Ballina Aktualitet Komuna e Tetovës shpall tre ditë zie pas zjarrit tragjik në spitalin...

Komuna e Tetovës shpall tre ditë zie pas zjarrit tragjik në spitalin Covid

Tre ditë zi do të mbajë komuna e Tetovës në Maqedoninë e Veriut për viktimat që humbën jetën nga zjarri i rënë në një strukturë spitalore Covid.

Ka qenë Këshilli i Komunës së Tetovë të cilët në mbledhjen e sotme urgjente ka sjell vendim që të shpall tre ditë zie për viktimat e tragjedisë së mbrëmshme në Tetovë.

Ndërkohë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, paralajmëroi ndihmë financiare për familjet e viktimave, ndërsa ka bërë thirrje që të mos aludohet për numrin e viktimave.

“Deri në informacionet zyrtare, do t’i presim ato dhe ne mënyrë të rregullt do t’ju informojmë. Në mbledhjen e radhës, pasi të kemi informacione më të detajuara për fatkeqësinë, nga fondet emergjente të Komunë së Tetovës do ti ndihmojmë familjet e viktimave. Kjo është dhimbje e madhe për gjithë Tetovën”, tha Teuta Arifi, kryetare e Komunës së Tetovës. /abcnews.al/

https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-Jux2EghnXF5KUl0Xg-Blq4k

@tn.lajmelokale
@tetovanews