Ballina Aktualitet COVID19 i merr jetën Bashkim Finos, ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar...

COVID19 i merr jetën Bashkim Finos, ish-kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar u ‘shua’ në spital, qeveria e shpall 29 marsin ditë zie kombëtare, homazhe tek pallati i Kongreseve

Në Shqipëri, ish kryeministri i vendit, deputeti socialist Bashkim Fino, u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit. Prej shumë ditësh i shtruar në spital pas infektimit me Koronavirus, situata e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Zoti Fino, 59 vjeç, drejtoi për disa muaj, Qeverinë e Pajtimit Kombëtar, në një periudhë tejet delikate për vendin, kur rënia e skemave piramidale në vitin 1997, provokoi revolta të armatosura. Ai mbuloi më pas detyra të rë rëndësishme qeveritare, si zëvendëskryeministër, dhe tre herë të tjera si ministër.

Kryeministri Edi Rama njoftoi ndërprerjen e aktivitetetve elektorale të Partisë socialiste. “E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruajti zoti Rama në Facebook.

Pak më vonë, Qeveria shpalli për sot Ditë zie kombëtare, në nderim të ish kryeministrit.

Edhe presidenti Ilir Meta foli për një lajm tronditës. “Ndarja e papritur nga jeta e mikut, kolegut, politikanit të moderuar dhe e Kryeministrit të Pajtimit Kombëtar në vitin e vështirë 1997, qytetarit aktiv e familjarit shembullor, Bashkim Fino, na ka tronditur të gjithëve këtë mëngjes. Dhembje e madhe, që na ka lënë pa fjalë!”, shkruajtu kreu i Shtetit në një mesazh ngushëlllimi në Facebook.

@tn.lajmelokale
@tetovanews