Ballina Aktualitet Rajoni Bislimi: Nuk është problemi pse Rama mbrojti Thaçin, por pse mbrojti idenë...

Bislimi: Nuk është problemi pse Rama mbrojti Thaçin, por pse mbrojti idenë që po shtyhet nga ai

Besnik Bislimi, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nuk është problem pse kryeministri shqiptar Edi Rama ka mbrojtur presidentin Hashim Thaçi, por pse ai ka mbrojtur idenë që po shtyhet nga Thaçi për korrigjim kufijsh me Serbinë.

Në Interaktiv të KTV-së, duke komentuar deklaratat pompoze të Ramës pas mbledhjes së dy qeverive, Bislimi ka thënë se ato do të mbesin në kujtesë dhe jo marrëveshjet mes dy shteteve. Sot Rama tha se kushdo që e cilëson Thaçin tradhtar, është gomar.

“Për mua problemi nuk është që Rama doli në mbrojtje të Thaçit, por që doli në mbrojtje të idesë e cila po shtyhet nga ai. Ai ka ofenduar ata që kundërshtojnë idenë që po shtyhet nga Thaçi. Secili që mendon se kushtetuta e Kosovës është valide i takon këtij grupi”, ka thënë ai. “Vetë fakti që mbledhja e përbashkët u pa si ngjarje e madhe është problem sepse këto duhej të ishin normale e pa pompozitet. Marrëveshjet e nënshkruara sot janë cilësuar si marrëveshje për lehtësimin e barrierave mes dy vendeve. Për t’i lehtësuar barrierat duhet të ketë e kjo është për keqardhje”.

Bislimi ka thënë se fotografia me shqiponjë e të gjithë ministrave të të dy qeverive, ishte gjest fals.

E ka quajtur veprim të çastit, taksën 100 për qind ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Në fund ka pyetuar kryeministrin Ramush Haradinaj se çfarë duhet të ndodhë që ai ta kuptojë se s’është për atë post.

@tn.lajmelokale
@tetovanews