Ballina Aktualitet Maqedonia e Veriut Tetovë: Ka filluar ndërtimi i spitalit të modeluar për COVID-19

Tetovë: Ka filluar ndërtimi i spitalit të modeluar për COVID-19

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 nga fillimi i pandemisë e deri më sot është 4394. Nga ky numër deri më tani janë shëruar 3154 persona kurse 162 kanë ndërruar jetë, me çka numri i rasteve aktive në Tetovë dhe 5 komunat përreth është 984.

Në Spitalin klinik të Tetovës, respektivisht në repartin e infektologjisë janë gjithsej 45 pacientë me përmbajtje oksigjeni, dhe të cilët kryesisht janë me pasqyrë më të rëndë klinike.

SHTABI I KRIZËS TETOVË

Autoritetet shëndetësore informuan se këto ditë ka filluar edhe ndërtimi i spitalit modular për COVID-19, që është një nga 17 qendrat e këtilla që do të ndërtohen në të gjitha qytetet e vendit. Paraprakisht e Komuna e Tetovës ka siguruar të gjitha dokumentacionet dhe pëlqimet e nevojshme urbanistike për ndërtim të këtij objekti në kuadër të Qendrës Klinike në Tetovë.

Në çerdhet e Komunës së Tetovës ka 5 raste aktive dhe 3 grupe të fëmijëve në izolim. Në shkollat fillore janë 12 mësimdhënës pozitiv dhe 3 klasa në izolim shtëpiak. Në shkollat e mesme ka 11 mësimdhënës pozitiv me COVID-19.

Nga Shtabi I Krizës në Tetyovë bëjnë thirrje që të gjitha rastet me COVID-19, dhe në veçanti personat në moshë më të shtyer si dhe ato me komorbiditetete plotësuese, trajtimin dhe përkujdesin shëndetësor ta marrin në kohë dhe institucionet publike për trajtim të covid19. Trajtimi i vonshëm dhe marrja e terapive në mënyrë private vetëm sa përkeqëson gjiendjen shendetësore të personave të infektuar duke pamundësuar shërimin adekuat të tyre në fazat e mëtutjeshme kur sëmundja veçse është zhvilluar dhe është në fazën e saj terminale.

@tn.lajmelokale
@tetovanews