Ballina Sport Perez ngre shaminë e bardhë, Ramos lë Realin në qershor

Perez ngre shaminë e bardhë, Ramos lë Realin në qershor

Në Madrid diskutohet një çështje shumë e rëndësishme: ajo e Sergio Ramos. Kontrata e kapitenit me Los Blancos përfundon në verë dhe në Madrid nuk janë të gatshëm të kënaqin financiarisht mbrojtësin.

Mësohet se klubi i ka ofruar rinovimin për dy vite Ramos, me një ulje page prej 10%. Ky propozim nuk është pranuar nga Ramos, i cili dëshiron të ketë pagën aktuale dhe asnjë lëvizje të sa. Ai aktualisht merr rreth 12 milionë euro.

Real po kalon një situatë të vështirë financiare prej pandemisë dhe e ka të vështirë të përmbushe kërkesën e kapitenit. Kështu, nga ajo që raportohen në Spanjë kjo është oferta e fundit, që Real do i bëjë Ramos.

Klubi është dorëzuar dhe nuk do të bëjë sakrificë financiare për të mbajtur 34-vjeçarin. Nga ana tjetër Ramos flitet shumë për kalim te PSG, që ka asetet e duhura për të kënaqur oreksin financiar të yllit të Spanjës. /abcnews.al

@tn.lajmelokale
@tetovanews