Ballina Bota Italia në prag të izolimit, plani i masave që po diskutojnë ekspertët...

Italia në prag të izolimit, plani i masave që po diskutojnë ekspertët e shëndetit

Italia ka shënuar shifër rekord infektimesh në 24 orët e fundit me mbi 5300 raste të reja gjë e cila tregon se situata epidemiologjike në vendin fqinjë po bëhet më shqetësuese çdo ditë.

Siç tregon raporti i Institutit të Lartë të Shëndetit, të gjitha rajonet tani regjistrojnë një nivel të moderuar rreziku (ndërsa vetëm një javë më parë gjysma e këtyre konsiderohej me rrezik të ulët, ndërkohë që disa territore janë më shqetësuese se të tjerët.

Qeveria po punon për masat anti-covid si dhe rregullat që me të gjithë gjasat do të jenë më të rrepta se ato që janë aktualisht në fuqi, në mënyrë që të përmbajnë kurbën në rritje.

Të gjithë masat janë një përpjekje për të shmangur një izolim të ri të përgjithshëm i cili do të kishte efekte negative ekonomike ndërsa mbylljet e lokaleve dhe bareve mund të jenë të pashmangshme.

Masat e reja anti-Covid në tryezë

Pasi prezantoi detyrimin për të mbajtur maska ​​edhe jashtë, qeveria po mendon për rregulla të reja për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

Ekspertët po punojnë se si mund të stimulohet më tej ulja e infeksioneve, në mënyrë që të eliminohet rreziku i infektimit në vendin e punës dhe gjithashtu të zvogëlohet mbingarkesa në transportin publik.

Mbyllja e bareve dhe restoranteve u mohua nga Kryeministri Giuseppe Conte kur fliste për dekretin e fundit të miratuar por situata aktuale epidemiologjike mund të ndryshojë gjërat në shtetin fqinj.

Është duke u diskutuar për izolimin  e kufizuar për zonat më të prekura nga virusi.

Siç mund të ishte Napoli për shembull në krahinën e të cilit u regjistruar pothuajse 500 raste të reja vetëm në dy ditët e fundit.

Gjithashtu po diskutohet edhe mbyllja në disa lagje të caktuara, ku përqendrimi i infeksionit është më i lartë, për të parandaluar përhapjen e tij në pjesën tjetër të qytetit.

Shumë shpejt mund të rivendosen masa të ashpra për parandalimin e infeksioni nëse kurba vijon të shënojë rritje eksponenciale, kjo sepse ditën e djeshme disa rajone u konfirmuan rreth i 800 raste të reja me covid,  një numër që shqetëson, dhe që nëse vazhdon të rritet me këtë ritëm do të shkaktonte një bllokim në të gjithë territorin.

Kjo hipotezë sipas guvernatorit Vincenzo De Luca do të ishte ” një tragjedi “.

Por cilat rajone janë në rrezik?

Campania është një nga Rajonet ku rreziku është më i lartë. Siç është parashikuar, në raportin ISS (me përjashtimin e vetëm të Bolzanos) asnjë nga Rajonet Italiane nuk mund të konsiderohet si me rrezik të ulët.

Dhe në veçanti ka katër territore ku indeksi Rt, i cili mat shkallën infektive të virusit, është mbi pragun e 1.25.

Një faktor që, së bashku me treguesit e tjerë, çon në nivelin e tretë dhe të parafundit të rrezikut.

Kjo gjë sinjalizon një gjendje gatishmërie që në vetvete do të shkaktonte bllokime lokale.

Campania (Rt 1.31), Basilicata (1.33), Piemonte (1.33) dhe Siçili (1.34) ndodhen tashmë në këtë situatë. Por edhe rastet e regjistruar ditën e djeshme në Lombardi me 983 raste të reja, janë padyshim alarmante.

Çfarë tha Ministri Boccia në lidhje me mbylljen midis rajoneve

“Kufizimet e lëvizjes midis rajoneve nuk mund të përjashtohen, asgjë nuk mund të përjashtohet në këtë kohë. Ne duhet të mbrojmë punën dhe shëndetin me çdo kusht. Lëvizshmëria midis rajoneve duhet të kufizohet, situata duhet të monitorohet çdo ditë. Sapo të kemi një shenjë paralajmëruese, ne duhet të ndërhyjmë “ , tha dje Ministri për Çështjet Rajonale, Francesco Boccia.(ABC News)