Ballina Aktualitet SPB-Tetovë thirrje qytetarëve t`i respektojnë vendimet për izolim

SPB-Tetovë thirrje qytetarëve t`i respektojnë vendimet për izolim

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë u bën thirrje qytetarëve të rajonit të Pollogut që të respektojnë plotësisht vendimet e izolimit të nxjerra nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të mos vënë në dyshim jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe shëndetin e qytetarëve të tjerë.

Nëse qytetarët të cilët kanë rezultuar pozitivë me “covid-19” largohen nga shtëpitë e tyre vullnetarisht, dhe nuk gjenden aty gjatë kontrolleve të kryera çdo ditë nga efektivët e policisë të SPB Tetovë, ata do të ak*uzohen për “transmetimin e një sëmundjeje ngjitëse” ose “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”, në varësi të rasteve të veçanta, rrethanave dhe pasojave përfundimtare. Për këto dy vepra penale, sipas neneve 205 dhe 206 të Kodit Pe*nal, parashikohen gjoba ose bur*gim nga 1 deri në 10 vjet.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë përkujton se në mënyrë të pavarur ose në koordinim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut do të vazhdojë me aktivitetet e kontrollit në hotelieri dhe objekte të tjera, si dhe sa respektojnë masat dhe protokollet e qeverisë për të parandaluar përhapjen e “covid-19” dhe kudo që do të identifikohen shkeljet e këtyre masave dhe protokolleve, do të reagohet në mënyrë adekuate.

@tn.lajmelokale
@tetovanews