Zeqirija Sejdini nga Maqedonia, i njohur si dijetar i fushës islame është nderuar për herë me çmimin Memorial për mirëkuptim ndërfetar “Kurt Schubert”, njofton agjencia e lajmeve INA.
I lindur në Maqedoni , Sejdini më 1 mars do të marr çmimin për kontributet e tij në hulumtimet bashkëkohore lidhur me besimin Islam.
Organizatorët e këtij institucioni thonë se, çmimi për Sejdinin është shenjë se bashkëpunimi ndërfetar gjithmon jep fryte të mira .
Zekirija Sejdini, i cili është profesor i pedagogjisë islame dhe udhëheqës i Institutit për Teologji dhe Pedagogji Islame pranë Universitetit “Innsbruck” në Austri.
Që nga viti 2010, “Kurt Schubert Memorial Prize” ka nderuar kontributet akademike si dhe sociale për marrëdhënie më të thella ndërfetare. Midis fituesve është Marco Feingold, President i Bashkësisë Hebraike në Salzburg. (INA)