Ballina Bota Covid-19/ Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Danimarkën

Covid-19/ Masat kufizuese shtrihen në të gjithë Danimarkën

Masat e bllokimit të pjesshëm në fuqi në dy të tretat e komunave daneze, përfshirë qytetet më të mëdha, do të shtrihen në të gjithë vendin, me synim frenimin e rritjes së rasteve të reja, njoftoi qeveria daneze.

“Bllokimi i pjesshëm do të shtrihet në të gjithë vendin. COVID-19 ka fituar shumë terren në Danimarkë. Shkalla e infektimit është shumë e lartë dhe numri i shtrimeve në spital po rritet gjithnjë e më shumë”, shkroi në Facebook ministri i Transportit, Benny Engelbrecht.

Të vendosura më 7 dhjetor, fillimisht, masat anti COVID-19 kishin të bënin vetëm me Kopenhagen dhe rrethinat e saj, para se të shtriheshin për herë të parë të enjten në 31 bashki të reja.

Në pjesën tjetër të vendit, ato do të hyjnë në fuqi nga e mërkura në orën 16:00 dhe do të jenë në fuqi deri më 3 janar. Autoritetet shëndetësore regjistruan sot një numër rekord të rasteve në 24 orë në mbretërinë me 5,8 milionë banorë, që tani i tejkalojnë 116 000 rastet.

@tn.lajmelokale
@tetovanews