Ballina Argëtim Kuriozitete Pesë mite dhe të vërteta për mushkonjat

Pesë mite dhe të vërteta për mushkonjat

Po vjen vera, koha e mëngëve dhe pantallonave të shkurtra e sandaleve, por edhe e pickimeve të mushkonjave. Entomologia Janet McAllist zbulon të vërtetat dhe mitet për mushkonjat.

Ju zbulojmë pesë mitet më të mëdha për këto insekte dhe si të luftoni kundër tyre, shkruan faktoman.

Të gjitha mushkonjat janë të njëjta
Shumica e njerëzve, edhe nëse vërejnë dallim në mes mushkonjave, supozojnë që ai është minimal.

Megjithatë, McAllister pohon që nuk është tamam kështu.

“Ekzistojnë lloje të ndryshme të mushkonjave. Dallimet janë të mëdha, si për shembull në mes luanëve dhe maceve shtëpiake.

Ndryshe sillen, ndryshe ushqehen dhe jetojnë në vende të ndryshme”, shpjegon entomologia.

Disa mushkonja janë “urbane” derisa ekzistojnë edhe lloje të cilat mund të mbijetojnë vetëm në vende dhe kushte specifike.

Varësisht nga lloji i mushkonjave me të cilat jeni të rrethuar, mund të përcaktoni edhe ndaj cilave sëmundjeve jeni të ekspozuar. Përveç kësaj, njerëzit i kafshojnë vetëm mushkonjat femra.

Të gjitha mushkonjat janë bartëse të sëmundjeve

“Ekzistojnë më shumë se 3.000 lloje të mushkonjave, por vetëm disa qindra sish kanë edhe rëndësi shëndetësore dhe mjekësore”, thotë McAllister.

Shumica e llojeve të mushkonjave nuk kafshon njerëzit. Për ato më të “shijshme” janë kafshët, si amfibet dhe zvarranikët.

Mushkonjat që bartin sëmundjet janë të koncentruara në lloje të caktuara. Për shembull, virusi i Nilit perëndimor ose St. Louise – dy kërcënimet më të mëdha për shëndetin – vijnë nga lloji Culex.

Por ato nuk janë të vetmet që bartin viruset, por janë përgjegjëse për përhapjen e sëmundjeve të cilat as shkencëtarët nuk kanë mundur t’i shpjegojnë.

Mushkonjat janë shqetësim “veror”
Mushkonjat janë të përqendruara pranë ujit, por periudhat e thata janë ato që shqetësojnë sa i përket bartjes dhe përhapjes së sëmundjeve.

Atëherë ka më pak ujë, dhe sa më i ndotur dhe më “i pasur organikisht” që është, bëhet më tërheqës për mushkonjat që përhapin infeksionet.

Mungesa e ujit më së shpeshti nënkupton që mushkonjat dhe zogjtë do të ndajnë resurset. Në këtë mënyrë krijohet ambienti për përhapjen e sëmundjeve, të cilat pastaj mushkonjat i bartin në njerëz.

Mushkonjat më shumë pëlqejnë njerëzit që kanë gjak të “ëmbël”.

Edhe pse është fakt që disa mushkonja i kafshojnë më shumë disa njerëz, ndërsa disa më pak, kjo nuk ka lidhje me sheqerin në gjak. Megjithatë më shumë i tërheqin aromat e luleve.

Lloje të ndryshme tërhiqen nga gjëra të ndryshme. Shkencëtarët kanë zbuluar që mushkonjat kanë dashuri të përbashkët ndaj dyoksid karbonit, acidit laktik dhe një lloji të baktereve, të cilat disa njerëz i kanë në koncentrime më të mëdha.

“Çdo individ është i ndryshëm. Disa lëshojnë më shumë dyoksid karboni, disa djersiten më shumë”, shpjegon McAllister. Çdokush mund të vijë në situatë që të bëjë diçka që do ta bëjë tërheqës për mushkonjat.

Për shembull, pas ushtrimeve të lodhshme mushkonjat do të nxitojnë tek personat falë kombinimit të fuqishëm të djersës, dyoksid karbonit dhe acidit laktik.

Hudhra largon mushkonjat
Edhe pse ekzistojnë disa të dhëna që njerëzit të cilët marrin tabletat e hudhrës ose hanë hudhra refuzojnë mushkonjat, nuk ka dëshmi shkencore ose klinike që tregojnë që kjo ndihmon me të vërtetë.

Në vend të kësaj, zgjidhni sprejet ose produktin i cili ka kaluar testimet për mbrojtjen nga mushkonjat.

@tn.lajmelokale
@tetovanews