Ballina Aktualitet Rajoni Kroacia hap dyert për punëtorët sezonal, fitimet deri në 1200 euro

Kroacia hap dyert për punëtorët sezonal, fitimet deri në 1200 euro

Kroacia edhe këtë vit ka nevojë për punëtorë sezonal, që i duhen sektorit të turizmit dhe hotelierisë. Rrogat mund të mbërrijnë deri në 1200 euro. Më tepër po kërkohen kamarierë, kuzhinierë, baristë dhe punonjëse të hoteleve, përcjell INA.

Një pjesë e shtetasve të Maqedonisë së veriut tanimë kanë përvojën e tyre të punës në Kroaci, sidomos gjatë sezonit veror. Rrogat që ofrohen janë sikur të vendasve gjatë sezonit turistik, ashtu që kamarierët paguhen nga 750 – 1200 euro, kuzhinierët 800-1200 euro.

Kroacia këtë vit planifikon që të ketë sezonë tremujore, por duke synuar dhe u përgatitur për turistë edhe gjatë shtatorit dhe tetorit, varësisht nga situata me pandeminë.

Një nga agjencitë që po merret me sigurimin e punës sezonale në Kroaci është agjencia për punësim “Priority Employment Solutions” në Shkup, me adresën e saj në facebook https://www.facebook.com/PriorityEmploymentSolutionsMKD

Milan Xhinlev nga kjo agjenci ka theksuar për portalin Faktor se kërkohen të rinj për pozicionet kamarierë, barmenë, por për pastruese dhe shërbyese hotelesh kërkohen gra të moshave edhe prej 55 vjet. Sipas tij, me rëndësi është më shumë të njohësh gjuhën angleze se sa ate kroate. Grupi i parë i punonjësve do të niset nga fundi i këtij muaji dhe pjesa tjetër në fillim të qershorit. (INA)

@tn.lajmelokale
@tetovanews