Ballina Aktualitet Sociale Shoferi i autobusit në Shkup ia kthen shkupianit kuletën me gjithë rrogën...

Shoferi i autobusit në Shkup ia kthen shkupianit kuletën me gjithë rrogën brenda (Foto)

Nëse keni dyshime se nuk ka më njerëz human, një ngjarje në Shkup mund të ju’a dëshmojë të kundërtën.

Shoferi i autobusëve të Bashkisë së Shkupit, Miroslav Despotoviq e ka gjetur në autobusin e tij kuletën e bashkëqytetarit Feriz Shabani dhe të njejtën i’a ka kthyer me gjithë paratë e rrogës që i ka pasur brenda, njofton Nezavisen vesnik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Jam shumë i lumtur, kam qarë prej gëzimit. Kuletën e kam pas të mbushur me paratë e rrogës së fundit, gjegjësisht 10 mijë denarë dhe 200 euro. Gjithashtu, brenda kam pasur edhe dokumentet e mija dhe të shoqes. Nuk e dija se si do të mbijetoja pa ato para deri në rrogën tjetër. Jam shumë falemnderues që ekzistojnë njerëz të ndershëm” thotë Shabani pasi shoferi i’a ka dorëzuar kuletën.

Ngjarja ka ndodhur në autobusin me numër 53 që lëviz nga qendra transportues e deri në banjat e Katllanovës.

Përndryshe, Shabani dhe gruaja e tij kanë shkuar në Bit Pazar për të blerë për në shtëpi.

Shoferi kuletën e tij e ka gjetur në stacionin e fundit të linjës dhe thotë se nuk është hera e parë, e as e fundit që ai ka menduar për pasuritë e humbura nëpër autobusët e tij dhe ]do herë do t’i kthej gjësendet me vlerë deri tek udhëtarët.

NPT “Shkupi” ka thënë se do të shpërblehet për gjestin e bërë. /Telegrafi

@tn.lajmelokale
@tetovanews