Ballina Aktualitet Kultura Rrëfimet e gjyshit!

Rrëfimet e gjyshit!

Musa I. Ahmetaj

Babai ma pruri nusen
As qe kisha pare ëndërr
Për herë të parë e pashë
Ateherë kur hyra dhëndërr

Në dritën e qirinjëve
Nusja më priti në këmbë
Gojën e kishte të mbyllur
Vallë! Sikur nuk kishte dhëmbë

Veshur si nuset tjera
Me jelek e me dimija
E gjatë, e madhe, e trashë
I lumi unë e lumja shpija

Trupin dhe fytyrën
E kishte bardhë si bora
Nuk e kishte parë diellin
As preke e huaja dora

Gishtin e vogël të dorës
Me gjithe forcën ia shtrëngova
E kujt je bre melaqe?
Të më tregojë e urdhërova

Filloi me zë të betohet
Pasha festat e motmotit
Nuk jam e askujt tjetër
Vetëm e jotja dhe e Zotit

Nga zemra ia dhashë
Të ëmbël një buzëqeshje
Sikur mi lexoi mendimet
Koha ishte për zdeshje

Sot e kesaj dite betohemi
Madje te dy- grua dhe burrë
Nuk kemi kerkuar dashuri tjetër
As unë as ajo madje kurrë!?…

@tn.lajmelokale
@tetovanews