Ballina Aktualitet Rajoni Mali i Zi rikthen Titon në Podgoricë

Mali i Zi rikthen Titon në Podgoricë

Mali i Zi përuroi sot një statujë të ish-liderit jugosllav, Josip Broz Tito në Podgoricë, duke u dalluar në raport me shtetet fqinje që po heqin pllakate dhe monumente që mbajnë emrin e tij që nga rrëzimi i shtetit komunist në vitet 1990.

”Kjo është një shenjë respekti për kontributin e madh për vendin tonë të këtij personaliteti me peshë në historinë botërore”, deklaroi kryebashkiaku i qytetit të Podgoricës, ish-Titogradi (qyteti i Titos), Ivan Vukoviq, në një ceremoni ku u intonuan dy himnet ai malazez dhe jugosllav, raporton atsh.

“Monumenti përkujton antifashizmin. Ai u ideua dhe më pas u ndërtua pa ndjenjën e nostalgjisë për Jugosllavinë dhe pa asnjë formë adhurimi”, shtoi ai.

@tn.lajmelokale
@tetovanews