Ballina Aktualitet Rajoni Aksident i rëndë në Ulqin, përfshihen tri vetura dhe një kamion –...

Aksident i rëndë në Ulqin, përfshihen tri vetura dhe një kamion – humb jetën një 19 vjeçar (Video)

Në magjistralen Bar-Ulqin këtë mëngjes, rreth orës 7:20 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Siç raportojnë mediat malazeze, përcjell Telegrafi, nga ky aksident ka mbetur i vdekur Ervin Nikesiç, 19 vjeçar.Gjithashtu, siç bëhet e ditur tutje, edhe disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Bar.

Në një aksident, i cili ndodhi në një tunel nga drejtimi i Barit në Ulqin, morën pjesë tri vetura dhe një kamion.

Po sipas mediave vendase, në vendin e ngjarjes janë parë ekipet mjekësore, zjarrfikësit dhe oficerët e policisë, ndërsa trafiku midis Barit dhe Ulqinit është ndërprerë. /Telegrafi/

@tn.lajmelokale
@tetovanews