Ballina Bota 98 zjarre masive nën kontroll, të paktën 6 viktima në Turqi

98 zjarre masive nën kontroll, të paktën 6 viktima në Turqi

“98 nga 107 zjarret pyjorë të regjistruara në Turqi janë vënë nën kontroll”, kështu bëri me dije ministri i Bujqësisë Bekir Pakdemirli.

Ai gjithashtu është shprehur se ende vazhdojnë përpjekjet për të neutralizuar flakët, ndërsa paralajmëroi një kujdes të shtuar gjatë ditës së sotme.

Tre avionë, 9 helikopterë , 20 kamionë uji do të jenë në dispozicion për të shuar zjarrin në Marmaris.

Zjarret në rajonin jugor në Turqi kanë nisur që prej ditës së mërkurë dhe të paktën 6 persona kanë humbur jetën.

Ndërsa rreth 271 persona të tjerë janë prekur nga zjarret, bëri me dije Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive të Emergjencave.

https://youtu.be/nD15B1sN1e8

@tn.lajmelokale
@tetovanews