Ballina Bota Ura që lidh Rusinë me Krimenë, vetëm për 19 km (Video)

Ura që lidh Rusinë me Krimenë, vetëm për 19 km (Video)

Një histori më vete dhe në fund një kryevepër! U deshën mijëra njerëz dhe 27 muaj për të ndërtuar një urë prej 19 km që lidh Krimenë me Federatën Ruse. Kështu u zbulua projekti titanik i ndërtimit.

Ura e Krimesë u hap këtë javë për automjetet. Videoja u prodhua nga pamjet e fotografuara gjatë muajve të ndërtimit.

Ndërsa ura tashmë është funksionale, ende nuk është përfunduar. Pjesa e dytë, e cila është menduar për trenat, është ende në ndërtim e sipër dhe do të jetë gati vitin e ardhshëm.

Megjithatë, presidenti Vladimir Putin, nuk ka duruar, por i hipur mbi një kamion, ka përshkruar urën, duke vulosur edhe një herë aneksimin e “tortës” së quajtur Krime.

@tn.lajmelokale
@tetovanews