të vetmet që bartin viruset, por janë përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve të cilat as shkencëtarët nuk kanë mundur t’i shpjegojnë.

Mushkonjat janë shqetësim “veror”
Mushkonjat janë të përqendruara pranë ujit, por periudhat e thata janë ato që shqetësojnë sa i përket bartjes dhe përhapjes së sëmundjeve.

Atëherë ka më pak ujë, dhe sa më i ndotur dhe më “i pasur organikisht” që është, bëhet më tërheqës për mushkonjat që përhapin infeksionet.

Mungesa e ujit më së shpeshti nënkupton që mushkonjat dhe zogjtë do të ndajnë resurset. Në këtë mënyrë krijohet ambienti për përhapjen e sëmundjeve, të cilat pastaj mushkonjat i bartin në njerëz.

Mushkonjat më shumë pëlqejnë njerëzit që kanë gjak të “ëmbël”.

Edhe pse është fakt që disa mushkonja i kafshojnë më shumë disa njerëz, ndërsa disa më pak, kjo nuk ka lidhje me sheqerin në gjak. Megjithatë më shumë i tërheqin aromat e luleve.

Lloje të ndryshme tërhiqen nga gjëra të ndryshme. Shkencëtarët kanë zbuluar që mushkonjat kanë dashuri të përbashkët ndaj dyoksid karbonit, acidit laktik dhe një lloji të baktereve, të cilat disa njerëz i kanë në koncentrime më të mëdha.

“Çdo individ është i ndryshëm. Disa lëshojnë më shumë dyoksid karboni, disa djersiten më shumë”, shpjegon McAllister. Çdokush mund të vijë në situatë që të bëjë diçka që do ta bëjë tërheqës për mushkonjat.

Për shembull, pas ushtrimeve të lodhshme mushkonjat do të nxitojnë tek personat falë kombinimit të fuqishëm të djersës, dyoksid karbonit dhe acidit laktik.

Hudhra largon mushkonjat
Edhe pse ekzistojnë disa të dhëna që njerëzit të cilët marrin tabletat e hudhrës ose hanë hudhra refuzojnë mushkonjat, nuk ka dëshmi shkencore ose klinike që tregojnë që kjo ndihmon me të vërtetë.

Në vend të kësaj, zgjidhni sprejet ose produktin i cili ka kaluar testimet për mbrojtjen nga mushkonjat.

Vajza 6-vjeçare e Beyoncet ka stilistin e vet

Vajza 6-vjeçare e Beyoncet ka stilistin e saj dhe blerësin personal.

Këngëtarja e “Formation” dhe bashkëshorti i saj Jay-Z janë shoqëruar shpesh me ngjarjet e profilit të lartë nga fëmija i tyre më i vjetër Blue Ivy dhe çifti siguron që ajo gjithmonë e sheh më së miri me ndihmën e Manuel Mendezit.

Manuel ka punuar për Parkwood Entertainment të Beyoncet që nga viti 2009 dhe përfaqësuesi i yllit 36-vjeçar i konfirmoi Women’s Wear Daily që punonjësi ka për detyrë të jetë stilist dhe blerës personal i Blue Ivyt, transmeton ksp.

Disa nga veshjet që ai ka hartuar për të rinjtë përfshijnë pantallonat e Valery Kovalska që ajo veshi në çmimet Grammy të këtij viti dhe fustanin e Billie Blush që ajo mbante në videon e “Family Feud” të babait të saj 48-vjeçar.

Fotografia bën xhiron e botës pas 50 vjetësh, ‘flluskë’ llave mbi Paqësor!

Një fotografi e një flluske llave 21 metra është bërë virale në internet.

Flluska e lavës që duket sikur noton në oqean është publikuar nga Studimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. USGS tha se fenomene të tilla vullkanike janë tepër të rralla, transmeton Klan Kosova.

Por ajo çfarë është më e veçantë është se fotografia është realizuar dekada më parë, në tetor 1969.

“Kupola llave, 10-13 tetor 1969, shpërthim i vullkanik në Kilauea,”-shkruhet në Twitter.

Por Kilauea ëhstë aktulisht në alarm nga vullkanet.

Kilauea Volcano është vullkani më i ri por edhe më aktiv i pesë ishujve Hawai, shkruan ora. E vendosur në skajin juglindor të ishullit të Hawaii, vullkani aktiv besohet të ketë dalë nga deti rreth 100,000 vjet më parë.

USGS raportoi të enjten më 5 prill, një rrjedhë aktive e lavës në katin e kraterit nën një nga konët e saj, transmeton Klan Kosova.

Shqiptari që ka makina në vlerë 3.5 milionë franga zvicerane (VIDEO)

Pasuria e më të pasurve të Zvicrës po rritet dukshëm më shpejtë se sa ekonomia në përgjithësi por edhe në krahasim me pasurinë e zviceranëve mesatarë. Vetëm ai që tashmë ka një kapital, e ka mundësinë që ta investojë atë në mënyrë fitimprurëse.

Një konstatim i tillë riaktualizohet pas publikimit të revistës “Bilanz” të listës së 300 zviceranëve më të pasur. Lista tregon se 300 të përmendurit kanë së bashku 589 miliardë franga ose 25 miliardë më shumë se një vit më parë.

Aty shihet se këta persona kanë shtuar pasurinë e tyre proporcionalisht më shumë se qytetarët tjerë të vendit. Një përfaqësues i revistës “Bilanz” ka komentuar për emisionin televiziv “10vor10” se një trend i tillë i pasurimit të shpejtë të më të pasurve po shënohet edhe në shtetet tjera perëndimore. “Në Zvicër ky dallimnuk është aq i theksuar sikur ne SHBA, por trendi ekziston edhe këtu”.

VIDEO tronditëse, a është kjo anije kozmike e alienëve?

Një anije e madhe e fluturuese është filmuar duke gjatë natës në qiellin Karolinës Veriore.

Pamjet e publikuara në YouTube tregojnë një objekt të përbërë nga gjashtë drita.

Personi i cili e filmoi pretendon se është një mjet fluturues i UFO-ve.

Dritat mbeten statike përgjatë videos, ndërsa një zhurmë e madhe motori dëgjohet.

Bukë të zezë apo të bardhë, cilën duhet të hamë? Ja përgjigja

Ekspertët me anë të këtij artikullin na këshillojnë se cila bukë duhet të jetë pjese tryezës tonë, e bardha apo e zeza.

Ja këshillat e tyre:
Buka e bardhë

Buka e bardhë bëhet nga mielli i grurit i bardhë. Gruri vetë përbëhet nga: lëvorja, embrioni dhe endosporini.

Embrioni është pjesa me përmbajtje të konsiderueshme të disa acideve lyrore, shumë cilësore dhe përmban vitaminën E e cila mbron këto acide lyrore nga oksidimi, ku përfshihet dhe mbrojtja nga oksidimi i kolesterolit (armiku kryesor për ënet e gjakut).

Ndërsa lëvorja është shumë e pasur me fibra bimore dhe minerale, shumë të nevojshme për organizmin.

Kur gruri bluhet për miell të bardhë, lëvorja dhe embrioni shkëputen dhe mbetet vetëm endospori.

Në këtë mënyrë mielli ka humbur:

Të gjithë acidet lyrore të pangopura, 50% të kalciumit, 70% të fosforit, 80% të hekurit, 98% të magnezit, 50-80% të vitaminave B dhe të gjithë vitaminën E.

Pra ajo që mbetet nga mielli janë vetëm kaloritë, për më tepër atij i shtohet klor për të zbardhur ngjyrën, i cili është toksik për organizmin tonë.

Duke përdorur miell të bardhë, ulet në mënyrë të ndjeshme konsumi ditor i fibrave që çojnë në probleme te ndryshme, vecanërisht të aparatit tretes.

Buka e zezë

Buka e zezë bëhet me miell integral e cila varion nga cilësia. Duhet pasur kujdes që buka të jetë 100% integrale dhe jo me ngjyrues.

Buka me fare buke (jo me maja), nga miell gruri të plotë ose thekre, të bluar me mulli guri si dhe përzjerjet e këtyre të dyjave, janë bukët më të pasura me vlera ushqyese.

Kur buka është bërë me fare buke është shumë më e tolerueshme per aparatin tretës.

Këto buke përmbajnë fibra të cilat ndihmojnë aparatin tretës, përmbajnë disa acide lyrore edhe vitaminën E.

Buka e zezë permban sasi të konsiderueshme hekuri, kalciumi, acidi folik, vitamine B dhe sasi të mëdha magnezi i cili është i domosdoshëm në metabolizmin e sheqerit.

Kjo e bën bukën e zezë shumë të shëndetshme për ata që vuajne nga diabeti./fm/

Printimi 3D, e ardhmja e ndërtimeve arkitekturore (Video)

Nga shtatori i vitit të kaluar në kryeqytetin danez diçka po rritet dalëngadalë. Asaj që pretendohet se është ndërtesa e parë në Evropë e ndërtuar me printim 3D po i jepet dora finale. Objekti që po ndërtohet në një mënyrë futuriste është një ndërtesë zyrash jo më e madhe se 50 metra katrorë megjithatë në të ardhmen kjo teknologji mendohet të përdoret edhe për ndërtimin e projekteve arkitekturore shumë më të mëdha.

“Ne shpresojmë se kjo teknologji do bëjë atë që arkitektët duan, pa shpenzime shtesë. Ideja është të krijohet diçka më interesante me forma më organike të cilat nuk janë parë kurrë më parë. Nëse i shikoni 3D printerët e plastikës do e vëreni se janë shumë të ngadaltë por printeri që ne përdorim lëviz me shpejtësi shumë më të madhe, më konkretisht 5 metra në minutë”, tha Henrik Lund Nil, themelues i “3D Printhuest”.

Ideja është që me përdorimin e kësaj teknologjie në ndërtim të kursehet kohë, të kursehen materiale dhe të vihet më në shprehje kreativiteti i arkitektëve duke luajtur me forma të ndryshme. Megjithatë kjo teknologji ka edhe anën e saj negative pasi që do të zëvendësojë krahun e punës mijëra punëtorë në ndërtimtari do të mbesin të papunë.

Ja si të mbani nën kontroll tensionin e gjakut

Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni nevojë për ilaçe, ose mund t’i përdorni ato më rrallë se më parë.

Këto janë mënyrat për uljen e tensionit të gjakut pa pasur nevojë për barna:

– Humbisni peshë dhe kontrolloni perimetrin e belit

Meshkujt janë më të rrezikuar nëse perimetri i belit është më i madh se 102 centimetra, kurse gratë janë më të rrezikuara nëse perimetri i belit është më i madh se 89 centimetra.

– Ndiqni një dietë të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme, e pasur në drithëra, fruta, perime dhe produkte të bulmetit të ulëta në yndyra, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut me deri 14 mm Hg.

– Kufizoni kripën

Ulja e vogël e sodiumit në dietë mund të ulë tensionin e gjakut me 2-8 mm Hg./sn/

Ja si ta kuptoni se keni mungesë të hekurit

Nëse gradualisht filloni të ndjeheni nga energjetike në e lodhur, mungesa e hekurit mund të jetë shkaku.

Është mangësia më e zakonshme ushqyese nga e cila më të rrezikuara janë femrat sesa meshkujt ndërsa shkaku kryesor janë menstruacionet.

Zyrtarisht jeni anemike kur nuk keni mjaftueshëm hekur në trup për të krijuar sasinë e nevojshme të hemoglobinës.

Hemoglobina është komponenta më e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut dhe shërben si sistem transportimi të oksigjenit nëpër trupin tuaj. Kur trupi juaj nuk ka mjaftueshëm hemoglobinë, numri i qelizave të kuqe të gjakut do të bie dhe do e bëjë më të vështirë për indet e juaja të furnizohen me oksigjen, gjë që sjell plogështi dhe gulçim.

Kur konsumoni ushqime të pasura me hekur, ndihmoni në kurimin e anemisë mirëpo nëse jeni anemike e vërtetë atëherë problemi nuk qëndron tek mënyra e të ushqyerit.

Mungesa e hekurit më shpesh shkaktohet nga pamundësia e absorbimit të hekurit, si efekt anësor i barërave apo operacioneve kirurgjike, nga prodhimi i pamjaftueshëm i qelizave të kuqe të gjakut apo gjakderdhja. Përderisa disa simptome të mungesës së hekurit janë të pritura, sikurse plogështia dhe gulçimi, disa të tjera mund të duken sikur nuk kanë asnjë lidhje me nivelet e hekurit në trupin tuaj. Më poshtë i keni gjashtë shembuj të tillë për të cilët mund të informoheni.

Dëshira për të ngrënë dhe.

Nëse keni ngrënë dhe kur keni qenë fëmijë, me siguri keni vuajtur nga mungesa e hekurit. Shkencëtarët nuk janë të sigurt për arsyet pse mungesa e hekurit i detyron njerëzit të dëshirojnë dhe, baltë, niseshte misri, karton apo materiale pastrimi. Gjendja quhet pika dhe mund të jetë e vështirë të vërehet pasi që njerëzit turpërohen të pranojnë se kanë varësi të tilla të çuditshme.

Thonj të rrafshët apo konkavë.

Edhe pse nuk duken se mund të jenë të lidhur me mungesën tuaj të hekurit, thonjtë e deformuar tregojnë shumëçka për shëndetin tuaj. Nëse ju ndodh që pjesa e brendshme e thoit të fundoset në gisht, është mirë të bëni ca teste të gjakut pasi që mund të vuani nga anemia.

Buzë të plasaritura.

Falë dimrave të ashpër, dhomave të thata apo shprehisë së lëpirjes së buzëve, shumica prej neve e kuptojnë vështirësinë e buzëve të plasaritura. Një e treta e njerëzve me mungesë të hekurit janë të prirur për një lloj të plasaritjes të quajtur çeilitis këndor, i cili zakonisht ndikon në skajet e buzëve, gjë që e vështirëson ngrënien, buzëqeshjen madje edhe të folurit.

Gjuhë e ënjtur.

Një tjetër simptomë e mungesë së hekurit është glossitisi i atrofuar, i njohur si gjuhë e ënjtur dhe e ndjeshme. Ënjtja e bën të vështirë përtypjen dhe të folurit.

Nevoja e vazhdueshme për akull.

Nevoja për akull është një pikë specifike e quajtur pagofagia dhe është një nga simptomet më të zakonshme të mungesës së madhe të hekurit.

Therje e këmbëve.

Kjo ndjenjë është e përshkruar si djegie, therje apo sikur të keni insekte duke ecur nëpër brendinë e këmbëve. Mjekët nuk janë të sigurt se çfarë e shkakton këtë gjendje, disa studime deklarojnë se mungesa e hekurit është një nga shkaqet.

Pas operacionit në zemër, Arnold kthehet në shtëpi

Arnold Schwarzenegger është kthyer në shtëpi pas operacionit në zemër.

Aktori 70-vjeçar iu nënshtrua një operacioni për të përmirësuar disa probleme të zemrës që kishin nisur që nga viti 1997.

Arnold ka qenë në Qendrën Mjekësore Cedards-Sinai në Los Angeles gjatë javës ë kaluar derisa u kthjellua nga operacioni.

Sipas përfaqësuesit të aktorit, ai tani është në shtëpi dhe është shumë mirë.

Në fillim të javës, Arnold foli për herë të parë pas operacionit duke thënë se ndihej jashtëzakonisht mirënjohës pas operimit të suksesshëm./sn/

Çfarë i ndodh trurit tuaj nëse flini pak?

Kur ndiheni shumë të lodhur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur ju mungon kapaciteti i trurit. Tani, një studim i ri ka sugjeruar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.

Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi – Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit, transmeton lajmi.

Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut. Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.

Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.

Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyq në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.

Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.

Andaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.

Këto ushqime dëmtojnë dhëmbët

Ne shkojmë shpesh te dentisti, refuzojmë ushqime të ëmbla dhe kujdesemi edhe se çfarë hamë por shpesh herë edhe nuk ia dalim.

Shumë prej nesh nuk e dimë se në fakt janë disa ushqime që ndikojnë që të kemi një buzëqeshje të zverdhur dhe për më tepër që dëmtojnë dhëmbët tonë.

Më poshtë gjeni këto ushqime:

Boronicat

Vera e bardhë

Vera e kuqe

Patatina

Çamçakëz

Kokoshka

Domate

Buka, makaronat dhe patatet

Frutat e thara

/sn/

Zonja e Parë e Prishtinës, Stella Prishtina…

Stella Velle, një zonjë e vërtetë me origjinë italiane, ishte bashkëshortja e prefektit të parë të Prishtinës, Hysen Prishtina

Historinë e saj na e tregon Bajram Mjeku:

Kush ishte Zonja e Parë e Prishtinës?

Pak kush e di se Zonja e Parë e Prishtinës ishte Stella Velle me origjinë italiane dhe bashkëshortja e prefektit të parë të Prishtinës, Hysen Prishtina i cili qeverisi me Prishtinën gjatë viteve 1941-’44.

Stella Velle-Prishtina, e cila në Prishtinë njihej me emrin Drita, u lind më 28 qershor të vitit 1910 në qytetin Avellino të Italisë. Me profesion ishte mësuese.

Hysen Prishtina ishte djali i fisnikut prishtinas, Xhemajl Beg Prishtina. Me bashkëshorten e ardhshme u njoh në Itali, derisa studionte për agronomi në kryeqytetin italian në Romë.

Hysen Prishtina vuri kuror me zonjën Stella Velle në Itali në dhjetor të vitit 1941. Më pas u zhvendosën në Prishtinë dhe u emërua prefekt.

Në kohën kur Hysen Prishtina qeveriste me Prishtinën, u hap Liceu Sami Frashëri. U hap edhe një shkollë për hekurudhë dhe një fabrikë për prodhimin e sixhadeve.

Prefekti Prishtina punoi që Prishtinës orientale, t’i jipte pamje oksidentale.

Në nëntor të vitit 1944 kur komunistët rrethuan Prishtinën, Hysen Prishtina me familje në fillim migroi në Turqi ku jetuan disa vjet dhe më vonë migroi në Toronto të Kanadasë.

Në nëntor të vitit 1944, brenda katër ditëve Prishtina përjetoi Natën e Bartolomeut. Komunistët masakruan rreth 400 qytetarë me origjinë nga familjet fisnike, të cilat edhe gjatë Perandorisë Osmane kishin bërë shumë për vendin.

Hyseni dhe Stella lanë mbas vetes tre djemë e një vajzë dhe që të gjithë janë gjallë. Djali i madh Fatosi ka katër djemë; Agimin, Ilirin, Afrimin dhe Arianin. Djali i dytë Bashkimi ka djalin Adamin, ndërsa djali i vogël Fisniku ka djalin Luanin dhe vajzat Lirijen dhe Adean. Vajza e vetme Farija ka djalin Besimin dhe vajzën Lulen.

Pasardhësit e Hysen Prishtinës me sakrificë të madhe krijuan biznese të suksesshme. Ata gëzojnë autoritet të madh në Turqi dhe Kanada.

Zonja e Parë e Prishtinës, Stella Velle jetoi plot 94 vjeç. Ndërroi jetë më 11 maj të vitit 2004 në Toronto. U varros afër bashkëshortit të saj Hysenit, i cili vdiq më 14 qershor të vitit 1991.

Falënderoj Farijen, vajzën e prefektit Prishtina, e cila m’i dërgoi shënimet biografike dhe fotot e nënës Stella dhe babait Hysenit, që të njihemi me Zonjën e Parë të Prishtinës. / KultPlus.com/

Qeni nuk arrin ta kuptojë përse statuja nuk luan me të (VIDEO)

Një qen është përpjekur për disa minuta që të luajë me statujën, por nuk ia ka dalë.

Hurley kishte dalë për shëtitje me pronarin e tij Adam Shore në plazhin Crosby në Liverpool, kur vuri re statujën.

I dukej si njeri normal dhe e hidhte topin në këmbët e tij, por u mërzit sepse nuk kishte reagime.

Edhe pse hidhej vazhdimisht, në fund nuk e përjetoi mirë dhe pronari e mori për ta larguar nga ai vend.

Në fakt ishte statuja e Anthony Gormley, një prej figurave që tregonin trimëri dhe forcë në vend.

Ja çfarë sëmundjesh ju sjell qëndrimi gjatë ulur në karrige

Qëndrimi ulur për orë të tëra është i rrezikshëm për shëndetin dhe mund të çojë në sëmundje të llojeve të ndryshme.

Të rrezikuar janë ato që punojnë në zyra dhe qëndrojnë 8 orë të ulur.

Ja cilat janë dëmet shëndetësore që shkakton qëndrimi ulur:

Deformimi në shpinë

Shpina e njeriut ka një formë S për t’i bërë ballë stresit. Megjithatë, kur ulemi, forma S kthehet në C. Kjo çon në rënien në një pozicion të panatyrshëm nëse nuk keni abdominale të trajnuara mirë.

Tensioni transferohet në legen dhe kolonën vertebrale, duke shkaktuar një rritje të presionit mbi disqet ndërvertebrore. Përpjekja e vazhdueshme shkakton mbylljen e rruazave të qafës së mitrës dhe mund të çojë në ulje të rrjedhjes së gjakut në tru.

Sistemi kardiovaskular

Një nga pasojat më serioze të qëndrimit ulur është rreziku i sëmundjes kardiovaskulare. Kur e kalojmë ditën ulur dobësohen muskujt dhe përkeqësohet qarkullimi i gjakut. Mungesa e aktivitetit fizik është një nga arsyet kryesore për aterosklerozën e hershme (një akumulim i pllakave të kolesterolit në enët e gjakut që kalojnë në zemër).

Një studim i thellë i mbi 17.000 njerëzve në 13 vjet ka treguar se njerëzit me këtë stil jetese kanë një rrezik 54% më të madh të vdekjes nga sulmi në zemër sesa ata që janë më aktivë.

Venat me variçe

Njerëzit që kalojnë shumicën e ditës duke qëndruar ulur në një tavolinë vuajnë nga qarkullimi i dobët i gjakut në gjymtyrët e poshtme që mund të shkaktojnë venat me variçe.

Përveç kësaj për shkak të predispozicionit trashëgues, venat me variçe mund të favorizohen nga periudha të gjata të kaluara në këmbë. Gjithashtu duhet të shmanget qarkullimi i dobët i gjakut sepse mund të çojë në zhvillimin e mpiksjes së gjakut.

Obezitet

Mbipesha është një nga pasojat më të këqija të qëndrimit ulur për orë të tëra. Kur qëndrojmë ulur për një kohë të gjatë, metabolizmi ngadalësohet dhe trupi djeg më pak kalori, duke akumuluar yndyrën.

Sapo të uleni, trupi zvogëlon procesin e djegies së yndyrës me 90%, niveli i insulinës bie dhe presioni i gjakut rritet. Në një punë që qëndroni në këmbë, trupi juaj djeg deri në 35% më shumë kalori sesa në një punë ku qëndroni ulur.

Muskujt dhe eshtrat

Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë kombinuar me mungesën e aktivitetit fizik mund t’i bëjë muskujt e trupit të dobët dhe të butë. Më të prekurit janë muskujt e barkut dhe mollaqet. Një tjetër pasojë e mundshme është osteoporoza.

Eshtrat nuk e ndjejnë për momentin qëndrimin ulur, por ata mund të humbasin forcën gjatë kohës, duke u bërë më poroze dhe më të brishta.

Sistemi i tretjes

Një ditë e vetme duke qëndruar ulur çon në një konsum të reduktuar të insulinës nga qelizat.

Si rezultat, ju rrezikoni diabetin dhe sëmundjet e tjera metabolike, përveç kapsllës kronike dhe, në raste ekstreme, hemorroidet.

Plakje

Telomeret ndodhen në skajet e kromozomeve dhe i mbrojnë ata nga dëmtimi dhe bëhen më të shkurtër gjatë procesit të plakjes.

Është treguar se një mënyrë jetese joaktive bën që telomeret të shkurtohen shumë më shpejt./sn/

Nëse dikush që doje të ka lënduar,lexoje këtë mesazh

“Një ditë të bukur, një çift do të martohej dhe gjatë kohës që nusen po e çonte i vëllai me makinë për në kishë, dhëndri e telefonoi dhe i tha se kishte ndryshuar mendim.

Nuk donte të martohej me të. E kishte bërë të dashurohej pas tij dhe po e linte. Vajza ndihej e shkatërruar.

I tha vëllait ta kthente në shtëpi dhe u mbyll në dhomën e saj me lot në sy. Ajo tentoi vetëvrasjen duke pirë shumë barna, por fatmirësisht vëllai e kuptoi gjendjen e saj dhe e çoi në kohë në spital. Ajo shpëtoi”.

Kur ngjarje të tilla ndodhin në jetën tonë, na duket sikur gjithçka rreth nesh po shkatërrohet.

Si në rastin kur dikush na lë, si në rastin kur ndahemi për pak kohë, si në rastin kur dikush na braktis në altar, dhimbja na e pushton gjithë qenien tonë. Pyesim veten se ku kemi gabuar, ku ishte problemi që gjërat nuk funksionuan, pse na ndodhi pikërisht neve diçka e tillë.

E keqja më e madhe është se për secilën nga këto pyetje, nuk gjejmë dot përgjigje. Mendohemi, por çdo pyetje e jona mbetet në fund një mundim më tepër për veten tonë.

Por mendoni diçka mjaft të rëndësishme. Në momentin kur ndaheni prej dikush që realisht nuk ju do mjaftueshëm (nëse do t’ju donte, do ta gjenit bashkë mënyrën ta çonit përpara lidhjen tuaj), ju realisht e shpëtoni veten nga një dhimbje e përjetshme.

Imagjinoni sikur do të jetoni gjithë jetën me dikë. Nga jashtë ju do të dukeni si një çift perfekt, por nga brenda ata nuk do të ndihen të lumtur me ju, nuk do të ndihen të sigurt se janë shpirti juaj binjak.

Imagjinoni sikur brenda mendjes së tyre nuk kalon aspak mendimi, se çfarë duhet të bëjnë për ta çuar përpara lidhjen me ju.

Imagjinoni pak sikur do ta kalonit jetën tuaj me dikë që donte t’ju braktiste, por nuk e bëri, dhe që në çdo moment do të ishte duke u menduar se si do të ishte jeta e tij/saj, nëse do e bënte atë gjë.

Bindeni veten se edhe në gjendjen tuaj më të mirë, për personin e gabuar ju nuk do të jeni asnjëherë mjaftueshëm.

Ndërsa, edhe në gjendjen tuaj më të keqe, për personin e duhur do të jeni më shumë se mjaftueshëm, shkruan bota.al. Ata përherë do t’ju kujtojnë vlerat tuaja. Tashmë të mbetet ty në dorë të zgjedhësh se çfarë mendon se meriton në jetë…/kk/

Keni dhimbje dhëmbi? Ja si ta ndaloni pa shkuar tek dentisti dhe pa përdorur ilaçe

Dhimbja e dhëmbit është padyshim një nga dhimbjet më të padurueshme që thuajse të gjithë e njihni. Në shumicën e rasteve ajo ndodh gjatë natës, kështu që është e pamundur të shkoni tek stomatologu, mirëpo me ndihmën e disa trukeve të thjeshta do të mund ta qetësoni derisa derisa të merrni mjekimin e specializuar.

3 truke të shpejta si ta qetësoni atë në kushte shtëpie:

1.Hudhër: Hudhra njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme.

Merrni një thelb hudhër, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë.

Mund të provoni të njëjtin truk edhe duke e përzier me pak kripë të jodizuar.

2.Qepë: Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast. Nëse nuk keni qetësues në shtëpi, provoni të përtypni disa feta qepë të kuqe derisa dhimbja të pushojë.

3.Bustinat e çajit: Jemi në atë periudhë të vitit, ku birra e ftohtë i ka lënë vend çajërave shumëngjyrësh e me aroma dehëse, por pasi keni shijuar një filxhan të ngrohtë në shoqëri të mirë, mos e hidhni bustinën pasi mund t’ju duhet në një moment të vonë.

Bustina e çaji përmbajnë taninë, një antiinflamator natyral që mund t’ju ndihmojë në raste se keni dhimbje dhëmbi. Merrni 1-2 bustina dhe vendosini në ngrirje, më pas përdorini mbi dhëmbin ose dhëmballën e infektuar./sn/

Kosova “provokon” sërish Erdoganin, i jep azil “gylenistit”

Autoritetet e Kosovës i kanë dhënë statusin e refugjatit, shtetasit turk, Ugur Toksoy, pas më shumë se katër muajve prej kur një prokuror tërhoqi kërkesën për ekstradimin e tij në Turqi me dyshimin se është anëtar i organizatës Hizmet të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen.

Avokati i Toksoy, Leutrim Syla, ka thënë se klienti i tij tashmë nuk mund të dëbohet në bazë të ligjeve në fuqi.

“Në bazë të kërkesës, në bazë të arsyes që ka kërkuar statusin e refugjatit, është përmbushur definicioni i refugjatit. Refugjati është një person që rrezikon të përndiqet”, ka thënë avokati Syla për Radion Evropa e Lirë.

“Në momentin që ka status të refugjatit ai nuk mund të ekstradohet. Duhet t’i hiqet statusi i refugjatit për t’u ekstraduar. Nuk guxon të dëbohet.”

Më 29 mars, Policia e Kosovës ka arrestuar dhe dëbuar në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, ndërsa i dëbuari i gjashtë ishte mjek turk.

Syla ka thënë se klienti i tij e ka fituar këtë status para se gjashtë shtetasit turq të dëbohen.

“Ugur Toksoyt i është aprovuar statusi refugjatit me herët. Ky e ka marrë vendimin me datë 30 Mars kurse aprovimi i është bërë me datë 28. Do të thotë kjo ka ndodhur para ngjarjeve kur të tjerët janë dëbuar”, ka thënë avokati Syla.

Kryeministri i Kosvoës Ramush Haradinaj ka shkarkuar ministrin e tij të Brendshëm, Flamur Sefaj dhe shefin e Inteligjencës, Driton Gashi, pas dëbimit të gjashtë shtetasve turq.

Haradinaj tha se nuk ishte informuar për deportimin e tyre.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë, nën arsyetimin se këta persona paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare, fillimisht ua revokuan të njëjtëve të drejtën e qëndrimit dhe më pas i deportuan nga Kosova për në Turqi, në bashkëpunim me inteligjencën turke.

Shkollat “Mehmet Akif” në Kosovë i përkasin Institucionit Arsimor Gylistan. Ky i fundit ka kopshte, institucione parashkollore, shkolla fillore dhe të mesme në gjithë Kosovën./rel/