Ballina Sport Rrahje masive e basketbollistëve filipinas dhe australian (VIDEO)

Rrahje masive e basketbollistëve filipinas dhe australian (VIDEO)

Në eliminatoret për botërorin e Kina 2019, janë rrahur basketbollistët e Filipinës dhe ato të Australisë. Kaosi në parket ndodhi në çerekun e tretë të kësaj ndeshje edhe atë gjatë rezultatit 79:48 në të mirë të australianëve. Për shkak të kësaj rrahje masive ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta, ashtu që nga loja u përjashtuan 13 basketbollist. Skuadra vendase ajo e Filipinës, mbeti pa 9 basketbollist, ndërsa ajo e Australisë, në vazhdim të lojës kishte 4 basketbollist më pak në lojë. Ndeshja vazhdoi me 3 basketbollist vendas dhe pesë australian. Vendasit shumë shpejtë bënë nga pesë gabime personale dhe ndeshja u ndërpre gjatë rezultatin 89:53. FIBA tashmë ka nisur proces disiplinor kundër të dyja përfaqësueseve.

@tn.lajmelokale
@tetovanews