Ballina Aktualitet Për të dytën ditë me radhë në Tetovë nuk regjistrohet asnjë viktimë...

Për të dytën ditë me radhë në Tetovë nuk regjistrohet asnjë viktimë nga koronavirusi

Përkundër uljes së numrave të të infektuarve në Gostivar, në 24 orët e fundit në këtë qytet janë regjistruar edhe tre të vdekur. Mjekët thonë se janë ulur numrat e kontrolleve ambulantore, ndërsa 27 persona janë të shtruar në kovid qendrën dhe repartin intern.

Në repartin infektiv kemi 27 pacientë dhe 15 në qendrën modulare. Pacientët janë relativisht në gjendje kritike, tre prej të cilëve janë në gjendje pak më të rëndë por besoj se do ia dalim edhe me ta. Në krahasim me javën e shkuar kemi gjendje jo të vështirë dhe relativisht stabile. Në repartin e internos kemi tre egzituse -tha Enes Memeti, mjek kujdestar.

Për dallim nga Gostivari, në Tetovë situata paraqitet më e qetë. Për të dytën ditë me radhë, pas afër tri javësh, nuk ka vdekje nga koronavirusi.

Situata sot në Tetovë sërish është stabile, fatmirësisht kemi zero numër viktimash, sikur dje. Të hospitalizuar kemi 82 që janë ende në gjendje të rëndë me terapi oksigjeni. Mbrëmë kemi pasur 132 kontrolle të gjithë me simptoma të hershme të virusit, duke falënderuar mediat sepse përmes jush apelojmë për vetëdije dhe apelojmë për vaksinim – u shpreh Miranda Pajaziti, zëdhënëse e kovid qendrës në Tetovë.

Situatë e qetë sot paraqitet edhe në pikat e vaksinimit në Tetovë. Për dallim prej ditëve tjera, nuk ka turma njerëzish që presin radhë përpara pikave për imunizim.

@tn.lajmelokale
@tetovanews