Kryetari i Malit të Zi Milo Gjukanoviq sot në margjina të Forumit 2BS është takuar me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi, transmeton Koha.net.
Thaçi e ka uruar Gjukanoviqin për marrjen e postit të kryetarit të Malit të Ziu duke e quajtur atë lajm të mirë për vendin e tij dhe për gjithë rajonin.
“Me gatishmëri për dialog, është biseduar në veçanti për rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë për perspektivën euroatlantike të vendeve tona si dhe për Ballkani Perëndimor. Është apostrofuar rëndësia e dialogut Beograd – Prishtinë në këtë kontekst”, thotë kumtesa nga kabineti i kryetarit malazez që e përcjell tanjug.
Gjukanoviq e Thaçi kanë shprehur kënaqësinë dypalëshe për marrëdhëniet e mira e përmbajtëse ndërmjet dy vendeve që u vërejt edhe në procesin e demarkacionit të kufirit ndërmjet Malit të Zi e Kosovës”, përfundon kumtesa.
Në takim mori pjesë edhe ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.