Ballina Aktualitet Kosovë LAJM I FUNDIT/Thaçi nuk kthen mendje, i vendosur për korrigjim kufijsh me...

LAJM I FUNDIT/Thaçi nuk kthen mendje, i vendosur për korrigjim kufijsh me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi i qëndron sërish idesë së tij fillestare të korrigjimit të kufijve me Serbinë.

Ai ka postuar në Twitter ku shkruan në gjuhën angleze.Thaçi është dakord për një zgjidhje paqësore me Serbinë, duke pohuar se është vetëm për korrigjimin e kufijve.

“Propozimi im për një marrëveshje paqësore me Serbinë është i qartë: Nuk ka ndarje përgjatë vijave etnike, por, korrigjimin e kufirit dhe njohje reciproke”, shkruan ai.

Ndërkohë, reagim ka patur dhe Kadri Veseli i cili shprehet kundër Thaçit, për korrigjim kufijsh, pasi këto ai i cilëson si plane të vjetra serbe, të cilat kanë marrë fund që në vitin 1999 dhe nuk ka nevojë për rishikim kufijsh.

@tn.lajmelokale
@tetovanews