E hënë, 27 Shtator, 2021

Shoferi i Deva Tours nget autobusin deri në 120 km/h në Austri, nuk sinjalizon për ndërrim të korsisë (VIDEO)

Must Read

Disa pamje të cilat po qarkullojnë në rrjete sociale, tregojnë mënyrën se si një shofer i agjensionit Deva Tours, nget autobusin i cili ndodhej në trafik në Austri.

Sipas një qytetari, shoferi nuk ka dhënë asnjë sinjal gjatë ndërrimit të korsisë ndërsa thotë se shpejtësia e autobusit në ato momente ishte 120 km/h, përcjell Klankosova.tv.

Kjo ndonëse kushtet atmosferike shihen me shi, aspak të përshtatshme për një ngasje të tillë dhe se kjo gjendje shkakton edhe komunikacion të dendur.

Nëse në këtë autobus gjenden pasagjerë, Klan Kosova nuk ka arritur të konfirmojë.

Kujtojmë se mëngjesin e së dielës së javës së kaluar, një autobus i po të njëjtit agjension turistik, u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën jetën 10 mërgimtarë kosovarë të cilët ishin nisur për në Kosovë nga Gjermania./KlanKosova

- Advertisement -spot_img
- Advertisement -spot_img
Latest News

Qetësimi i situatës në veri/ Kurti në mesnatë flet për telefonatat me Borrellin e Stoltenbergun

Kurti në një postim në Twitter ka bërë të ditur është dakorduar për qetësim të situatës. Kryeministri i Kosovës, Albin...
- Advertisement -spot_img

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img