Ballina Kosovë Ndahet nga jeta politologu Ramush Tahiri

Ndahet nga jeta politologu Ramush Tahiri

Zgjidhni Tetova News si burim të preferuar në Google!
Zgjidh Tetova News në Google →

Të premten (13 gusht) ka ndërruar jetë politologu kosovar, Ramush Tahiri.

Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.

Ish-presidentja, Atifete Jahjaga, shprehur pikëllimin nga humbja e bashkëpunëtorit të saj.

“Me Ramushin kaluam nëpër batica e zbatica politike gjatë kohës sa isha presidente e Republikës. E çmoja për maturinë e tij dhe besimin e palëkundur se mund të zgjidhen problemet edhe kur ato dukeshin të pazgjidhshme”, ka shkruar Jahjaga në rrjetin social Facebook.

Politologu Tahiri për shumë vite ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.