Ballina Bota Shuhet gruaja 129 vjeçe, pretendimi: Jeta e gjatë, mallkim nga Perëndia

Shuhet gruaja 129 vjeçe, pretendimi: Jeta e gjatë, mallkim nga Perëndia

Ndahet nga jeta gruaja që besohej zyrtarisht se ishte më e vjetra që kishte jetuar ndonjëherë në Rusi. Koku Istambulova, një e mbijetuar nga represioni i Stalinit kundër popullit çeçen, në qershor pritej që të bëhej 130 vjeçe.

Koku ishte më e vjetër se një grua e shënuar në Librin e Rekordeve të Rusisë, e cila u shua muajin e shkuar, ku thuhej se ishte 128 vjeçe. Koku pushtoi titujt e gazetave vitin e kaluar kur tha se kishte kaluar vetëm një ditë të lumtur gjatë jetës së saj të gjatë – kur hyri në shtëpinë e ndërtuar prej saj në atdhe me shkopinj dhe baltë.

Nipi i saj Iliyas Abubakarov tha se e moshuara i mbylli sytë më 27 janar 2019, gjatë një darke të zakonshme në shtëpinë e saj në një fshat të Çeçenisë.

“Ajo ishte dukë bërë shaka, duke folur dhe papritur nuk u ndje mirë. U ankua për dhimbje në gjoks. Thirrëm mjekun që na tha se i kishte rënë tensioni. Ata i bënë disa injeksione, por nuk arritën që ta shpëtojnë. Vdiq pak kohë më vonë. Është varrosur në fshatin e saj në Bratskoe ”, tha ai.  Koku Istambulova ishte 129 vjeçe sipas pasaportës së saj ruse, që tregojnë datën e lindjes së saj më 1 qershor 1889.

Një vit më parë Koku dha një dëshmi tronditëse, ku foli emocionalisht për ditën e tmerrshme kur populli i saj çeçen u deportuar masivisht nga Stalini në stepat e Kazakistanit pothuajse 75 vjet më parë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews