Ballina Aktualitet LAJM PIKËLLIMI/Covid-19 i merr jetën biznesmenit të njohur (FOTO+VIDEO)

LAJM PIKËLLIMI/Covid-19 i merr jetën biznesmenit të njohur (FOTO+VIDEO)

Ka ndërruar jetë biznesmeni i famshëm nga Istogu i Kosovës, Isë Osmanaj.

71 vjeçari kishte disa ditë që ishte prekur nga Covid-19 dhe po qëndronte i shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë. Isë Osmanaj ishte një nga biznesmenët më të shquar në Istog në fushën e gastronomisë, ndërtimit, kontrolleve teknike dhe derivateve. Pak muaj më parë ai kishte hapur njërin nga restorantet më të bukura në Kosovë, “Troja” në Istog.

Me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot me datë: 17.09 ka ndërruar jetë më i dashuri ynë z.Isa Osmanaj, pronar i Hotel&Restaurant “Troja”.

Një njeri i ndershëm dhe me virtyte të larta, ishe dhe do të mbetësh motivi kryesorë i të gjithë atyre që patën nderin të njohin një lider siç ishe ti.

I përjetshëm qoftë kujtimi për ty!

Poashtu ju njoftojmë se Hotel “Troja” do të qëndroj mbyllur deri në njoftimin e radhës, thuhet në lajmin e pikëllimit të publikuar në faqen Hotel Troja

@tn.lajmelokale
@tetovanews