Ballina Aktualitet Rajoni Mediat serbe: Merkel para pensionimit kërkon zgjidhje për Kosovën

Mediat serbe: Merkel para pensionimit kërkon zgjidhje për Kosovën

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, beson se Gjermania ka një “përgjegjësi të qartë” për të “trajtuar nyjen e Kosovës”.

Kështu i referohet mediumi serb “Danas”, ku citon se Merkel do të vazhdojë me “të gjitha forcat” të angazhohet për arritjen e një zgjidhje për Kosovën në muajt e ardhshëm.

“Merkel dëshiron që para se të “shkojë në pension politik”, deri në fund të mandatit të saj, i cili përfundon deri në vitin 2021, Prishtina dhe Beogradi të arrijnë një marrëveshje për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”.

Megjithatë, duke u thirrur në burime nga Berlimi, “Danas” shkruan se Merkel nuk do të ndryshojë qëndrimin se “nuk ka lëvizje të kufijve në Ballkanin Perëndimor”.

“Normale që çdo politikan dëshiron për vete një monument, kështu që edhe Merkel dëshironte që në biografinë e karrierës së saj të ketë edhe ‘një kontribut të madh’ për të zgjidhur “thyerjen e nyjeve të Kosovës”.

“Kancelarja gjermane është shumë e interesuar të vazhdojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës. Duke pasur parasysh interesin mjaft të vakët të akterëve të tjerë të Europës Perëndimore, Merkel beson se Gjermania ka një përgjegjësi të qartë për të bërë përpjekje për të arritur një zgjidhje për Kosovën. Është e qartë se as Serbia e as Kosova nuk do të jenë në gjendje për t’u bërë anëtarë të BE-së deri sa të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme”,”, thuhet sipas mediumit serb.

Nga ana tjetër, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka deklaruar në Berlin se zgjidhja e çështjes së Kosovës duhet të jetë ajo e kompromisi, dhe se për të kompromisi nënkupton njëfarë pike mes asaj që Kosova është Serbi dhe asaj që Kosova është e pavarur dhe që Serbia ta njohë atë.

“Kompromisi është mes dy palëve. Por, nëse dikush insiston që Kosova është e pavarur dhe se Serbia vetëm do ta njohë atë, kjo nuk do të ndodhë, por Beogradi do të vazhdojë të insistojë në atë që Kosova është Serbi”, ka thënë Bërnabiqi në Berlin në forumin evropian “Serbia në BE”, i organizuar nga Fondacioni “Konrad Adenauer”.

@tn.lajmelokale
@tetovanews