Ballina Aktualitet Punonte muzikant në lokalet e natës, kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë...

Punonte muzikant në lokalet e natës, kush është 35-vjeçari që ndërroi jetë nga COVID-19 (FOTO)

Ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë raportoi për 14 humbje jete, ku mes tyre dhe një 35-vjeçar.

Mësohet se viktima është  Qazim Berisha, i cili prej ditësh ishte i shtruar në spitalin COVID 2.

Sakaq, bëhet me dije se 35-vjeçari punonte si muzikant në lokalet e natës në Tiranë, ku edhe dyshohet se u infektua me koronavirus.

Pas simptomave, gjendja e tij filloi që të agravohet akoma më shumë duke përfunduar në spital ku dhe humbi jetën.

Në javët e fundit janë rritur ndjeshëm viktimat te moshat e reja, shpesh dhe pa sëmundje shoqëruese.

Nuk dihet nëse ai ka patur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Po ashtu janë rritur edhe rastet pozitive, ku çdo ditë po kalojnë 1 mijë infektime në 24 orë.

Qazim Berisha
@tn.lajmelokale
@tetovanews