Ballina Shëndeti Koronavirusi Koronavirusi, parashikimi pesimist i mjekes: Normalitetit do t’i rikthehemi vetëm në vitin...

Koronavirusi, parashikimi pesimist i mjekes: Normalitetit do t’i rikthehemi vetëm në vitin 2024

Dr. Clare Wenham, pjesë e stafit të London School of Economics, thotë se jeta në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i kthehet normalitetit derisa gjithë popullatat në botë të vaksinohen dhe se pandemia do “dominojë pjesë të mëdha të shëndetit deri në vitin 2024”.

Ekspertja e shëndetësisë mendon se arsyeja kryesore për këtë është vonesa për të vaksinuar gjith njerëzit në botë.

“Për momentin, të dhënat tregojnë se do jetë viti 2023-2024 përpara se vaksinat të shpërndahen globalisht në gjithë botën”, u shpreh Dr. Wenham për Sky NeWs.

Britania e Madhe aktualisht ka një nga nivelet më të larta të mbulimit të vaksinave, së bashku me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, por shumë vende të varfëra ende nuk kanë filluar imunizimet.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, vazhdimisht ka bërë thirrje për shpërndarje të drejtë të vaksinave dhe paralajmëroi se një qasje “unë i pari” do të zgjaste pandeminë, si dhe vuajtjet njerëzore dhe ekonomike.

Sir Jeremy Farrar, një anëtar i Grupit Këshillimor Shkencor të Qeverisë për Emergjencat (SAGE), gjithashtu ka paralajmëruar se vaksinimi i “shumë njerëzve në disa vende, duke e lënë virusin të pakontrolluar në pjesë të mëdha të botës, do të çojë në shfaqjen e më shumë varianteve.”

@tn.lajmelokale
@tetovanews