Ballina Diaspora Rrëqethëse: Fëmija nga Maqedonia në luftë për jetën, prindërit kërcënohen se do...

Rrëqethëse: Fëmija nga Maqedonia në luftë për jetën, prindërit kërcënohen se do të dëbohen nga Belgjika

Nexhmedin Marevci dhe bashkëshortja e tij Sabria, në qershor të vitit 2016 e morën vendimin më të vështirë të jetës së tyre: Të arratisen nga Maqedonia për të ardhur në Belgjikë. Arsyeja e tyre është rrëqethëse: Ata duan ta shpëtojnë fëmijën e tyre, viktimë e një sëmundje të rëndë, e cila në Maqedoni nuk mund të trajtohet në mënyrë të duhur. Përderisa fëmija i tyre, Nazifi ende gjendet në spital, në rrezik për jetë, prindërit e tij e kanë pranuar kërcënimin për tu larguar nga territori belg!

Asnjëherë në jetë, me përjashtim të para pesë viteve, Sabrie dhe Nexhmedin Marevci nuk kishin mundur ta paramendojnë që të jetojnë jashtë Maqedonisë, shkruan e përditshmja belge „La Meuse“, përcjellë Albinfo.ch. Në të vërtetë, jeta e familjes shqiptare me tre fëmijë nga Shkupi, nuk kishte më perspektivë për ta: «Ne jemi shqiptarë dhe në Maqedoni, shqiptarët trajtohen në mënyrë shumë të keqe. Bile, edhe fëmijët tanë ndonjëherë janë abuzuar në shkollë».

Megjithatë, familja asnjëherë nuk e kishte imagjinuar largimin nga vendlindja. Ishte lindja e fëmijës së katërt, Nazifit, i cili do t`ua ndryshonte rrjedhën jetësore: I lindur me shumë probleme shënndetësore, vitet e para të jetës i kaloi nëpër spitale. Përkundër gjithë kësaj, shëndeti i tij nuk ndryshoi, ndërsa personeli i spitalit nuk është treguar shumë kooperativ. Me këtë rast, familja vendosi të arratiset për në Belgjikë. Të ardhur nga një udhëtim tepër i rrezikshëm, ata po shpresojnë se në Belgjikë fëmija do të mund të kurohet më mirë. (Shtegu.com)