Ballina Bota VIDEO: Trump thyen protokollin gjatë vizitës në Britani, mban Mbretëreshën duke pritur...

VIDEO: Trump thyen protokollin gjatë vizitës në Britani, mban Mbretëreshën duke pritur 12 minuta dhe ecën para saj

Vizita e Donald Trump në Britaninë e Madhe përveç se është shoqëruar me protesta por ka sjell edhe reagime të shumta për mënyrën se si ai është sjellë me protokollin për takimin me Mbretëreshën e Britanisë së Madhe ditën e premte.

Gjërat nuk shkuan mirë që në fillim kur presidenti amerikan e 92-vjeçaren që të priste për gati 12 minuta në pikë të vapës që ka përfshirë Britaninë.

Mbretëresha, që dukej e pakënaqur me vonesën e tij, është kapur nga kamerat duke e shikuar dy-tri herë orën e saj derisa priste çiftin Trump, transmeton Koha.net.

Pasi arriti me vonesë, Trumpi shkeli edhe një tjetër rregull kur refuzoi të përkulej para Mbretëreshës Elizabeth II dhe i foli për dore, ashtu siç vepron me të gjithë të tjerët, por fatmirësisht për Mbretëreshën ai nuk përdori shtrëngimin e fuqishëm të duarve.

Trump para se t’i bënte këto dy shkelje, bëri edhe një shkelje të protokollit gjatë parakalimit para gardës së nderit. Në video për dy herë shihet që nuk di se në cilën anë të ecte, duke e lënë pas vetes Mbretëreshën.(TemA TV)

@tn.lajmelokale
@tetovanews