Ballina Lajme Shqiptari nga Kosova infektohet me variantin e ri të Covid-19, kryeministri slloven:...

Shqiptari nga Kosova infektohet me variantin e ri të Covid-19, kryeministri slloven: E futëm në karantinë

Një shqiptar nga Kosova është konfirmuar me variantin e ri të koronavirusit. Rasti është konfirmuar në Slloveni. Lajmin e njoftoi vetë kryeministri slloven Janez Jansha. “Një rast i ri i infektimit me llojin anglez u konfirmua nga një shtetas i Kosovës me banim në Slloveni, i cili ishte kthyer nga Belgjika, për të cilën autoritetet sllovene informuan belgët. Ai u vendos në izolim dhe po kontrollohen kontaktet e tij të mundshme” tha ai.

“Nëse rezulton se ky variant i virusit, i cili është më ngjitës dhe përhapet më shpejt në vend, kjo do të nënkuptojë se situata në lidhje me përhapjen e virusit është “jashtëzakonisht e rëndë”, por nëse rezulton të jetë relativisht e vogël në të gjitha rajonet, atëherë qeveria do të mbetet në vlerësimin se epidemia “mund të kontrollohet”, tha Jansha, shkruan gazeta Ekspres.

Jansha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që “në mënyrë rigoroze” t’i përmbahen të gjitha masave të mbrojtjes kundër koronavirusit dhe të mbajnë maska. “Epidemia në Slloveni është akoma në një nivel shumë të lartë krahasuar me vendet e tjera evropiane, prandaj është e nevojshme të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm”, tha ai./ db/Abcnews.al