Ballina Aktualitet Lajme Bllokohen mbi 3 milionë euro në portin e Durrësit

Bllokohen mbi 3 milionë euro në portin e Durrësit

3 milionë e 470 mijë euro është shuma e parave që janë sekuestruar në dy makina “Toyota Yaris”, në Portin e Durrësit. Kjo është që jepet nga grupi hetimor pas numërimit të parave me dorë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se është bërë dhe analizave e parave dhe nuk janë falso. Paratë janë gjetur në bagazhet e dy mjeteve të futura në 4 thasë. Makinat ishin me tek derë.

Sasia e parave është zbuluar pas raportit të paraqitur nga Interpol Roma.

Fillimisht u dyshua për 1.5 mln euro ne nje automjet të vendosur në një transportues me 8 makina të tjera, ku dyshohet se do dërgoheshin në Kosovë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews