Ballina Shëndeti Koronavirusi Pipero thirrje komuniteteve fetare/ Pezulloni ceremonitë, virusi nuk bën përjashtim

Pipero thirrje komuniteteve fetare/ Pezulloni ceremonitë, virusi nuk bën përjashtim

Mjeku Pëllumb Pipero, ka folur mbrëmjen e sotme për infektimin e Kryepiskopit Anastas Janullatos dhe Arqipeshkvit George Frendo.

Pipero i bëri thirrje komuniteteve fetare të reduktojnë sa më shumë ceremoni apo grumbullime fetare.

Infeksionisti theksoi në Report Tv se koronavirusi nuk bën përjashtime, ndaj kërkoi edhe të merren masa.

“Unë do i bëja thirrje komuniteteve fetare që të reduktojnë sa më shumë ceremoni apo grumbullime fetare. Në këto institucione fetare është e vështirë që të ruhet distanca në ambiente të mbyllura. Do të ishte shumë e rëndësishme që për një kohë ato të pezullohen.

Ky virus nuk bën përjashtim dhe asnjë nuk është i mbrojtur. Po shohim raste që e kanë kaluar dy herë. Ne këmbëngulim që të respektohen të gjitha masat parandaluese, pavarësisht besimeve fetare“, deklaroi mjeku./ CNA.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews