Ballina Aktualitet Kosovë Kurti: Tronditëse zhdukja e policëve të aksidentuar në Lepenc

Kurti: Tronditëse zhdukja e policëve të aksidentuar në Lepenc

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se zhdukja e dy policëve pas aksidentit të ndodhur në Kaçanik është tronditës për familjarët dhe kolegët.

Ai ka inkurajuar ekipet e kërkim shpëtimit për të arritur sa më shpejt rezultate efektive në gjetjen e dy trupave të policëve, njofton Klan Kosova.

”Lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik.

Në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrëfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre.

Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrëfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre”, ka shkruar ai në facebook, njofton Klan Kosova.

@tn.lajmelokale
@tetovanews