Ballina Shëndeti Koronavirusi Universiteti i Oksfordit: Pacientët me Covid-19 shfaqin probleme edhe me shëndetin mendor

Universiteti i Oksfordit: Pacientët me Covid-19 shfaqin probleme edhe me shëndetin mendor

Një në çdo 17 njerëz që kanë pasur Covid-19 mund të diagnostikohet me ankth, depresion ose pagjumësi, sugjeron një studim i miliona të dhënave shëndetësore të pacientëve në SHBA, sipas BBC.

”Ky është rreth dyfishi i rrezikut nga sëmundjet e tjera”, thonë studiuesit.

”Kjo mund të lidhet me shëndetin e tyre fizik ose ilaçet e përshkruara për të trajtuar çrregullimet”, theksuan ata.

”Ata duhet të kenë kujdesin e duhur”, tha një ekip studiuesish nga Universiteti i Oksfordit.

Profesori i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit, Paul Harrison, autori kryesor i studimit, tha se njerëzit që kishin pasur Covid-19 “do të jenë në rrezik më të madh të problemeve të shëndetit mendor”.

Problemet kanë të bëjnë me çrregullimin e përgjithshëm të ankthit, çrregullimin e stresit post-traumatik si edhe çrregullimet e humorit.

“Ne kemi nevojë urgjente për kërkime për të hetuar shkaqet dhe për të identifikuar trajtime të reja”, thekson Harrison.

Michael Bloomfield, nga universiteti ”College London”, thotë se lidhja ishte ndoshta për shkak të “një kombinimi të stresit psikologjik të lidhur me këtë pandemi të veçantë dhe efektet fizike të sëmundjes”.

Dame Til Wykes, nga Instituti i Psikiatrisë, Psikologjisë dhe Neuroshkencës, në ”King’s College” në Londër thotë se “rritja e çrregullimeve të shëndetit mendor te njerëzit që kanë zhvilluar Covid-19 pasqyron rritjen e raportuar në popullatën e përgjithshme të Britanisë së Madhe”.

Jo Daniels, nga Universiteti i Bath, thotë se kërkoheshin hulumtime të mëtejshme përpara se të dilnin në ndonjë përfundim.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se rezultatet më të dobëta psikologjike janë të zakonshme tek ata që përjetojnë probleme shëndetësore fizike të çdo natyre”, thekson ajo.

@tn.lajmelokale
@tetovanews