Ballina Bota VIDEO/ 40 viktima dhe trupa që nxirren nga deti, çfarë fiksoi sateliti...

VIDEO/ 40 viktima dhe trupa që nxirren nga deti, çfarë fiksoi sateliti gjatë përmbytjeve në Turqi

Ka shkuar në 40 numri i të vdekurve nga përmbytjet në tre qytete veriore të Turqisë. Autoritetet raportojnë se krahas tyre ka ende njerëz të humbur, të cilët po kërkohen ndërsa pamjet që vijnë nga vendi janë frikësuese.

Nëpër rrjetet sociale janë duke qarkulluar video të qytetarëve që futen në detin e pushtuar ngë trungjet e zbritur nga mali për të nxjerrë trupa të vdekur, ndërsa sëfundmi është publikuar një foto satelitore që tregon plotësisht tmerrin që kanë përjetuar banorët e qytezës Bozkurt, e cila u godit më së shumti, raporton abcnews.al.

E gjithë qyteza duket e përmbytur, ndërsa uji solli nga malet përreth trungje të prerë, të cilat u depozituan në det duke krijuar një skenë si në filma.

Më herët, Turqia ishte goditur edhe nga zjarret, të cilat dogjën mijëra hektarë në pjesën jug-perëndimore të vendit. /abcnews.al

https://youtu.be/S8CZdy6CRIA

@tn.lajmelokale
@tetovanews