Ballina Aktualitet Çifti nga Kosova merr pasaportë shqiptare dhe vendosin të jetojnë në Rrogozhinë

Çifti nga Kosova merr pasaportë shqiptare dhe vendosin të jetojnë në Rrogozhinë

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Jo të gjithë e djegin pasaportën shqiptare ,kur shkojnë në vend të huaj apo marrin një pasaportë të një shteti evropian.

Një çift i ri nga Kosova kanë vendosur që të jetojnë në Shqipëri. Ata kanë marrë në Bashkinë e Rrogozhinës shtetësinë shqiptare, duke bërë dhe betimin para kryebashkiakut. Lajmin e jep kryebashkiaku Edison Memolla. Duket se çifti do të jetojë në Rrogozhinë. “Kënaqësi tepër e madhe kur shqipëtarët e Kosovës duan të identifikohen me pashaportën Shqiptare. Ndjehem i lumtur që isha pjesë e betimit dhe dëshmitar i dëshirës tuaj për të qenë shtetas të kombit tonë.Do jeni gjithmonë të mirëpritur”, shkruan Memolla dhe ndan fotot e mëposhtme.