Ballina Bota SHBA, rekord i ri në 24 orët e fundit, mbi 187 000...

SHBA, rekord i ri në 24 orët e fundit, mbi 187 000 raste me COVID-19

SHBA regjistroi sot një numër tjetër rekord rastesh të reja me COVID-19 brenda një dite, ndërkohë që vendi është mbërthyer nga vala e tretë dhe më e madhe e pandemisë.

Të dhënat e lëshuara nga Universiteti “Johns Hopkins” treguan se 187 833 infektime u raportuan një ditë më parë.

Shifra tejkalon rekordin e fundit ditor me + 10 000 raste.

Shtrimet në spital janë, gjithashtu, në nivele rekord, që ka çuar në stërmundimin e sistemeve të kujdesit shëndetësor.

SHBA.-ja, që ka një popullsi prej rreth 330 milionë banorë, ka parë shumë më tepër vd*ekje dhe raste se çdo komb tjetër, duke regjistruar më shumë se 252 500 viktima dhe 11,7 milionë raste infektimi që nga fillimi i pandemisë.

@tn.lajmelokale
@tetovanews