Ballina Aktualitet Rajoni Sarandë: Bllokohet makina e italianit me 479 kg kanabis, 96 kg në...

Sarandë: Bllokohet makina e italianit me 479 kg kanabis, 96 kg në formë çokollate

Policia ka bllokuar mëngjesin e sotëm në Qafën e Gjashtës në Sarandë një autokamper, i cili drejtohej nga një turist italian.

Burime të besueshme të Ora News bëjnë të ditur se të nisur nga dyshimet e mjetit agjentët e policise bënë shoqërimin e makinës në pikën kufitare të Kakavijës për ta kaluar në skaner.
Pas verifikimeve rezultoi se në tavanin e autokamperit ishin fshehur plot 383 kg kanabis, si dhe 96 kg në formë çokollate.

Policia ka vënë në pranga shtetasin italian, Vito Baruceli.

Policia ende nuk ka dhënë detaje apo informacione në lidhje me këtë sasi të kapur vetëm para pak minutash.

@tn.lajmelokale
@tetovanews