Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Përcillet për në banesën e fundit muezini nga Strimnica e Tetovës

Përcillet për në banesën e fundit muezini nga Strimnica e Tetovës

“Sot më 25.11.2020 (e mërkurë), Myftiu i Tetovës bashkë me kolegët e tij, si dhe i shoqëruar nga Myftiu paraprak morën pjesë në va”rrimin e hoxhës Zulqufli ef. Kadriu – ish Muezin në Xhaminë qendrore të fsh. Strëmnicë.

Rahmetliu në këtë xhami ka shërbyer 21 vjet me radhë me vepra të mira dhe me një zemër shumë të pastërt, gjithashtu ka qenë edhe njëri ndër kontribuesit për ndërtimin e Xhamisë së Re në fsh. Strëmnicë.

E lusim Alllahun Fuqiplotë që hoxhën tonë të dashur ta shpërblejë me xhennet, për punët dhe kontributin e dhënë në Xhamiat e fsh. Strêmnicë”, thuhet në njoftimin e Myftinisë së Tetovës.

@tn.lajmelokale
@tetovanews